Libri “Masakër në Buzëmadhe” është një libër i veçantë për nga shkrimi i historisë.
Është i veçantë për faktin se autori Petrit Palushi i cili është tash një emër i njohur si shkrimtar dhe studiues paraqet komplet faktet e mbledhura për këtë ngjarje historike duke treguar me fakte fytyrën e vërtetë të komunistëve që ishin komplet të dirigjuar nga politika e Beogradit dhe e Moskës.
Këtu studiuesi Palushi paraqet faktët në tri akte.
Paraqet ngjarjen me dokumentët arkivore të kohës, shkruan nga rrëfimet e mbledhura nga familjet atdhetare dhe Nacionaliste të Buzëmadhes, për ngjarjen e ndodhur, por merr edhe dëshmitë prej atyre që ishin në krah të Kriminelit Shefqet Peçit i cili kreu një Masakër tek banorët e Buzëmadhës që jetonin në fshatin e tyre dhe e bënin jetën me një mijë veshtirësi. Krimineli Peçi edhe kur shkoi në botën e amshuar ai mbeti kriminel dhe kurrë nuk kërkoi falje për këtë Masakër, por edhe për Masakrat e tjera që kishte kryer në Kosovë kundër shqiptarve atdhetarë. Ajo që bije në sy gjatë leximit të këtij libri është edhe fakti i prerjes në besë të bukës së ngrënë. Asnjëherë nuk ka ndodhë në trojet shqiptare që një fshat të strehoje mysafirët t´iu japë bukë dhe t’i presë si miq, ndërsa në anën tjetër të njëjtit zgjohen në mëngjes dhe shkojnë në fshat i thërrasin burrat e fshatit për kinse në një mbledhje i çarmatosin dhe pushkatojnë mikpritësit që një ditë më parë i kishin ushqyer.Këtë gjë nuk e bëjnë as qentë endacakë.Në këtë rast komunistët pansllavistë ia kanë kaluar qenve endacakë duke vrarë e masakruar ushqyesit e tyre të një dite të mëparshme. Autori Palushi me një rrëfim prekës ka shtjelluar ngjarjet historike duke e bërë librin që të lexohet sa më shpejt dhe mos të lëshohet nga dora derisa të kryhet komplet leximi i librit. Ai paraqet me fakte emrat dhe mbiemrat e të vrarëve,paraqet 58 fëmijët që mbetën jetimë dhe u rritën pa mbështetjën e babave të tyre dhe gra të mbetura të veja ku me njëqind vështirësi duhet bërë jetën në ato shkrepa të vështira për ti rritur fëmijet jetim.Ajo çka është edhe me tragjike është edhe fakti se komunistët pansllavistë të Tiranës jo vetëm që nuk i qortuan njerëzit e tyre për këto masakra por ata i bënë edhe përfaqësues të Lumës në Parlamentin komunist,ku në Legjislaturën e dytë, 1950-1954, Sh. Peçi, B. Ndou dhe Z. Saliu u zgjodhën deputetë të Lumës; i pari, veç tjerash, kish pushkatue pa gjyq edhe 21 vetë në Buzëmadhe, i dyti kish dhënë urdhër të pushkatohej i biri i M. Bajraktarit, ndërsa i treti kish pushkatuar me dorën e vet, Z. Nurën (përkrahës i M. Bajraktarit), mbasi u qe dorëzue Forcave të batalionit të ndjekjës.Ky stil i të shkruarit të historisë me paraqitjën e të gjithë aktorëve të ngjarjes duke filluar nga burimet historike e duke marrë rrëfimet e familjareve që humbën më të dashurit të tyre si dhe rrëfimet e atyre që ishin në krahun e kriminelit Peçi dëshmon qartë se Masakra e Buzmadhës ishte një Masakër që ishte kryer qëllimisht për të dobësuar qëndresën enacionalistëve Lumjaneve atdhetarë, që ishin në krah të nacionalistit Muharrem Bajraktari, ashtu siç ndodhi edhe në Mirditë me Masakrën e Valmerit ku u pushkatuan krerëte familjeve nacionaliste Mirditore që e përkrahnin Komandantin legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Markun.Më këtë vepër autori Palushi ka dëshmuar se është një bir i denjë i Lumës Kreshnike.Ai faktet historike i paraqet më një stil të fortë letrar gjë që e bën lexuesin ta lexojë këtë libër duke mos marrë fare frymë. E banorët e Lumës e kanë një shprehje popullore: “Mos të kaptë i ligu përpara se s´tlen gja pa ba”. Është fakt se të ligjtë komunistat i takonin familjeve që s´kishin taban kombëtar dhe bënin masakra tek vëllezërit e tyre shqiptarë vetëm e vetëm të merrnin medalje e dekorata nga Beogradi, i cili iu kishte dhënë formulën e masakrimit të atdhetarve lumjanë qysh herët, për masakrat e papara që kishte kryer Serbia në vitin 1912 dhe 1913 në Lumë.