I.
Per Sherlok Holmesin ajo ishte përherë një vajzë. Më të rrallë e kisha dëgjuar ta zinte në gojë me emër tjetër. Ndonëse nuk ushqente ndonjë ndjenjë dashurie për të, ai e ndiente se ajo qëndronte mbi të gjitha gratë e tjera. Tërë emocionet, veçanërisht ai i dashurisë, ishin të huaj për mendjen e tij të ftohtë, të saktë e të palëkundur. Për mua ai qe njeriu me arsyetimin më të përkryer dhe vrojtuesi më i rrallë, që bota pati njohur ndonjëherë.
As më vonë nuk njoha njerëz të aftë si Holmesi.
Kur u martova, m’u desh të jetoja në një banesë tjetër, ndërsa ai mbeti në shtëpinë e Beker Stritit. Kohë pas kohe, lexoja ndër gazeta lajme për krime të rënda dhe për zbulimet e bujshme të tij.
Një natë, tek kthehesha për në shtëpi, pasi isha përkujdesur për një të sëmurë, nuk e di sesi u gjenda në Beker Strit. Hodha sytë drejt dritares së ndriçuar të shtëpisë, ku pata banuar. Holmesi me shtatin e gjatë e të hollë endej tutje – tëhu, me kokën ulur mbi gjoks e me duart të lidhura pas shpine. Unë, që ia dija gjithë zakonet dhe gjendjen shpirtërore, kuptova se qe zhytur në mendime rreth ndonjë çështjeje të re. Nuk e zgjata, por iu afrova shtëpisë së tij, i rashë ziles e u ngjita lart.
⦁ Më dukeni i lumtur e me shëndet të mirë, i dashur Uotson! – më tha, pasi u ulëm pranë zjarrit. – Paskeni nisur të shërbeni në mjekësi përsëri, megjithëse më patët thënë se nuk do të merreshit më me atë punë!
⦁ Nga e dini këtë?
⦁ E shoh. Gjithashtu, di se pak kohë më parë jeni lagur nga shiu, kurse shërbëtoren e paskeni të plogët!
-1 dashur Holmes, në qoftë se do të jetonit në kohë të lashta, do t’ju kishin djegur për së gjalli si magjistar, të lidhur në ndonjë shtyllë, se vërtet, të mërkurën që shkoi më zuri një shi i rreptë, ndërsa po vija për ne fshat. Veçse, teshat e lagura i ndërrova qysh atë ditë. Meqenëse sherbëtorja Meri Xheni, punonte pa kujdes, ime shoqe s’e mbajti më në shtëpi. Ju pyes sërish, cili ju ka folur për të gjitha këto?
Ai nënqeshi.
⦁ Eh, Uotson! Faqja e këpucës suaj të majtë ka në anën e djathtë tri gërvishtje dhe është e ndotur nga balta. Siç duket, dikush i ka pastruar këpucët tuaja pa kujdes.
Po kështu, ju keni dalë në kohë të keqe dhe fare i shkujdesur. Pastaj jeni ngjitur deri unë me stetoskop rreth qafës dhe mbani erë jodio. Do të isha fare naiv, po të mos e vija re, se po e ushtroni profesionin tuaj përsëri!
Qesha me të madhe.
⦁ Këto që parashtroni, – i thashë, – ju i vërtetoni përherë me shembuj, që të bëjnë të shkulesh së qeshuri. Shpesh hutohem, jo vetëm nga zbulimet tuaja, por edhe nga mënyra sesi i shpjegoni. Megjithatë, sytë e mi janë njësoj si sytë tuaj.
⦁ E drejtë! Njësoj i kemi, veçse ju vështroni pa vëmendje! – ma ktheu Holmesi. – Ja, le t’ju pyes: sa herë jeni ngjitur nëpër shkallët e këtij apartamenti?
⦁ Qindra herë.
⦁ Dini të më thoni se sa këmbë shkallë janë gjithësej?
⦁ Jo, për besë!
⦁ E shihni, pra? Po, nejse! Me që ra fjala, po ju tregoj se së shpejti do të merrem me një çështje të re. Dikush, nga çasti në çast, do të jetë këtu. Jam njoftuar se ai do të vijë në ora 7.45 dhe s’është çudi të jetë i maskuar.
⦁ Çfarë misteri! Po ç’do të thotë kjo!? – e pyeta.
⦁ S’ju përgjigjem dot. Nuk kam ende të dhënat që më duhen. Ndaj, do të ishte gabim i madh të merresha me hamendje. Ja, më duket se po vjen!
U dëgjua një trokitje e lehtë. Pastaj u pa të hynte brenda një burrë i shëndetshëm, shtatlartë, me shpatulla të fuqishme dhe i veshur me kostum të hijshëm fisnikësh. Një maskë e zezë ia mbulonte pjesën e sipërme të fytyrës.
⦁ A e keni marrë njoftimin tim? – e pyeti ai Holmesin me një theks gjerman.
⦁ Po, zotni! Unë vetë jam Sherlok Holmes, ndërsa ky
⦁ miku e bashkëpunëtori im, Dr. Uotson! Duhet të keni besim njësoj tek ne të dy. Ju lutem, zini vend dhe na flisni hapur, përse jeni munduar!
⦁ Me quani Kont Von Kram. Kërkoj nga ju fshehtësi të plotë. Çështja ime ka mjaft rëndësi! Mund të ndikojë edhe në politikën europiane!
⦁ Ju kuptoj!
⦁ Më falni për maskën! Shtoj se edhe emri, që ju dhashë, s’ është i imi.
⦁ E di prej kohësh! – i tha Holmesi. U ul në karrike dhe për një hop mbylli sytë. Vizitori e vërejti i befasuar dhe ndeshi në vështrimin depërtues e pak të shqetësuar të Holmesit, i cili vazhdoi sakaq:
⦁ Në qoftë se Shkëlqesa juaj do të më thoshte çiltas përse ndodhet këtu, do të isha shumë më i vlefshëm.
Njeriu me maskë u shkëput nga karrikja.
⦁ Atëherë, po ju them se jam mbreti i Bohemisë!
⦁ Çuditem si nuk na e thatë qysh më parë! – ia ktheu Holmesi. – Megjithatë, unë di se kam nderin të flas me Vilhelm Gotstriç Sigismund von Orneshtein, Dukën e madh të Kasel-Felshteinit, i cili së shpejti do të bëhet mbret i Bohemisë. Po, s’prish punë! Çfarë ndihme kërkoni prej meje, ju lutem?
⦁ Kam ndër mend të martohem me motrën e mbretit të Skandinavisë.
⦁ Po, kam dëgjuar të flitet për të.
⦁ Martesa ka shumë rëndësi për të dy vendet tanë. Tashmë askush s’mund ta ndalë atë. Por, një vajzë, që i përket së kaluarës sime po më kanoset e po synon t’i zërë vendin nuses sime të ardhshme.
⦁ Cila është ajo?
⦁ Iren Adler, një soliste e operës. Pesë vite më parë, kur u takova me të, më magjepsi me hiret që ka. E ndoqa këmbakëmbës kudo. I dërgova edhe disa letra dashurie. Isha i ri atëherë dhe i çmendur pas saj.
⦁ A keni bërë ndonjë martesë të fshehtë me të? – e pyeti Holmesi.
⦁ Aspak! Veçse tani ajo ruan letrat e mia dhe fotogrfitë, ku kemi dalë së bashku. Më ka njoftuar se do t’ia dërgojë së fejuarës sime, për t’i nxitur ndjenjën e xhelozisë.
⦁ Shkëlqesi, ndoshta ajo kërkon prej jush që ta paguani me ndonjë shumë të hollash!
⦁ Jo, nuk do para, më do mua! Betohet se unë s’do të mundem të martohem me asnjë tjetër, por vetëm me të.
⦁ Atëherë, duhet të gjeni një njeri që t’ia marrë letrat dhe fotografitë.
⦁ Kam bërë çmos edhe për këtë, por s’ia kam dalë mbanë. Ajo ka thënë se do t’ia nisë ato letra dhe fotografi vajzës me të cilën unë do të lidhem, tri ditë pas shpalljes në gazetë të lajmit të fejesës sonë.
⦁ Pra, paskemi kohë! – tha Holmesi. – Më jepni adresën e ledit, dhe kthehuni në hotel! Për çdo rast, do t’ju njoftojmë se çfarë përçapjesh kemi bërë.
Kur mbreti u largua, Holmesi më tha:
⦁ A mund të vini nesër në ora tre, Uotson? Më duhet patjetër ndihmajuaj!
Bëra siç më tha. Kur arrita, Holmesin s’e gjeta atje, por e zonja e shtëpisë më tha të ulesha pranë zjarrit dhe ta prisja. Aty nga ora katër, u shfaq para meje, duke hequr këmbët zvarrë një i panjohur fytyrëskuqur e si i dehur, me pamje punëtori e me e rrobe të pista. Brofa nga karrikja i befasuar. Sado i mësuar me mikun tim, m’u desh ta shihja disa herë të porsaardhurin, para se të shquaja se ai qe vetë Holmesi. U fut menjëherë në dhomën e tij. Pas pak, u kthye me paraqitjen e zakonshme.
⦁ Çfarë dite, Utson! – tha, duke qeshur me gjithë zemër. Gjithë kohën e kalova duke vëzhguar Mis Iren Adlerin. U sorrollata nëpër rrugë me disa punëtorë të thjeshtë e të papunë. Mblodha mjaft njoftime, me të cilat do të çuditeni. Gjeta pothuaj gjithë biografinë e saj.
⦁ Të Iren Adlerit?
⦁ Po, pra! Shumë prej punëtorëve, madje edhe fqinjët e saj, më folën gjatë e gjerë për sjelljen, hiret, pamjen e brishtë, veshjet sipas modës e kapelet që ajo mban. Jetoka e vetme! Nga shtëpia del për shëtitje më të rrallë, me përjashtim, kur shkon në opera për të kënduar, nga ora pesë e pasditës gjer në shtatë. I vetmi vizitor, që vjen ta shoh është një burrë zeshkan, i pashëm dhe i shkathët, avokati Mister Gofri Norton. Teksa po vëzhgoja shtëpinë, arriti me karrocë Nortoni. Siç dukej, ngutej. Hyri brenda,
ndërsa karroca e priste jashtë. Pas gjysmë ore u kthye me nxitim. “Jepi sa më shpejt të jetë e mundur! ” – i tha karrocierit dhe i dha dy adresa. E dyta ishte për në kishën Shën Monika. Ne çastin që do t’i vihesha prapa, erdhi karroca e Iren Adlerit dhe ndaloi para portës së shtëpisë. Ajo, me ato hire që do të hutonin këdo, doli dhe hipi me nxitim. “Në kishën Shën Monika! – thirri. – Shpejt, ju lutem!”
Vrapova, zura edhe vetë një karrocë dhe i kërkova të më çonte sa më parë atje. E gjeta çiftin, pasi kishte mbaruar ceremonia e martesës. Mendova i shqetësuar se do të largoheshin pa lënë gjurmë për muajin e mjaltit. Kjo do të m’i prishte tërë planet e mia. Por, vura re se ata u ndanë përballë portës së kishës dhe hipën në karroca të ndryshme. Ajo i tha atij: “Sot pasdite do të dalë nga shtëpia si zakonisht në ora pesë dhe do të shkoj me karrocë në park!” Kështu, unë mora udhën e kthimit, për të bërë përgatitjet e nevojshme.
⦁ Çfarë përgatitjesh?
⦁ Oh,.është diçka e ngatërruar! – tha Holmesi. – Sidoqoftë, pasdite më duhet ndihma juaj, doktor!
-Do të vij me kënaqësi!
⦁ Mirë. Duhet të jeni tek Mis Adler, kur të kthehet, në ora shtatë. Nëse do të veproni ashtu siç do t’ju them, atëherë gjithçka do të shkojë për bukuri. Sa të mbërrijë ajo, do të krijohet një gjendje e nderë. Por ju mos ndërhyni askund! Unë do të jem brenda në shtëpi. Katër minuta më vonë, dritaret e dhomës së pritjes do të jenë
të hapura. Qëndroni i qetë dhe shihni se çdo të bëj! Kur të ngre dorën lart, thërrisni, zjarr! Do përhapet një re e padëmshme tymi e sajuar enkas. Pas britmës suaj, do të mblidhen e do të thërrasin edhe njerëz të tjerë. Ju dilni dhe ecni deri në kënd të rrugës! Atje më pritni! Pas dhjetë minutash, do të vij t’ju takoj. Vendi, ku ndodhen letrat e mbretit do të jetë zbuluar.
III.
Çdo gjë u krye sipas planit. Kur ledi po kthehej, disa të papunë në anë të rrugës, nisën të ndesheshin me grushta. Ndërsa zbriste nga karroca, ajo për pak sa s’u godit. Holmesi, i veshur si murg, u hodh në mbrojtje të saj, por dikush e qëlloi me grusht dhe ai ra përtokë pa ndjenja.
⦁ Oh, i shkreti, u vra! – thirri e trembur ledi.
⦁ Vdiq! – thirrën dy – tre.
⦁ Jo, jo, s’ka pësuar gjë! – thanë disa të tjerë.
⦁ Silleni tek unë, në dhomën e pritjes dhe sh.triheni në divan! – tha Mis Adler.
Holmesin e ngritën peshë dhe e çuan brenda. Unë zura vend afër dritares. S’e mora vesh se çfarë ndjente ai, por mua më erdhi turp nga vetja që po merrja pjesë në atë aventurë, ndaj një krijese aq të bukur. Megjithatë, me një shenjë të Holmesit, hodha përpjetë një shishe që mbushi sakaq me tym të zi të gjitha dhomat. Kur tymi
fluturoi edhe jashtë dritares, bërtita:
⦁ Zjarr!
⦁ Zjarr! – bërtiti në çast e tërë turma.
U largova me vrap dhe u zhduka prapa kthesës së rrugës, tek, pas pak, erdhi e më takoi Holmesi.
⦁ Veprove për bukuri, Uotson! – më tha i qeshur. – Letrat dhe fotografitë e mbretit janë fshehur në dhomën e gjumit. Ndërsa tymi qe përhapur nëpër shtëpi, ajo vrapoi për atje. Pas saj, nxitova edhe unë. E pashë, tek lëvizte një sirtar të fshehtë në mur. Letrat ishin të padëmtuara. U ktheva me një frymë në divan dhe i thashë ledit se alarmi ishte i rremë. U ngrita në këmbë shëndoshë e mirë, e falënderova përzëmërsisht dhe ja, tek mbërrita këtu! Nesër në mëngjes do të shkojmë t’i marrim tok me mbretin.
IV.
Dhe sa erdhi mëngjesi i nesërm, çastisi tek mbreti i shqetësuar. Unë isha bashkë me Holmesin.
⦁ Kujanë letrat?! – bërtiti me padurim, duke e përfshirë i pavetdijëshëm ndër krahët e tij të fuqishme trupin e Holmesit.
⦁ Nuk i kam me vete, – iu përgjigj Holmesi, – por do t’i marrim së shpejti.
Kur po udhëtonim me karrocën e mbretit për te Mis Adleri, i tregoi gjithçka për ngjarjen e ditës së shkuar.
⦁ Dje, Iren Adleri u martua! – tha.
⦁ Me cilin?
⦁ Me avokatin englez, zotin Norton.
⦁ Ajo nuk e dashuron ate! Shpesh me thoshte se përveç meje nuk do të mund të dashuronte askënd.
⦁ Shpresoj se ata do ta duan njëri – tjetrin, Shkëqesi!
⦁ tha Holmesi. – Gjersa ka ndodhur kështu, mendoj, se ajo s’ju ka dashur dhe s’keni pse e vrisni mendjen, per më tepër, gjersa do të martoheni me një tjetër!
Para portës së hapur të shtëpisë së Adlerit, qëndronte në këmbë një grua e moshuar. Siç dukej, na priste ne.
⦁ Mister Holmesi jeni? – pyeti ajo.
⦁ Po! – iu përgjigj miku im i befasuar.
⦁ Mis Norton, para se të nisej, më tha se do të vinit këtu. Sot në mëngjes ajo u largua me bashkëshortin e saj, me trenin e orës 5.15.
⦁ Çfarë!?- Sherlok Holmes, i zbehtë e i troditur, bëri një hap prapa. -Paska ikur jashtë Anglisë!?
⦁ Po. Nuk do të kthehet më kurrë.
-1 humba të gjitha shpresat! – thirri mbreti.
⦁ Durim! Le të shohim ç’ka lënë! – Holmesi shtyu mënjanë zonjën e shtëpisë dhe u sul drejt vendit të fshehtë. Lëvizi sirtarin, zgjati dorën dhe nxori një fotografi dhe një letër. Te fotografia dukej Iren Adleri. Letra i drejtohej Sherlok Holmesit. E lexuam të tre.
“I dashuri Mister Sherlok Holmes,
u treguat me të vërtetë i shkathët, duke më vënë në lojë deri në mbarim të alarmit të rremë. Por, pasi u
sigurova se në vendin e fshehtë gjithçka qe në rregull, nisa të dyshoja.
Para një muaji pata marrë vesh se ju ishit mjeshtër i maskimeve. Isha e bindur se mbreti do të kërkonte, që të përpiqej të gjente letrat dhe fotografitë.
Si mbaroi alarmi, më lindi dyshimi se murgu i fshehur nën veladon ishitju, dora vetë. Maskimi për mua nuk është diçka e re. Duhet t’ju kujtoj se unë punoj në opera. Pasi u larguat, ju ndoqa këmbakëmbës. Kur ndaluat në Beker Strit 221- B, nuk dyshova më. Prandaj unë dhe im shoq vendosëm të largoheshim menjëherë. Folenë time do ta gjeni të zbrazur. Përsa i përket letrave e fotografive, njoftoni mbretin të mos shqetësohet!
Unë dhe bashkëshorti im e duam njeri – tjetrin. Ai është më i mirë se mbreti. Po ju lë një fotografi tjetër. Nëse dëshironi, mbajeni si kujtim!
Sinqerisht, e juaja,
Iren Adler Norton.”
⦁ Çfarë gruaje! E shkëlqyer! – thirri mbreti.
⦁ E çuditshme! – tha Holmesi ftohtë. – Më falni, Shkëlqesi, që s’munda ta kryeja punën time deri në fund!
⦁ Përkundrazi, i dashur zotni! – ia ktheu mbreti. – Ajo do ta mbajë fjalën e dhënë. Tashti jam më se i sigurt. Mendoj se letrat dhe fotot e tjerajanë bërë shkrumb e hi.
⦁ Kënaqem, tek ju dëgjoj të flisni kështu.
⦁ Tani kam detyrime ndaj jush. Si doni t’ju shpërblej? Me para, apo me sende me vlerë? Nxori nga gishti një unazë të madhe me gurë të çmuar e ia tregoi mikut tim, që tashmë nuk ishte më entusiazt.
⦁ Shkëlqesi, diçka tjetër ka më shumë vlerë për mua!
⦁ tha Holmesi.
⦁ Cila?
⦁ Fotografia!
⦁ E Irenës? E po, sigurisht, në qoftë se e doni, merreni!
⦁ Faleminderit, Shkëlqesi! Tani s’na mbetet gjë tjetër, veçse ta mbyllim me kaq. Ju shpreh nderimin tim dhe urimin më të mirë për një ditë të gëzuar! – tha Holmesi dhe u kthye e iku, pa e vënë re dorën e mbretit të zgjatur drej tij.
E gjithë çfarë kishte ndodhur, paskësh qenë një skandal i vërtetë, jo veç për mbretërinë e Bohemisë, po edhe për vetë Sherlok Holmesin e mundur, si rrjedhojë e zgjuarësisë së një gruaje.
Deri më sot, sa herë që ai flet për Iren Adlerin, apo tregon fotografinë e saj, ndihet i përulur. Qenkësh një grua mjaft e nderuar!