A mund t’i ndrydhni kujtimet?
Nuk është e mundur të shtypësh kujtimet.
Është e mundur të harrohen gjërat, por jo me qëllim. Nëse keni kujtime të ngjarjeve traumatike, ose situatave që janë shoqëruar me emocione të forta për ju, ka edhe më pak gjasa që t’i harroni ato të së dielës 24.09.2023, thënë ndryshe:
Terrorin e radhës të Serbisë në Kosovë, dhe vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku nga terroristët serb.
E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm.
Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire- shqiptare.
Ngushëllime të thella familjes së Afrim Bunjakut – të vrarë nga bandat kriminale të shtetit terrorist serb që udhëhiqet nga kryekrimineli fashist terrorist A. Vuçiç, ndryshe, sivëllait të kryeministrit të rrejshëm antikombëtar të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.
***
“Ndërmjetësit” e çuditshëm (sidomos ai sllovak dhe spanjoll të emëruar nga BE-ja mashtruese) duhet të flasin (dhe të veprojnë) qartë.
Të ndërpritet menjëherë mbrojtja e veprave kriminale terroriste të agresorit serb dhe të fajësohet viktima e Dardanisë shqiptare, apo të barazohet “faji” i viktimës me atë të agresorit terroristë.
Mbrojtja e agresorit gjenocidal ballkanik, dhe presioni i fuqishëm ndaj Kosovës (viktimës) për të lejuar një formim të një “Republika Srpska” në mes të Kosovës është një çudi që e stimulon më tepër krye- terroristin serb A.Vuçiç për të sjellë Rusinë e Putinit në Ballkan.
E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm.
Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire- shqiptare.
***
PS: Më poshtë po postoj sërish një letër të mëparshme.
“Atdheu im ka shpirtin e
vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë”.
Një incident nga kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare:
***
Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo- jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri
(veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete)
të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i
prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.
***
Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.
***
Mali Zi, Budva.
Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga
Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982)
prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mësojë abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.
Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).
***
Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”. Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e
udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun.
Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyjë brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
***
Fragmente nga:
That Was Yugoslavia. Information and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im:
“Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë.
Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin (dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.
***
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
https://www.botasot.info/kultura/1756566/aurel-
dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-
qe-e-zbukurojne-ate/
https://drini.us/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-
njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://pashtriku.org/aurel-dasareti-atdheu-im-
ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-
ate/
https://merbraha.com/atdheu-im-ka-shpirtin-e-
vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
http://rtvzeri.com/opinion/atdheu-im-ka-shpirtin-
e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://www.voal.ch/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-
dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate-nga-aurel-
dasareti-3/edop/opinione/
https://fjala.info/2016-2021/atdheu-im-ka-
shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://www.fokusi.org/atdheu-im-ka-shpirtin-e-
vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate%EF%BB
%BF/
https://www.zemrashqiptare.net/news/49892/
aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-
njerezit-qe-e-zbukurojne-ate.html
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike