Fotografi e dhjetorit të 2013 në Perugia, rajoni Umbria Itali.
Nga e majta i dyti është Ilir Rapaj, i treti është Zv Ministri shqiptar Klodian Rrepaj, i katërti është Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gjithcka nis në këtë fotografi ku pak muaj pas fitores së Partisë Socialiste më qershor të 2013, Ministri i sapo emëruar i Shëndetësisë Beqaj, vjen në Itali në një vizitë zyrtare i shoqëruar nga miku i tij, pak javë më parë emigrant e tashmë i kthyer në atdhe, Ilir Rrapaj.
Në skandalin hetimor të sistemit të sterilizimit në Shqipëri me protagonistë këta emra, është e pêrfshirë kompania Servizi Italia, e kontrolluar nga Coopservice, një nga gjigandët e biznesit të sterilizimit e funizimit të si sistemit spitalitor italian.
🔴 Servizi Italia kontrollohet nga Coopservice
Coopservice është një kooperarivë emiliane disa herë nën hetim nga drejtësia italiane për garë jo të drejtë e truke në marrjen e disa tenderave ne nivel kombëtar, aq sa më 2020 Këshilli i Lartë i Shtetit italian i heq maksi tenderin prej 135 milionë euro në furnizimin e shërbimeve e asistencës për spitalin Sant’Orsola në Bologna.
🔴Saniservice kontrollon Servizi Italia
Ndërkohë në Shqipëri kompania italiane Saniservice fiton një nga koncesionet më të mëdha të sistemit shëndetësor shqiptar për sterilizimin e aparateve e instrumenteve në spitalet publike shqiptare.
🔴Investital LLC kontrollon Saniservice
Saniservice është një konsorcium sipërmarrjesh përbërë nga;
– Investital LLC,
– Servizi Italia, e kontrolluar ga Coopservice
– Tecnosanimed
– U.Jet s.r.l.
Investital LLC, me kuota 40% në këtë konsorcium, me një kapitaal 1000 euro e pa asnjë eksperiencë në sektorin e shëndetësisë është në pronësi të shqiptarit Ilir Rrapaj.
Ilir Rrapaj, datëlindja 1972, sipas regjistrit zyrtar të kompanive italiane rezulton të jetë pronar i një firme ndërtimi me adresë në qytetin e Perugia ku është bërë dhe kjo fotografi si dhe ka vetëm 1 punëtor.
Më 2015 kompania e Ilir Rrapaj do të fitoj koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.
Kohëzgjatja 10 vjet.
Ortakë të therë të kompanisë janë Roberto Olivi, Presidente i Koopwrsrivës Coopservice e i Këshillit Menaxhues të “Servizi Italia” e dy abëtarë të tjerë po të Këshillit drejtues të “Servizi Italia”.
E pêr të kujtuar: Servizi Italia kontrollohet nga Coopservice e ortake e Saniservice e cila kontrollohet 40% nga Ilir Rrapaj.