Ftoj organet e Drejtësisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK ) të fillojnë hetimin dhe të hapin padi penale ndaj drejtuesit të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” qytetarit gjerman Florjan Haçkaj për nxjerrje dhe përdorim të paligjshëm të dokumentave shtetërore shqiptare pasaportë/kartë identiteti në mungesë të shtetësisë shqiptare shtetësi që qytetarit në fjalë i është hequr me kërkesën e tij në vitin 2012 me dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topit.
Ky person po ashtu duke përdorur dokumenta të paligjshme sipas deklarimeve publike të tij ka votuar në mënyrë po të paligjshme në zgjedhjet nacionale për deputë të Kuvendit të Shqipërisë të 25 Prillit 2021!
Ai (sipas deklarimit të tij në faqen e tij në fb) ka votuar në zonën 10 të Tiranës me nr rendor 305.
Ky është fallsifikim dhe mashtrim i rëndë pasi personi në fjalë ka patur dijeni dhe ka qenë i vetëdijshëm që nuk ka patur shtetësi shqiptare e për rrjedhojë nuk ka patur të drejtë vote.
Ai po ashtu me zë e me figurë në dhjetor të vitit 2022 ka mashtruar publikun në televizion pa ju dridhur qerpiku duke akuzuar shtetin shqiptar se i është hequr padrejtësisht shtetësia shqiptare dhe i është bërë e pavlefshme pasaporta shqiptare.
Nëse ky nuk do ishte vegël e makinerisë së “rilindjes” shteti dhe organet ligjzbatuese do të reagonin menjëherë të paktën për të hequr baltën që Haçkaj hodhi ndaj tyre!
Fakti që nuk pati një reagim publik nga asnjë organ ligjzbatues vërteton dyshimet e mia që ai është një vegël e pushtetit dhe akuzat i përdori vetëm për tu viktimizuar në sytë e publikut duke shitur organizatën që drejton si opozitë reale.
Përfitimi dhe përdorimi në mënyrë të paligjshme i dokumentave të identitetit është vepër e rëndë penale e dënueshme nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu hetimi duhet të përfshijë punonjësit apo organet shtetërore që për shkak të paftësisë apo në mënyrë korruptive janë përfshirë në lëshimin e dokumentave kaq të rëndësishme në mungesë të nështetësisë shqiptare.
E gjithë evidenca gjendet në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Gjendjen Civile dhe dokumentacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shqipëria nuk mund të jetë shtet hajgare.
Ju lutem vendosjani dinjitetin në vend.