Kompozitorja Eriona Rushiti në Festivalin e 61-të të Fëmijëve në Shkodër sivjet me dy çmime, për këngën Koko Im, të cilën e këndoi vajza e vogël nga Gjirokastra Nikol Çabeli, që fitoi çmimin e parë dhe Çmimi Kujtim Aliaj. Ja se çfarë shkruan në rrjetin social:
@festivaliifemijeve_shkoder eshte festivali me i bukur per mua, ku ndjesite e krijimit dhe te interpretimit jane ato me te pastrat, me te pakomplikuarat e me te drejtperdrejtat. Kam çuar kenge çdo vit ne harkun e ketij 10 vjeçari duke u munduar qe te zgjedh kengetare te vegjel plot talent dhe sharm artistik. Kete vit isha me @nikol_cabeli_ dhe
@emili_dervishi . Jam vleresuar me cmime, por me i bukuri mbetet “Çmimi Kujtim Aliaj” . Kush nga kengetaret dhe krijuesit nuk e pati fatin ta takoje e marre nga miresia e ketij njeriu te perkushtuar e profesionist ka humbur shume, por jam e bindur qe 90% e tyre kane sot bekimin e tij, sepse Kujtimi ka qene zanafilla e çdo rrugetimi.
@manjola_lloja ka qene me e bekuara prej te gjitheve, sepse eshte rritur ne kete festival, duke u mekuar me dashurine e kenges per femije pikerisht nga Kujtimi. Ndihem e nderuar qe kete cmim e mora nga dora e saj. Eshte fat i madh qe ti Manjole vazhdon te japesh mendjen tende kreative e shpirtin tend artistik ne cdo detaj te ketij festivali.
……………..//
Dhe tani dy fjale per çmimin e pare me kengen “Koko im”. Nje perjetim personal, por i dhimbshem. Deri perpara 3 vitesh nuk e dija cfare ishte dashuria per nje qenie me 4 putra.. E dija per lidhjen qe krijohet mes tyre e njeriut, sidomos mes tyre e femijeve, por nuk e kisha provuar. Ata qe i kane ne shtepi me kuptojne fare mire se per cfare lidhjeje shpirterore po flas. Ne kohen qe duhej te shkruaja kengen, Koko u semur e u largua nga kjo jete. Ne ate javen e fundit ia kam provuar ate veshtrimin e ngulur thelle ne syte e mi, gjate, e qe kerkonte shpetim, por nuk mundesha. E ushqeja me luge si te ishte femije, e mbaja ne krahe dhe ashtu iku….Kush me ka pare ne rruge gjate tre viteve te fundit me shihte gjithmone me nje labrador te bardhe, me Kokon e dashur.
Ta gezosh kete cmim Koko im!