1.Një “shqetësim”dyfish
Ti erdhe e shqetësuar
Një brengë,duket,të mundon
Dhe fare pakuptuar
Ajo brengë më pushton.
Me gojë nuk flet fare
Por një lot rrëshket nga sytë
Jam unë,tash, në alarme
Për hallin tënd,moj shpirt
Pa folur,unë të putha
Shqetësimi,shkoi e iku,
Nga loti s’ka më gjurma
E mori nga ti,miku.
2. Puthjet
Puthjet e nxehta dhe të ëmbla me një femër
Unë nuk i ndërroj me asgjë
Kam puthur femra që më janë dhënë me zemër
Kot nuk kam shkuar me asnjë.
3. Po dashurove
Po dashurove,asgjë nuk humbet
Në dreq të venë:me nder dhe moral
Nga dashuria nuk ka ndjenjë më të shtrenjtë
Provuar me kohë në gjithë botën mbarë.
Këtë ndjenjë,po e ndrydhe,zëre se bën mëkat
Je si një rob i lidhur me pranga
Jetën e shkon si një murg i ngrat
Shpirti i plagosur si një”rrobë me andra”!
4. Kaq…
Kaq e kaq vite veç ty të kam pritur
SE për ty,moj mike,bëj si i roitur.
Isha rob i yt, i lirë,por me”pranga”
Isha si i “dytë”,aq më dhimbte”plaga”
Po ja ku erdhi çasti që aq e kam pritur
Se më erdhi”mjalti” dhe më ka gostitur
Buzën kur ma vuri përmbi buzën time
Sikur zjarr më vuri,qe si”furrëkamine”.
Dhe të dy u ndezëm,keqas u zjarritëm
Se”paguam doganën”,kaq vite që pritëm.
5. Pse?
Pse të bëri ZOTI,moj ty kaq të mirë
SE e humbet robi,o gurxhevahir!
Mbetet i nemitur si një”film pa zë”
S’është për t’u habitur:e mirë si asnjë!
Se je aq e mirë,trendafil i çelur
Unë nuk ndihem mirë,pa pirë jam i dehur.
Turbull nga korriku, se më nxehu vapa
Humbi kokëshiniku, nëm buën se plasa.
6 Pa “fat”
E quaj veten të pafat
Se nuk putha buzën tënde
Se mendoj që bëj”mëkat”
Se më dukesh si një”shënjte”
Zu mua buza të më hajë
E kafshova,e bëra gjak
Mua dreqi të më hajë
Unë harroj që jam plak.
Po s’e putha buzën tënde
Mendja ime u gremis
Ndaj të lutem, o moj “shënjte”
Hiqmë ca vite mbi kurriz.
7. Çast
Ja… e hape kraharorin,
Ja… e hape,po tani?
Unë tashmë po bëj”tëvoglin”
Po vë buzët,gjirin pi.
“Pi” e pi dhe s’kam të nginjur
(Mos po dehem si sarhosh?)
Dhe tani jam kokëthinjur
Për një çast u bësh djalosh.
8. Oh,ata flokë!
Ata fokë që mban lëshuar
Siç i mbaje vajzërisë
Më kujton një kohë të shkuar
Tutje-tutje djalërisë.
Më kujton një kohë të shkuar
Mu në moshë të djalërisë
Me ata flokë qeshë”rehatuar”
Mu në çaste dashurisht.
Tash ti je gjyshe
Dhe unë gjysh, natyrisht
Por sado që je ndryshe
Më zë zjarri dashurisht
Tiranë,7 korrik 2023