Kuvendi i këshilltarëve komunalë Shqiptarë të tri komunave, në vitin 2015, ka miratuar një deklaratë mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhet prej gjashtë shtyllave kryesore.
Që nga ajo kohë, asnjë vlerësim institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë as nga instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma tjera ndërkombëtarë.
Pasi shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat.
Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ku, përveç Trupit Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu kanë edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka mbi njëzet këso Këshilla Nacionale.
Këto tri komuna do të duhej dërguar lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane siç është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani formë dhe përmbatje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës, Asociaconi i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë ende duhet të dërgohet për interpretim në instancën përkatëse Evropiane, ku do vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator të vitit 2015.
Tani, gati pas 8 viteve të formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në krahinën që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë do të duhej të takohen dhe të shohin si të ecin më tutje në konkretizim edhe të:
-Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,
-Kryengritjes së armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
-Marrëveshjes së Konçulit.
Parashtrohet pyetja e pashmangshme: Kur do funksionalizohet Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare.