1.Unë,fusharaku!
Kam bredhur fushave pa fund
SE në fshat fushor kam lindur e jetuar.
Por shushurimën e pyllit nuk mund,
Nuk mund të rri pa kujtuar.Kam parë dhe rrëkenë që zbret nga mali
Tek zbret e përplaset mbi gur
SE kot nuk jam nip prej SKRAPARI
Ku verave veroja dikur.
Çuditem se tani jam i moshuar
Dhe turrem,tutje,fëmijërisë
Mallngjehem duke kujtuar
Dhe mbytem prej nostalgjisë.
2.Ti
Ti i ngjan një peme plot me kokrra
Kokrra që piqen,tani,në vjeshtë
Dua që në krahë të të marrë”hopa”
Dëshirën po ta them me këtë vjershë.Bëhem si fëmijë,i nxitur nga nepsi
Dhe dorën drejt teje zgjat
AH,kjo dreqdore,mu mbi gji ngeci
Dhe trembëm se mos thuaj”mjaft”.
Nuk fole fare,por u skuqe fare pak
Dhe unë,tani,bëra më tutje
Ta hajë dreqi,ç’pret nga një çunak
Që është i mbushur me”huqe”?!!!
3.Keq me kujtesën
M’u bë kujtesa si një pus i tharë
“Kova” kot rri varur mbi “pus”!
Dua të kujtoj ca vite më parë
Por”kovën e kujtesës” dot nuk e mbush.
Mjegulla e harresës zë më mbulon
Mundohem që mjegullën ta përzë
Ah,kjo gjendje,sa më ligështon
Mbeta si”film pa zë”.
4.Sytë e tu
Sytë e tu rrezatojnë një drltë gjallese
Buzët të fryra,të trasha e tërë lëng
Këta sy më hapin udhën e një shprese
SE gati koka më bën”tëng”.
“Tëng” se dua që t’i puth ata sy
Dhe buzët e fryra e të trasha
Pa të treguar të vërtetën nuk rri:
Plasa,moj mike! Plasa!!!
5, Tërë kohën
Tërë kohën ju qëndroni e gjallë
Si e gjallë mu brenda shpirtit tim
Ah, sa mall që kam! Ah,sa mall!
Që t’ju jap qoftë dhe një përqafimPas përqafimit,shtohet “oreksi”
Dhe rinisim lojën e bukur të dashurisë
TA dish,moj mike, më ka pushtuar stresi
Dhe ligështohem prej nostalgjisë.
Dua të vë krahë si zog e të nisem fluturim
Atje,në emigrim, ku jeton tani
I brengosur dhe me shpirtin pelin
E shkrova për ty këtë poezi.
6. Kontradiktë
Jam i lumtur dhe i mbushur me gaz
Se ty po të puth me qindra herë
Mbushur me helm dhe sa nuk pëllcas
Se po trilloj këtë herë.
Por unë e kuptoj pse nuk jam i lumtur
Si mund të jesh i lumtur,po qe mendjekthiellët?
Atëherë,kur qeshë i lumtur,mendjen e kisha humbur
Pas një të bukure dhe mend zija qiejtë.
7. Troket era në dritare
Troket era në dritare
Si një zog që po jep shpirt
Tek të pres jam si në alarme
Sy e veshë jam bërë i gjithë.
Dhe,pastaj, troket dera
Unë sulem që ta hap
Nuk qe ti,po ishte era
Tani erën kam “inat.”Çfarë pres unë dhe çfarë më del
T’ma punoj era mua?!!!
Tash nga nervat që jam bërë”erë”
S’erdhi mikja që e dua.
Tiranë,14 shtator 2023