Gerald R. Ford, 1945
Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford më e madhja në botë mbërriti sot në Split.
Me këtë rast ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner bën një shënim lakonik në Twitter:
“USS Gerald R. Ford, mbërriti në Split (Kroaci) mëngjesin e sotëm. Duket se Putini dhe Vuçiq do të mendohen dy herë përpara se të përpiqen të shkaktojnë kaos në Ballkan.”
Më poshtë po sjellim disa të dhëna për USS Gerald R. Ford.
USS Gerald R. Ford bëri debutimin në Mesdhe.
Më 3 maj 2023, Gerald R. Ford u largua nga Porti Detar në Norfolk në dislokimin e saj të parë me gjatësi të plotë dhe është planifikuar të operojë në Zonën e Përgjegjësisë së Flotës së 2-të dhe të 6-të .
Më 24 maj 2023 aeroplanmbajtësja mbërriti pak jashtë Oslos në Norvegji për stërvitjet e NATO-s, ndërsa më 15 qershor hyri në Detin Mesdhe, pasi kaloi me sukses përmes Ngushticës së Gjibraltarit.
USS Gerald R. Ford është planifikuar të shkojë drejt Arktikut më vonë për stërvitje të mëtejshme.
Më 26 qershor 2023 USS Gerald R. Ford lundroi në Mesdhe dhe mbërriti në Split të Kroacisë për pushim të ekuipazhit
USS Gerald R. Ford është e njohur për teknologjitë e avancuara dhe veçoritë moderne.
USS Gerald R. Ford (CVN-78) është aeroplanmbajtësja kryesore e klasës së saj të Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Anija është e mban këtë emër sipas Presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford, i cili u regjistrua në marinë pass sulmit të 7 dhjetorit 1941 në Pearl Harbor dhe shërbeu në Areoplanmbajtësen USS Monterey (CVL-26) deri në vitin 1945.
Ndërtimi filloi më 11 gusht 2005 dhe iu dorëzua Marinës më 31 maj 2017 dhe u paraqit zyrtarisht nga Presidenti Donald Trump më 22 korrik 2017.
Dislokimi i saj i parë u nis më 4 tetor 2022.
Që nga viti 2017, ajo është aeroplanmbajtësja më e madhe në botë dhe luftanija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, me një kosto rreth 18 bilion $, e cila tani ndodhet në brigjet e Adriatikut në Split.