Po ta shikoni intervistën e Bledar Milaqit me Edvin Parrucën tek
Syri Tv dhe të mos kesh asnjë haber se çfarë ka ndodhur në Shqipëri 10 vitet e fundit arrin në konkluzionet si më poshtë;
1. Shqipëria është vend normal ku të vetmen mangësi ka votën e diasporës që nuk është lejuar thjesht ashtu për po***ë!
Çeshtje kaprriçiosh apo e harruan ashtu gabimisht, ç’rëndësi ka!
2. Parlamenti shqiptar është si ai Danez dhe mjafton ti vendosni në tavolinë një projektligj Lindita Nikollës dhe 140 dishepujve të saj dhe ata do vriten në seder e do ta miratojnë se s’kanë ku shkojnë!
3. Komisioni i Reformës Zgjedhore është i ngjashëm me House of Lords (Dhomën e Lordëve) në Mbretërinë e Bashkuar dhe po të ulesh me ta dhe të paraqesësh kërkesa të arësyeshme ata ti marrin parasysh se helbete!
4. Hija e dyshimit sipas Milaqit mbi institucionet shqiptare është e pakta fare e ekzagjeruar dhe krejt pa baza pasi këtu ka shtet ligjor vetëm se ka ca plangprishës që hedhin baltë në mënyrë krejt të pacipë e ja prishin imazhin!
5. Mënyra më e mirë dhe e studiuar nga ekspertët e kësaj diasporës që qenkan më të mirët në botë (ku ka shqiptar që nuk është më i miri në botë!? mu thafë goja mua që dyshoj!) është votimi me postë!
Vota juaj është e garantuar!
Qepeni gojën ju skeptikë se Shqipëria ka rilindur nuk është siç e keni lënë ju kur çatë ferrën në emigracion!
Me e bukura, ndjesë, më e dhimbshmja është që këtë imazh na e emeton i vetmi TV opozitar në Shqipëri, Syri TV.
Dhe kur zgjohesh nga kllapia dhe e kupton se ku ndodhet Shqipëria sa thellë është në llum i thua vetes, zotëri!
Ti nuk je në rregull!
Shqipëria nuk ështē ashtu siç e njeh ti por ajo që sheh Milaqi!
Ti ke nevojë për psikiatër sepse gjithçka të ngatërrohet e nuk kupton asgjë se ç’po ndodh!
Fundjavë të mbarë miq
Mos harroni ta ndiqni intervistën për të kuptuar se si mund të ishte Shqiperia!