Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës ka vdekur mbrëmjen e djeshme. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Alterziu, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.
Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Nga vlerësimi paraprak, si dhe deklarimet e stafit shëndetësor, dyshohet për arrest kardiak.
Njoftimi:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.
Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.
Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.
Nga të dhënat e përgjithshme, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, – nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.bw