Edhe pse i vonuar, sigurisht është lajm shumë i mirë lirimi i 3 policëve të Kosovës!
Gjithësesi, përfshi dhe përtej kësaj ngjarje, mbeten disa vlerësime, mësime dhe 5 mesazhe Euroatlantike që do të duhet të mos harrohen kurrë nga të dy palët si dhe faktorët Euroatlantik në rajon:
Së pari, arrestimi brutal, ose për edhe më keq përqasja ose ndërsjellja si shtet terrorist (Koreja e Kim Jong-ut apo Rusia – Putiniste) në hapësirën ndërkufitare mes dy shteteve sovrane/Europiane do të inventarizohet gjatë si: ” një ngarje që e turpëron Beogradin Zyrtar” !
Së dyti, duke thënë këtë: “as e justifikon as e nderon Prishtinën Zyrtare qëndrimet delirante, mungesa e kodit të mirënjohjes kombëtare/fisnike si dhe reagimi pakonsultuar me çlirimtarët e vërtetë dhe garantët e vërtet të sovranitetit (USA/NATO)”!
Së treti, e çmoj si kohën e duhur për të “punuar edhe më fort për paqen duke mbjell dhe vaditur masat e mirëbesimit reciprok si dhe për t’ju rikthyer dialogut pa kushte” mes dy vendeve sovrane (Serbisë dhe Kosovës).
Së katërti, përtej kësaj ngjarje dhe përkundër riciklimit të klimës të konfliktit si dhe të shpërdorimit të Beogradit Zyrtar për interesat e Rusisë – Putiniste, 24 vjet nga çlirimi Kosovës besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor.
Së pesti, si mesazh shtesë, besoj edhe me fortë se forcimi bashkëpunimit me USA/NATO/UK/EU: “mbetet me peshe kritike jo vetë për ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës por edhe interesat mbarëKombëtare”.
Me këtë rast, ri-Konfirmoj se, edhe në mbi 35 vjet në fushën e sigurisë kombëtare dhe NATO-s: “mbetem ushtar i përkushtuar dhe i përulur i Atdheut, si për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.
*Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.