1. LARA *
Lara kish sy bojë qielli dhe mahniti PASTERNAKUN **
Është një Larë këtu nga FIERI që ma turbulloj gjakun
Gjoksi i saj kërcen si pjepër,mu si pjepër në Divjakë
Epo unë nuk jam i verbër:dua t’ia “ha” gjoksi nga pak.SE është verë dhe pjepri i pjekur,me pa tjetër duhet ngrënë
Dhe ngaqë s’jam i verbër,nuk lë”pjeprin” të shkojë dëm!
PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi
Mua që më prishi gjjakun,unë për”LARËN” pe s’lëshoj.
Mezalla që pe s’lëshoj ( nuk e fal unë”pengun tim”)
Le t’më shajë,kush të dojë:- S’je në vete,Përparim!
Nuk e njihni”Larën time”(është e tjetrit,ta marrë djalli!)
Por unë e quaj si timen,na do shpirti;ma do xhani.
*Lara-heroinë e romanit”Doktor Zhivago”
**Pasternaku-Boris Pasternak me këtë roman mori çmimin”Nobel” në vitin 1958.
2. SHEHREZADE
Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës
Që prralte Sulltanin për njëmijë e një net
Kjo është një bukuroshe që më rri ballas
Që me syrin ei keqas mu më nget.
Sado që kokën e ka mbuluar me shami
Dhe lidhur e ka shaminë nën gushë
Po unë të shikoj”fshehur” kam kohë që di
Ndaj marrë”vijëshënimi” si ta qëlloj me pushkë.
E quajnë SHEHREZADE se është nga IRANI
Në sytë e saj krejt qielli i PERSISË
E,-them me vete,- ka patur hak Sulltani
Që humbi pusullen prej bukurisëSAADIU për të shkroi”GJYLISTANIN…”
FIRDEUSI a nuk shkroi”SHAHNAMENË”?
Sa kupa zbrazi OMAR KHAJAMI
Dhe ESENINI e “klonoi” SHAGANENË”
O moj,SHEHREZADE! O komshia ime!
Të shoh unë fshehurazi se kam erz e nder
Po për ty,po shkoqen si thërrime
Dhe për buzët e tua,pranoj të shkoj në FERR!
3.PSE?
Pse më vë në ngasje,o moj elbasane?
Se s’duroj”përplasje”,tani,o moj xhane!
Syrin tënd të zi ma ngul dhe s’ma shkul
Sikur pret nga unë (një”firmë” a një”vulë”)Do”firmë e vulë”,shikimin s’ma ndanë
Pret në jam”burrë” mu në Elbasan
Desha apo s’desha,hyj në dyluftim
E bukur”përleshja”,pa vulë,pa firmë.
4. Po kur thonë…
Po kur thonë që iku mosha,nuk ke nge më për”avaze”
Se si jam,unë mos qofsha,shkoj me një që më është”taze”
Shkoj me një që është”taze” dhe nuk pyes për katër a pesë
Se s’do marrë për ju”saze”,kur më fali sytë e zesë.
Se më fali sytë e zesë dhe ,mandej, ajo më puthi
Gjaku im keq u ndez,tash dhe mua më doli”turpi!”
Zu po dridhesha nga e keqja,thashë tani shpirti t’më dalë
Sa e mirë që ishte”dreqja”,gati me të të shkoj në djall.
5.TI
Ti je e bukur si një përrallë
Unë të shoh dhe mbesë gojëhapur
Dorëzohem para teje si rob i gjallë
Sado që jam kokëzbardhur.
Kur shoh një të bukur
E humbas dhe bëhem duman
I papirë bëhem aq turbull
Sa gati të luftoj me 7 dushmanë.
Bukuria mua më tundon
Por,njëkohësisht, më bën trim
Kush dashuron,mua më kupton
Dhe ç’them,e pohoj me këtë shkrim.
6. Shikoje pak…
Ma sillje mua gjithmonë shkrimin
Dhe më thoshe:- Shikoma pak!
Prisje nga unë “korigjimin”
Apo kishe tjetër shkak?
Mandej ca vargje “ujdise”
E skuqur nga unë kërkove mendim
Diçka brenda teje po “buiste”
Si një goxhe në shpërthim.
Si një gonxhe që pret të lulëzojë
Pak e nga pak të çelë e plotë
Sado që u skuqe si e lyer me bojë
Unë,pa të puthur. s’ndenja dot
Si një”taksë” për korigjimin
Mike, e kënaqe Përparimin.
7.Zbret një Zonjë nga makina
Zbret një Zonjë nga makina
Edhe mua ma bën me sy
Tash më duket jam mbi”mina”
Çfarë kërkon?As që e di.
Pas asaj i ngjit shkallët
Edhe hyj në dhom me të
Sado hyj tek”kokëbardhët”
Ende s’jam si”film pa zë”.
Dhe më thotë që të pres
SE kaloi tek dhoma tjetër
Tani gati sa s’po vdes
Dihet që unë jam i vjetër.Vjen ajo, nudo,çipllak
Mua sa s’më doli syri
Hë tani, o gërxho plak,
Se ty mendja nuk të hyri.
Tiranë,19 korrik 2023