Lumturi Blloshmi (23 gusht 1944 – 27 nëntor 2020) ishte piktore, fotografe, artiste e instalacionit dhe performancës shqiptare.
E lindur në Tiranë në vitin 1944 ajo u diplomua në vitin 1968 në Akademinë e Arteve të Bukura në vendlindjen e saj Shqipëri, në një periudhë gjatë së cilës Artet u kontestuan disi nga qeveria komuniste. Ajo ka krijuar para dhe pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Fillimisht ishte piktore, pas studimeve, por më vonë pati eksperienca artistike edhe si fotografe, artiste instalacioni dhe artiste performancash. Ajo ishte ndoshta artistja e parë shqiptare që inkorporoi performancën në punën e saj. Punimet e saj shpesh paraqiten në seri. Ajo vdiq nga Covid në vitin 2020. Në vitin 2022 Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 59-të të Venecias i është kushtuar prezantimit të veprave të saj.
Punimet e saj ndikohen fuqishëm nga përvoja e saj personale dhe mjedisi në të cilin është rritur. Ajo ishte e shurdhër që në moshën 5-vjeçare, u rrit si artiste në një regjim kritik ndaj shfaqjeve artistike, duke ndaluar shpesh shprehjen e artit. Gjithashtu, duke qenë femër në një fushë të dominuar nga meshkujt, siç ishte arti shqiptar në kohën e komunizmit, kjo ndikoi shumë në krijimtarinë e saj. Ajo gjithmonë ka eksperimentuar me materiale dhe kombinime mediatike për të arritur atë që ajo e quajti “një univers i dallueshëm i prekshëm.” Të vendosura brenda kufijve të artit figurativ, veprat e saj janë fuqimisht të informuara nga imagjinata dhe transformimi.
Ekspozita personale
2006 Muzeu i Artit Chelsea, Nju Jork, SHBA
2004 – Ambiguity, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2003 Menu Kama-Sutra, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2002 Pasqyra e fytyrave të identitetit të Ballkanit, Kraljevo, Serbi
2001 Galeria Jacques Cartier, Channy, Francë
1989 Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2022 Pavioni Shqiptar, Bienalja e 59-të e Venecias, Itali
Çmimet
1997 Onufri, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
Muslim Mulliqi Prize National Gallery of Kosovo, 2007