Ka qenë viti 1948. Operativi erdhi nga Fieri direkt e në shtëpinë tonë,jo se qe mik shtëpie,por imat,ishte Kryetar i Këshillit popullor të fshatit. Fshati ynë ishte rreth 10-12 km larg nga FIERI dhe shtëpia jonë qe më e largëta.Them kështu,se pas shtëpisë sonë,për kilometra të tëra nuk kish shtëpi tjetër dhe,po të niseshe në këmbë,pas 45 minutash sosje tek MANASTIRI I ARDENICËS,një objekt i njohur më shumë se çdo ndërtesë tjetër rreth e qark. Fshati ynë quhej PETOVA e RE për t’u dalluar nga një fshat më i madh që quhej PETOVA e VJETËR. PETOVA e RE kish gjithëse 33 shtëpi dhe,që të gjithë banorët ishin jabanxhinj. Fshati ynë me 33 shtëpi kishte përbërjen më hetorogjene: skraprlinj,kosovarë, boshnjakë, shqiptarë të ardhur nga trevat e MALIT të Zi dhe veç tyre,një familje çame,ardhur nga ÇAMËRIA. Petova e re sot nuk ka asnjë shtëpi,kurse PETOVA e vjetër siç ka patur,edhesot ka mbi 100-shtëpi.
* * *
Operativi (e mbaj mend që quhej LORO dhe ishte shkodran) erdhi dhe mbasi e priti babai duke e qerasur me një gotë raki e kafe,dëgjova që t’i thotë babait:-Hazis (kështu quhej imat) merr atë fletoren dhe frymën do ta mbajmë tek FEJZO ÇAMI. Fletorja e babait ishte e gjithë”kanceleria” e tij si pushtet në fshat. Atje,në atë fletore,babai shkruante me laps kopjativ dhe nën shkresën që plotësonte.gjithmonë vendoste një letër kopjativ si kopje. Puna e timeti qe fare pa shpërblim dhe,ç’harxhonte për këtë punë,dëmi qe i familjes. Të niseshe nga shtëpia jonë për tek shtëpia e FEJZO ÇAMIT,sado të shpejtoje,doje një një orë e gjysmë të mirë. Fshati ynë vërtet kish 33-shtëpi,por qe bërë Reforma Agrare dhe nuk kish qoftë dhe një shtëpi pa 5-ha tokë. Ne si familje kishim 15-ha tokë dhe,ngaqë dhe shtëpitë qenë ndërtuar pranë tokave,kish një shtrirje territoriale të madhe. Qe një fshat me terren tepër të thyer,me kodrina të”ashpëra” dhe lugina tepër të pjerrëta. Natyrshëm që lëvizej veç me këmbë dhe mjeti më”modern” ishte qerrja. I pashë tek morën taëpjetë luginës,babai me OPERATIVIN, dhe,mandej do ngjtinin një malore të”butë” rreth dy km dhe,pastaj, një tatëpjetë tjetër rrreth 2 km,për të sosur tek shtëpia e FEJZO ÇAMIT. Ky,bashkë me të vëllanë,VESELIN dhe me familjet e tyre e kish ngritur shtëpinë në një faqekodrine,në të majtë të xhades FIER-LUSHNJE. Mbrritën me gjithë babanë dhe FEJZO ÇAMI,sa i pa,i ftoi brenda. U përqafuan dhe u shërbeu kafe(raki nuk mbante se ishte besimtar). Uruan si OPERATIVi,ashtu dhe babai dhe,para se të ngrinte tabakan me të cilën shërbeu,OPERATIVI hoqi nga brezi koburen e tij dhe e vendosi mbi tabaka.
U dja,- shprehu habinë në të folmen etij FEJZO ÇAMI,- ç’ish ai djallo meremet që më darovit?
Me veprimin e OPERATVIT nuk u habit vetëm FEJZO ÇAMI ,por dhe imat. Natyrisht, më i shqetësuar qe i zoti i shtëpisë.
OPERATVI foli:- Dëgjo ti FEJZO MEHMETI,kur të duash kobure.të vish tek unë dhe jo vete e ble tek Faslli Misiri!!!
Fejzos iu këput koka,por LORO OPERATIVI këtë denoncim që atëherë paguhej me burg,pse kishte një zemër të madhe, i tha:-GJeje ku e ke fshehur? FEJZO ÇAMI e solli “meremtin”. Operativi foli prapë:-Hazis shkruaj kështu në proces verbal:
FEJZO MEHMETI nga fshati PETOVA e Re dorëzoi me vullnetin e tij të mirë,një kobure që e mbante fshehur prej kohësh. Unë po e marrë në dorëzim në prezencë të kryetarit të këshiilit të fshatit PETOVA e re,me gjithë fishekë.
Procesi i firmos nga të tre dhe FEJZO ÇAMI jo vetëm shpëtoi nga burgu,por njohu dhe sharlatanin që ia shiti dhe e denoncoi njëherësh. Tek e mbyll këtë tregim të jetuar.dua të tregoj se dhe nëDEGËN e Mbrendshme apo nëpër zyrat e diktaturës.ka patur dhe njerëz që mbi ligjin vinin zemrën siç bëri LORO nga SHKODRA.
Tiranë,28 korrik 2023