1. Vogëlushe
Vogëlushe syulli,pse shikon nga unë?
A e di,moj, a e di,po më zë me shkumë?
Falmi.falmi sytë e zesë që shkëndijojnë për mua
Dhe nga ti kërkoj”lincencë”,se aq shumë të dua,
Falmi,falmi ata sy dhe,pastaj, të “tjera”
Sa s’më bie”vilani”, se e nxehtë është vera
SE është gusht dhe të pjekë dielli, tek sytë gjej rehat
Si qiri tretem i mjeri,kthehem në”sakat”.
Që të gjej unë qetësi, që të gjej “shërim”
Falmi,falmi ata sy, o moj shpirti im!
Më nxjerë vapën e këtij gushti,edhe s’jam në vete
Se ta dish, moj vogëlushe, në gusht jam me “ethe”.
2.Puthja jote
Puthje e gjatë,e nxehtë mbi buzë
Më qëllon si top”Obuz”!
Dhe më hap një plagë të thellë
Plagë që dhëmp dhe më “therë”
SE kjo puthje e nxehtë,e gjatë,
Seç e nxeh këtë timin gjak.
Ikën nga unë pleqëria
Për një çast,vjen “djalëria”
Ndaj të lutem:-Zgjate,zgjate!
Zgjate puthjen mike-mjalte!
Ah,kjo puthje,sa e ngrohtë!
Dhe në gusht,unë kam”ftohtë”.
3. X…
Me një penjuar të hollë
Dal nga një banjë qumshti
Më mbyti një kollë
Në këtë mesgushti.
Më filloi zjarrmia
Jam si në jerm
Bekuar nga PERËNDIA
Më bëre ujem.
Trallisur nga vapa
Penjuarin ta hoqa
Pastaj “ca etapa”
Bashkë me ty i ndoqa.
4. Loti
Mu si lot që bie nga pema
Loti yt u var nbi faqet
Unë u mbusha me pandehma
Dua të di për lotin,shkaqet.
Nëse ty të bie loti,
Ka një shkak a ka një hall?
S’hamendësoj kot së koti
SE për ty unë kam mall.
Edhe më nuk duroj,
Jo po si apo qysh?
ME dy duarët të pushtoj
Iku loti sikur s’qe hiç!
5. TI
Ti mund të mendosh si të duash për mua
Mund të më quash leshko apo frikacak
Por kurrë nuk kam shkuar me një që s’e dua
I tillë jam unë,që të më njohësh,saktë!
Në erdhe tek unë dhe si në kishë u rrëfeve
Sikur,me të vërtetë,të isha FRAT!
E di që nga”rrëfimi” u zhgënjeve
Të lutem mos më urre fare pa shkak.
E di që je e bukur (pse do t’i vijë anës)
Por nuk do të thotë që për këtë të të dua
Sidoqoftë, sekretin mes nesh,e ruaj prej”mëhallës”
Çdo qëndrim tjetër,do ma nxinte faqen mua.
6.SYMËSHQERRA
Më kalon një SYMËSHQERRË ,edhe bën sikur s’më sheh
E kam njohur që në FIER,por,tani,më nuk më njeh
Dhe kalon me çapë të rëndë sikur do të bëjë sfilatë
Ballas meje sa zë vënd (tash unë mbushem me”inat”
Pse kaq shumë paskam ndryshuar që ajo mos më njoh?
Nxjerr freskuesen për t’u freskuar(unë tani më mirë e shoh)
Por inati qe i madh dhe mundësia krejt e vogël
Si,mes nesh,të ngrihej gardh,ndaj dhe mendja më erdh rrotull.
Mirëpo “bukën s’e ha thatë”,kam inatin e njëherit
Dhe i flas me zë të lartë,SYMËSHQERRËS prej FIERIT.
Tash u kthjell dhe erdh në vete dhe më tha;-S’të njoha fare!!!
Si në jerm dhe me “ethe”,kujtuam kohën “djaloshare”.
7. Pastaj.,.
Buzën unë ta dhashë,se aq shumë ngulmove
Por mendjen sa s’lashë,për më tej kërkove.
Më kërkove gjirin, e thithe,e kafshove
Mbarove “të pirin” dhe më tej ngulmove.
Ç’pret nga një”i pirë”, u hoqe i dehur
Pastaj mu tek këmbët, re fare i “shkrehur”
8.Doli BELHOLLA
Doli,doli BELHOLLA
Po mua pse më zuri kolla?
Në zu kolla nga “nishanet”
Dhe më zu për të”alarmet”
Që nga këmbët gjer tek koka
Dua ta marrë BELHOLLËN “hopa”
Hopa dua ta marrë në krahë
Dhe ta puth me “oh” dhe”ah”
Oh e ah,por nuk ngopem
Vjen një çast e me të “rrokem”
Me të”rrokem”, me të mundem
Kolla ikën! Se e”zhdukëm”.
9. Portret
Trupin e hollë,pothuaj,fidan
E pushtova me një dorë
Syri yt,i madh filxhan,
Seç më ndezi mua”horë”
Trupi yt qe zjarr i nxehtë
Dhe e dogji dorën time
Buza jote si sherbet
Seç më dogj si furrëkamine.
Furrëkamine dhe u ndeza
Dhe i tëri mora zjarr
Çfarë kërkova,erdh e gjeta
Dhe u mbytëm det me mall.
10.”Leksioni” i parë
(Këshilla për fillestarët)
“Leksioni i parë”,pak i vështirë
Ka emocione dhe,ndonjëherë,”frenim”
Se jo kushdo “mund të hajë qelepir”
Ka ndodhur dhe kështu në “iksfllim”.
Por asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh
Një”betejë” mund ta humbës,por jo luftën
Do mbushesh energji dhe nuk do stresohesh
Dhe do vazhdosh ne sukses për “ta zbrazësh pushkën”
Këtë leksiobn e mbaj për djelmosha me sedër
Që thyhen shpirtërisht nga humbja një beteje
S’vlen fare ky”leksion” për njerëz të”egër”
Që urinë seksuale e shuajnë si vjellje.
Tiranë,11 gusht 2023