Këtë ngushëllim drejtuar familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe të shtrenjtë, poetit Vehbi Skënderi, e dërgon miku dhe kolegu i tij, shkrimtari Naum Prifti. Po ia risjellim lexuesit. Është shkruar më 17 qershor 2011, si sot 12 vjet më parë, në ditën që do të ishte edhe e largimit të shkrimtarit të shquar Naum Prifti nga kjo jetë. Tash e mbas poeti Vehbi Skënderi dhe shkrimtari Naum Prifti do të takohen në Panteonin e Parajsës.
——————————-
“E dashur Lili,
Te dashur Elida dhe Skender,
Me hidherim te madh sot mesova vdekjen e poetit Vehbi Skenderi, kolegut, shokut dhe mikut te dashur e te kahershem.
Edhe pse e dija prej disa kohesh gjendjen e tij shendetesore, serish lajmi me shkaktoi tronditje te madhe, pezmatim per humbjen e nje njeriu te mire, e nje poeti te talentuar, e nje shoku te sinqerte.
Me Vehbiun pata fatin e mire te punoja te revista e ilustruar YLLI gjashte vjet, nga 1960 deri me 1967, kur me derguan per riedukim ne Divjake ne mars 1967. Ylli ishte e para reviste e ilustruar me tre redaktore t\ afte e me pervoje, Vehbiu, une dhe Pipi Naçe. Kryeredaktor kishim Qamil Buxhelin. Ne redaktoret kemi shkuar shume mire me njeri tjetrin, bashkepunonim, konsultoheshim dhe kurdohere mirekuptoheshim per te miren tone dhe te revistes. Vehbiu ishte shembulli i pastertise shpirterore, i njeriut me zemer te hapur e te sinqerte.
Sa per vete, une i detyrohem posaçerisht per keshillen e tij te vlefshme shoqerore. Kisha shkruar nje poezi, te cilen e çmoja shume dhe besoja se do te lija nam kur te botohej. Ia tregova Vehbit, me sakt u konsultova me te ne menyre shoqerore dhe prisja lavderime nga nje poet i njohur. Ai me tha sinqerisht te mos merresha me poezi, te mos humbja kohen kot, po te vazhdoja me tregimet ku talenti im rrezatonte. E pata parasysh keshillen e tij prej kolegu dashamire dhe tere jeten e kam kujtuar me respekt keshillen e tij, se me shpetoi nga rropatjet e poezise, nderkohe qe une e kisha gjetur rrugen letrare ne proze.
Me vone mora vesh vuajtjet e tij te medha, shkarkim nga detyra e gazetarit, punetor ngarkim shkarkimi ne Vaun e Dejes, poeti i kthyer hamall, por ai qendroi i forte, nuk u epua, nuk u dorezua dhe fitoi mbi poshtersite dhe intrigat e pasosura te partiakeve mendjeshkurter.
Jam i sigurt se krijimtaria e tij poetike do te çmohet gjithmone e me shume, sepse ka lene pas krijime artistike, te bukura, te sinqerta e plot ndjenja frymezuese.
Ngushellime per humbjen e njeriut tuaj te dashur.
Emri i tij do te kujtohet me respekt nga brezat e ardhshem. Nuk e çmuan sa ishte gjalle, por ja keshtu qenka jeta.
Naum Prifti”
*17 qershor 2011