“The degree to which Soros has infiltrated virtually every aspect of public policy is alarming and should cause great concern for every American”
– Newt Gingrich –
Former Speaker of House of Representatives
***
“Niveli në të cilin Soros ka depërtuar praktikisht çdo aspekt të politikave publike është alarmues dhe duhet të jetë shqetësuese për çdo Amerikan”
Në Shqipëri ky njeri si në asnjë vend tjetër ka në dorën e tij të hekurt çdo hallkë të shtetit përfshirë median dhe drejtësinë.
Nuk ka vend tjetër në planet që drejtuesit e zyrave, dikastereve të rëndësishme dhe një pjesë e mirë e politikaneve të partive kryesore shqiptare kanë kaluar në laboratorët dhe shkollat e financuara prej tij.
Nuk ka vend tjetër në planet që pinjolli i Xhorxh Sorosit të jetë pjesëmarres në çdo aktivitet të politikës së jashtme të një vendi e më gjerë e ta shoqëroje KM apo kryetarin e Bashkise si hije e zezë kudo duke mos pasur as një tagër zyrtar për ta bërë këtë.
Xhorxh Soros përmes “Kaosit të Kontrolluar” ka realizuar në Shqiperi një eksperiment social të cilin sot pjesa më e madhe e shqiptareve ose nuk e kuptojnë ose janë pjesë e kesaj trushpëlarjeje me dashje ose pa e kuptuar.
Më shqetësuese për mua nuk janë rilindja dhe partitë sorosiane, këto po e po, por skalionet e reja të politikës së re që po dalin nga fabrikat e po kësaj monstre!
E kam thënë në të shkuarën e nuk do resht së theksuari se SOROS dhe SOROIZMI janë rreziku më i madh i njerëzimit dhe veçanërisht kombit të vogël shqiptar.
SOROIZMI është më i rrezikshëm dhe shumë herë më i sofistikuar dhe brutal se komunizmi pasi vjen nga Amerika dhe ka sulmuar atë që as komunizmi nuk e preku siç është bërthama e shoqërisë njerëzore – FAMILJA
Nëse ne shqiptarët nuk e marrim seriozisht monstrën Soros i kemi punët tepër keq!
Nëse Partia Demokratike (rithemelimi) dhe opozita reale në tërësi nuk e merr seriozisht dhe nuk e bën antisoroizmin një kauzë po aq të rëndësishme sa shpopullimi i Shqipërisë ajo do zhduket e bashkë me të do tretemi edhe ne të gjithë pa përjashtim!