Nga Papa Kosta Tomorri
Pjesa e parë
Memorie.al publikon librin “Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut” – në vitet 1913 – ’14, të shkruar Kosta Papa Tomorri, i cili ka qenë prift ortodoks shqiptar, me origjinë nga Leusa e Përmetit. Si dëshmitar i masakrave greke gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ai shkroi të libër, apo më saktë një vëllimth, duke ia kushtuar Mehmet bej Konicës dhe u botua më 1917-ën. Prifti Kosta Papa Tomorri, ishte një dëshmitar i kohës së sulmeve dhe barbarive greke të viteve 1913-1914, që i përjetoi ngjarjet tragjike mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur në Jug të vendit, të cilat më pas i përshkroi në atë libër. Dëshmitë e tij janë tronditëse, edhe për faktin se ai ishte një vëzhgues i saktë i atyre ngjarjeve dhe në kronikat e tij, ndriçon shumë ndodhi dhe ngjarje që hedhin dritë mbi barbarizmat e pushtuesve grekë. Ai libër është një ekzemplar i veçantë, ndoshta i vetëm, që iu kushtohet atyre ngjarjeve, nga një dëshmitar okular. Libri i Kosta Papa Tomorrit, përshkruan ngjarje rrëqethëse, dhe dëshmon me hollësi, historinë tragjike të banorëve të atyre anëve, ku shërbeu autori në ato vite. Libri është një akuzë që u bëhet nga një prift dhe duke shfletuar fletët e tij, shikojmë se në mes të tjerash, ai shprehet: “Shqiptarë! Juve djemtë tanë, brez pas brezi, kur të zini në gojë fjalën grek, mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet”! Këtë porosi e jep prifti, Kosta Papa Tomorri.
Ju Shqipëtar’ me vllazën jinni tuj vra, En’nj qint çeta jinni shpërda. V.P
BARBARITË GREKE NË SHQIPËRI
Prej
COSTA P. TOMORI LEUSA
JOURNAL PRESS FRAMINGHAM, MASS 1917
KUSHTON 35C
DELEGATIT TË SHQIPTARËVE T’AMERIKËS MEHMET BE KONITZA QË PËRPIQET T’A SHPËTOJNË SHQIPËRINË NGA MJERIME TË NESËRME SI ATO TË KËSAJ LIBRE
KËTË VEPËR JA DEDIKONJ NJË USHTAR I TIJ
Një shkrepëtihmë, pastaj natë,
O e bukur Fluturakë.
Parathënie
Të dashur këndonjës:
Atdheu tonë, Shqipërija e dashur, rojtur 500 vjet në tirani, nënë bajonetën e Turqisë. Flamuri tonë i nderçim, dhe madhështor i cili kur rontej Mbreti tonë Skender Beu dërmoj heshtrat e Turqisë me 27 luftëra, më së fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjë, pas vdekjes të ati mbret trim dhe kalorës i cili mbrojti nderin e Shqipërisë gjer në orën e fundit.
Dhe kështu që më 1400 deri më 1913, Shqipërija rojti nënë zgjedhjen e Turqisë, e cila na ndroj të tëra zakonet tona. Na ndahu më dy part, Myslymanë dhe të Krishterë, na futi më një armiqësi të madhe midis të Krishterëve dhe Myslymanëve. Myslymanët Shqiptarë duke verbuar nga lavdija që ju dha Turqia, haruan atdheun’ e tyre dhe punonin vetëm për nderin e Turqisë duke shtypur popullin i cili i dërmuar dhe i shkelur nga këta tiranë, u shtrënguan të kërkojnë një mprojtje të cilën nuk’u kurzyhe t’i ja japë Kleri Grek.
Kleri Grek duke përzjer fenë më kombësi, gjeti një rast të mirë, për të pagëzuar për së dyti Shqiptarët duke u dhënë emrin Grek, se kështu ka thënë Zoti Krisht. (Që çdo orthodhoks është Grekë!) Pushtuan pra të Krishterët me anën e kishave dhe të skollave.
Të Krishterët Shqipëtar, duke gjendur nga njëra anë nënë bajonetën e Turqisë, dhe nga ana tjatër si vëllezërit e tyre të djeshmit, myslimanët Shqipëtar duke nvarur pallën e Sulltan Muratit në qafë, po tregonëshin jo si Shqipëtarë, po si kur qenë vetë ata të ardhur prej Anadolli dhe zapëtuan Shqipërinë, duke quajtur të Krishterët Shqipëtar, duke gjëndur në mes të këtyre dy zjarreve pushtuan verbërisht rasën e klerit Grek, dhe çdo fjalë që deltej nga goja e tyre, qe e bërë ndër këta.
Çdo njeri pra kur heth një farë në dhe vete me shpresë, që ajo farë do të mbinjë, do të rritet dhe kur të arihet do të shihojnë pemët e saj.
Kështu pra këtë farrë që mbuall prej 5 shekujsh mbi kuris të Shqipëtarëve, sot ardhi koha për të korrur. Farra azdis si kuris mbi kuris të Shqipëtarëve, dhe Shqipëtarët duke pandehur se kjo farë krisje një ditë do t’i nxirtej në lumtësi, po i shërbenin me çdo farë mënyrë për të mos të humbur lumtësin’e tyre.
Më 1912, Shtetet e Ballkanit u bashkuan tok edhe dekllaruan luftë kundër Turqisë, të cilën e dërmuan.
Në këtë luftë, Shqipëria u shkel, prej Greqisë, Serbisë dhe Malit’ Zi. Përveç Vlorës dhe Beratit, të cilat nuk u shkelë.
Të dyja Imperatoritë fqinjë të Shqipërisë, Austria më Italinë dukme patur interest e tyre, kur panë se më shumë tok’e Shqipërisë u shkel prej Shteteve Ballkanit, nuk u mënuan po thirrë Ismail Qemalin dhe e këshilluan që të vintej në Vlorë dhe të dekllarontej Independencën e Shqipërisë.
Ismail Qemali, pas këshillës që i dhanë u ngrit dhe vatë në Vlorë më 7-të Vjesht e III-të dhe dekllaroj Independencën dhe ngriti Flamurin e Shqipërisë. Pastaj filloj dhe një Guvernë provizore që të Qeveriseshin ato vise të pa shkeluar të Shqipërisë, gjer sa t’i jepnin një funt çashtjes Shqipëtare Fuqit’e mbëdha.
Kur u mbarua lufta Ballkanike, Fuqit’e mbëdha bënë një Konferencë në London për fatin e viseve që u shkelë prej shteteve Ballkanit.
Djelmurija Shqipëtare të mërguar nga atdheu, në Amerikë, Misir, Vllahi, Bullgari e gjetkë, duke me rojtur në atmosferë të paqmë u përmëntën shumë shpejt nga gjymi i pa përmendur që i kish vënë propaganda e huaj. Kupëtuam se çdo njeri në këtë botë që krijoi Zoti ju dhe dhe nga një gjyhë, të cilën s’ka të drejtë njeri që ta ndallonjë. Kështu pra edhe neve si një Komp nga ata më të vjetërit në Ballkan, duhet të rojmë të lirë, me gjyhën tonë të bukur në atdhenë tonë të dashur, me zakonet tona të larta.
Edhe për të fituar këto, djemt e Shqipërisë që ronin lark atdheut, po përpiqeshin me gjithë fuqin’e tyer, me shoqërira, me protestime ndër fuqit’e mbëdha, me telegrame në konferencë të Londonit ku ju luteshin që të na jepnin lirinë tonë. Mundimet e gjithë Shqipëtarëve nacionalistë nuku ju vate kot, se në këtë konferencë fuqitë e mbëdha përfunduan që Shqipërija duhet të ronjë e lirë, nënshkruan rojtjen e Shqipërisë si një shtet i ri në Ballkan, me kufi që do të bisedoheshin prapë në këtë konferencë.
Gjithë kjo konferencë e cila vazhdoj 5 muaj ndau kufirat e Shqipërisë të cilat janë këto, që nga Korça në mest të urav edhe deltej në anën e Adriatikut në Stillo. Përmblodhë këto qytete të Toskërisë. Korçën, Kolonjën, Leskovikun, Përmetin, Ginokastrën, Delvinën edhe Sarandën.
Për të ndarë vijat stratigjike, vendosnë që të dërgonjë një Komision internacional, i cili me të mbaruar konferenca e u nis për në Shqipëri. Guverna Greke kur mësoj që komisioni u nis për në Shqipëri për të ndarë viset zuri nga dhelpëritë, dha urdhër që trupat vulnetare që kish filluar me pahir të mernin armët edhe të sheshitnin nëpër rufat e qytetit, duke kënduar këngë Gërqisht, çdo njeri që sdintej Gërqisht, të mos të deltej jashtë po të rinin mbyllur gjer sa të shkontej komisioni.
Nëpër rugat, në për portat e shtëpinë, kishin vënë nga një tabellë Frenqisht dhe Gërqisht ku thuhej, bashkim me Greqinë ose vdekje. Po komisioni ardhi i pa të gjitha, po s’u a vari torbën. Bënë urdhrin që kishin, ndanë vijat, edhe shkuan.
Pastaj ardhi çështja e Mbretit, cilin të dërgonin për fronin e Shqipërisë. Dhëndurë për fronin e Shqipërisë duall një duzinë, po fuqit’ e mbëdha zgjodhë mbret për fronin e Shqipërisë prej oborrit Gjerman. Prince Vilhelm de Wide, Princesh Sofia, dhe trashëgimtar’ i fronit të cilën e quajtën Skënder Be. Kështu pra Mbret i Shqipërisë, vuri Kurorën e Skënder Beut, dhe u nis për në front ë Shqipërisë, që i u pregatit në Durrës.
Gëzimi që patën Shqipëtarët e kulluar, nuku tregohet, bota ju dukej se qe e tyre, derthnin lot gasmorë dhe përhironin Zotin që i vlerësoj të shikojnë Shqipërinë e lirë, me Mbret dhe Mbretëreshë, dhe flamurin i groposur prej 500 vjet të valontej ndë gjithë viset e Shqipërisë.
Po ky gas, nuku mbajti shumë kohë, kjo liri na u duk si një ëndër e mirrë që e shikon njeriu natën, dhe kur zgjohet në mëngjes, hidhërohet se i umbi të gjitha ato që pa natën e shkuar dhe është ajy që qe më parë. Kështu pra o të dashur këndonjës, Ilirija jonë na erdhi si ëndër dhe ëndër me përfundim tragjik se Shqipërija, në vënt që t’i shionjë pemët’e lirisë, u bë kasapanë të fëmijës’ saj…!
Çdo barr, çdo lule, çdo pyll, dhe çdo mal, u vaditën me gjak, prej grash, foshnja dhe burra, që u masakruan prej armikut e Shqipërisë, prej Grekërve barbarë. Këtë libër që u jap sot Shqipëtarëvet, përshkruan mjerimet e Shqipërisë Jugës dhe shkakëtarët e këtyre mjerimeve janë këta.
1). Fuqitë e mbëdha që kriuan një shtet me qëllim që të vdesë para se të lindte. Fuqit’ e mbëdha po të donin me të vërtetë që të ronte shteti Shqiptar, do të bënin këto pllane. Shqiptarët (shumica e Shqipërisë) si një komp i pa ditur, si një komp i ritur nënë bajonetën e Turqisë barbare, si një komp i ritur me propaganda të huaja që punonin, dhe punojnë vetëm për botë dhe nuku kanë arirë në atë shkallë, që të jenë dhe ata një komp, si çdo komp tjatër në këtë botë.
Natyrisht po të lesh fatin e një shteti ndër duart e këtyre që s’kanë njohur edhe veten e tyre, do të ç’katërohet. Fuqitë e mbëdha, pra duhej të dërgonin bashkë me organizatorët e Xhandarmërisë Shqiptare dhe një ushtri të vogël internacionale, që të mernin fren e qeverisë Shqipërisë. Po fuqit’e mbëdha, jo vetëm nuk i bënë këto, po dhe ca prej tyre me anën e përfaqësonjësvet që kishin dërguar në Shqipëri, nuku lanë gjë pa përdorur, që të përmbysin këtë shtet.
2). Qeveria e Ismail Qemalit, e cila në vënt që të përkujdesej për organizimin e një Xhandarmarije, ose një trupi ushtëriak, për sigurimin e shtetit Shqipëtar, u muar me çështjen e kondicjonëvet historike, të bankës e të tramvejve.
3) Tradhëtor i Shqipërisë, Esat Toptani, i cili kur se Shqipërija zurri të lulëzontej, ky efiaet, bërri një part kundra Shqipërisë dhe Mbretit. Dekllaroj luftë që të përmbysë Fronin e atdheut tij, të vriten vëlla me vëlla, edhe i të gjithë mjerimeve sa u bënë në Shqipëri.
4) Shqipëtarëve të vetë qyajtur nacionalistë, agallar dhe bejlaerë, të cilët, kur se u bë Shqipëria shtet me vete, nuku aruan zakon’ e Turqisë, punoan vetëm për xhepin e tyre edhe shitnë atdhenë, për një vezë të kuqe.
5) Shqipëtarët Grekomanë të Shqipërisë jugës, po unë në këtë libër, flas vetëm për Grekërit dhe për Shqipëtarët Grekomanë, me anën e kësaj libër, nuku desha të shtojë armiqësinë midis Shqipëtarëve dhe Grekëve, se këto mjerime do t’u duken si ëndërra, si përhalla o të dashur këndonjës, po janë të vërteta edhe më të shumta se sa kam shkruar, se fati tim më hodhi atje, dhe t’i shikonj me syt’e mija!
……… edhe jam dëshmor, në këtë botë, edhe në atë jetë përpara Zotit.
Shqiptarë, edhe juve djemtë tanë bres pas brezi, kur të zini në gojë fjalën Grek, mos harroni therjet, djegjet dhe ç’dnerimet.
Me nder,
KOSTA PAPPA TOMORI
Brockton, Mass 1 Maj 1917
PROPAGANDA TË USHTRISË GREKE NË SHQIPËRI TË JUGËS
Shkuan 5 muaj që kur Ismail Qemali vate në Vlorë dhe dekllaroj independencën të Shqipërisë, dhe ngriti Flamurin tonë kombëtar. Kjo ëndër që ushqenim na u mbush; po s’na durohej pa parë dhe më sytë tona. Ky shkak, pra na shtrëngoj bashkë më ca atdhetarë, të lemë Amerikën dhe të vemi në Vlorë. Më 1 Gusht 1913, harritëm në Vlorë. Para se të shkellnin këmbët tona, dhen e atdheut tonë të dashur, ndjemë një mallëngjim. Vapori qendroj dhe harriti kaike që të na mertej, dallumë nga vapori dhe rymë në kaike, kaiken e zbarkuam me flamuret kombëtarë që kishim me vehte, edhe pastaj morri udhën t’i afrohet skelës. Pa harritur në skelë, hodhëm sytë dhe pamë kështjellën e Vlorës, ku ish ngritur flamuri tonë kombëtar, edhe era e adriatikut po i jepte valja të ndryshme.
Këtu sytë na u mbushnë me lot, se një zëh na tingëllontej ndër veshët t’ona me fjallët mirësarthtë djemt e mij në folenë tuaj. Në mes të këtij anthisiazmi, kënduam këngën ‘Pranë Flamurit të Bashkuar’. Duallëm në skelë dhe u drejtuam për në kështjellë, për të vizituar Ismail Qemalë. Ismail Qemali na priti mirë, na pyeti nga vinim, dhe nga ç’vise të Shqipërisë qemë.
I thamë vimë nga Amerika, edhe jemi nga Përmeti dhe nga Korça, pas shumë fjalimesh, Ismail Qemali na tha këto, që; mos u dëshpëroni djem, se për se shpejti do të marrim lajmën gazmore, që këto vise të Shqipërisë që gjenden sot nënë hijen e armikut tone, do të jenë nënë hijen e këtij flamuri. Rroftë Shqipërija, rroftë Ismail Qemali, thirëm. Pastaj u drejtuam për në qytet, vamë për të çlodhur me një nga hotelet e këtij qyteti. Qeverija, me gjithë që qe me një pa rregullim, nuku ia dëshpëroj kur se Qeverisje prej Shqiptarësh. Duke shpresuar që duke shkuar koha dhe duke vënë regulli, që kështu të arrinte në atë shkallë që ëndëronim.
Pas katër dit ardhi lajma gasmore që Konferenca e Londonit i dha funt kufivet Shqipërisë, dhe Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Gjinokastra, Tepelena, Delvina, Himarra dhe Saranda i mbetën Shqipërisë dhe Greqia u zotua që këto vise do t’i dorëzonjë me rregull dhe zyrtarisht ndër duar të Xhandarmërisë Shqiptare, dhe atë mbrëma, bëmë pregatitje për një demostracion. Gjithë qyteti u sbukurua me Flamurë dhe me drita, gjithë populli u mbloth përpara gjykatores.
Djemtë bënë një grup të veçantë, u vunë gjithë me sërë dhe, çdo djalë, mbantej nga një Flamur në dorë. U nisnë djemtë përpara dhe prapa po u vintej populli. Sheshitmë gjithë rugat e qytetit, duke kënduar kënkë kombëtare. Qëndruam përpara Konsujve të Austrisë dhe të Italisë, të cilët na mirëpritën duke dalë në ballkon dhe duke thirrur roftë Shqipëria, dhe populli u përgjeq; roftë Austria dhe Italia. Kështu mbaroj demostrasioni, duke lënë një kujtim të pa arruar.
Zotimin që ju dha Greqia Fuqivet mbëdha, na dha një kurajo që të lemë Vlorën dhe të vemi në Përmet dhe atje të pritnim flamurin tonë dhe zyrtarët e Shqipërisë, po e gënjyem!
Më 15 Gusht, lamë Vlorën dhe u nismë për në Përmet, aritmë gjer në Hani Babajt. Këtu qiraxhiu na qëndroj dhe na tha: “Ju lutem, vështroni mirë se mos kini no një kartë Shqip ose Flamur, se një çikë më poshtë, është ushtria Greke edhe çdo udhëtar që shkon ndër duar të atyre, e qindrojnë dhe e shikojnë, po t’i gjejnë gjisendi, e shpien në Kumandari në Këlcyrë i cili, e lith dhe e dërgon në Gjinokastër.
Kur dëgjyam këto fjalë, vështruan njeri tjatërin se kjo qe e para shigjetë që na ç’poj zëmrën. U penduam që lamë Vlorën dhe rynim ndër duar të armikut, për të vuajtur po qe von…! Inspektuam plaçkat tona dhe oqmë çdo gjë, që munt të na hithtej në rrezik dhe kështu u nismë si Krishti që vate në Jerusalem, me dashje për të vuajtur. Harimë të karakolli i cili na qëndroj, na pyeti ç’njerës qemë dhe nga vinim.
Neve ju përgjeqmë që; jemi të Krështerë nga Përmeti, vimë nga Vlora, dhe vemi në Përmet. Për fat të mire, gjetmë atje ca miq, të cilët na shpëtuan dhe na lanë të lirë. Muarmë, rugën e Përmetit që nga Klizura, gjer në Përmet; u habitmë kurë pamë se me çdo 5 minuta hudhë, shinim tabella me këto shkrime Greqisht dhe Frengjisht; (Bashkim me Greqinë ose vdekje).
Harimë në Përmet. Të nesërmen na vjen një xhandarma në shtëpi dhe na dorëson një letër ftimi, nga an’e Qeveritarit Grek. Në orën që më ftonin, vajta në gjykatore. Në gjykatore qenë zyrtarët Grek edhe Komisioni Grekoman i Përmetit, të cilët qënë këta: vëqil i Dhespotit Z. Spiridhon, Vasil Stefan, Koço Bibi, dhe Qako Gerxhe. Hyra brënda, u dhashë vaftin dhe ndënja. Mer fjalën qeveritari dhe i thotë kryedivizionit Z. Mallama; ja na ardhi dhe një mik i ri. Z. Mallama u egërsua dhe më thotë:
– Nga je? – Nga Lausa, ju përgjegja.
– Ku ke qenë? Në Amerikë.
-Kur ardhe, dhe nga ç’anë? Nga Vlora.
-Duket që je dhe ti nga Turko-Allbanonjtë.
– Jo, jam i Krishterë.
– Po ç’diall propagandë u heq si magnit edhe punoni kundër neve, që u kemi hapur sytë?
– Kemi punuar që në kohë të Turqisë, i thashë.
– Po tani ç’djall kërkoni?
-S’kërkojmë gjësendi, ju përgjegja.
– Qysh më thua, s’kërkoni gjisendi?!
– Ç’janë këto? Më nxorri ca numura të gazetës “Djelli”, kur qenë botuar protestimet dhe telegramet që u dërguan nga Shqipëtarët e Amerikës edhe më pyet.
– Nga këto emra që janë këtu, a njeh nonjë?
– Njoh shumë prej ta, ju përgjigja.
– Po tani, ku gjenden këta njerëz?
– Në Amerikë i lashë ju përgjigja.
-Jo, neve kemi lajme që shumë prej këta, janë këtu rotull çeta bashkë me Turko – Allvanus.
– Nuku di gjë nga këto i thashë, unë në Amerikë i lashë. Pastaj merr fjalën Qeveritari dhe thotë: Këtyre duhet t’ua ndjejmë për sa që kanë punuar, se tani e tutje do të binden te Qeverija tonë.
– Do të hiqni dorë nga kjo ide? – më thotë Mallama.
– Po, i thashë. Çap në shtëpi më tha, po vështro mirë mos bëni mbi udhë e nënë udhë. Dolla nga gjykatorja dhe vajta në shtëpi.
Të nesërmen vjen kafaz i Mitropolisë dhe më dorëzon një letër. E hap dhe leçit këto.
Zoti Costa Pappa:
- Pas vendimit të kryetarit edhe të pleqve (tis ethniqis aminis) mbrojtja nacionale, nesër në orën 2 P.D. të urdhëroni në Mitropoli, për një çështje me rëndësi.
Kryetari, Konom Spiridhon
Përmet 14 Gusht 1913
Pas urdhërit letrës, u drejtova për në Mitropoli. Në dhomën e Mitropolisë, gjeta kryetar me gjithë pleqtë (tis ethniqis amina) u dhashë vaftin dhe ndenja. Pas pak minuta, mer fjalën kryetari dhe më thotë: Zoti Pappa, e muartë një letër që u çuam dihe me kafazin e metropolis? “E mora, prandaj ardha”, u përgjigja. Shkaku i thirjes tuaj këtu, është kjo: (I ethniqi amina) ka dyshim tek ty se je shqipëtar, se në Amerikë, s’kini lënë gjë pa përdorur, për të dhënë atdhenë, ndër duart e Turqisë…!
A do të ini të bindur, ndë këto që përfunduam?
Ç’përfunduat ju përgjegja?
(I ethniqi amina), kërkon nga ty (një grapton orkon), be të shkruar që do të eqish dorë, nga kjo ide që ke patur. Jam i bindur që kurse ardha këtu,- ju përgjegja – më tregon ben’ e shkruar ku thoshtej kështu.
Unë i nënshkruari, betohem mbi emrin e Krishtit përpara (tis ethniqis amina) që sot pendohem, dhe heq dorë nga idea që kam patur, dhe do të jem besnik (istin mitera a ladha), pas si e lëçita, më thotë kryetari; jinni të bindur? Dashur pa dashur, jam, – i thashë. Atëhere u ngrin të gjithë më këmbë. Kryetari e leçiti me zë të lartë edhe unë dorën e djathtë, e mbanja mbi Ungjill, dhe kur mbaroj nënëshkrova, Kështu pra, dolla i lirë nga mitropolia. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm