Thonë se tekstshkrueset dhe poetët formësojnë në masë të madhe ndërgjegjen kombëtare të një populli, sidomos kur janë shumëdimensionale në këngët që kanë shkruar dhe e kanë lidhur gjithë ekzistencën e tyre me historinë e një populli.
Rënditja e fjalëve të duhura në një melodi të bukur mund të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar jetën e mijëra njerëzve që ti mund të mos i takosh kurrë gjatë gjithë jetës tënde.
Vetëm ndikimi pozitiv i një tekstshkruesi mund të ndikojë në gëzimet dhe hidhërimet e dhjetëra njerëzve në të njëjtën kohë.
Vetëm fjalët që rrjedhin nga shpirti i një personi karizmatik mund të flasin për situatat e vështira të cilat jetojnë njerëzit.
Dhe shumë të tilla ne si popull i përjetuam me ngushëllimin e penës sate.
O e mira jonë Zhuliana, o poetja jonë dhe mbretëresha e teksteve shqiptare, ne të kemi shumë borxhe si Komb.
Të njoha nga fjalët më të arta që ka thënë ndonjëherë njeriu mbi disa nota të shpërndara që më flisnin në zemër.
Të kam dashur, të kam ndjerë dhe kam ecur me ty pothuajse gjithë jetën. Po, dhe ja që erdhi dita që unë them gojëplot dhe krenar që jam nxënësi tënd.
Mbetesh ai modeli që më frymëzon të ëndërroj, të krijoj dhe të gëzohem.
Ti je çelësi që zhbllokon mendjen time dhe personi me të cilin kam ndarë mendimet e mia më të fshehta.
Më dëgjove dhe më mësove të shkruaj. Ti je udhërrëfyesi që formësove rrugën time.
Ishe dhe je Unike për mua, për Gjergjin, për Zhanin dhe për dhjetëra këngëtarë të tjerë.
E ruaj gjithmonë buzëqeshjen tënde që më dhurove.
Ruaj emocionet që dhurove në epokën gri të Shqipërisë ashtu siç ruajmë edhe pajën që na dhurove bujarisht ta mbajmë për ngushëllim në çdo cep të dheut kur ne u shpërndamë.
Gëzuar ditëlindjen.
Gjithmonë me frymëzim dhe shëndet!!!
Aleksi yt