Një poster interesant me, “Vibrime Mitike” të Endri Myrtaj tërheq vemendjen e kalimtarëve të rastit, dashamirës të artit dhe pikturës. Ndodhem aty midis të ftuarve, kurioze prej njohjes nga larg të pikturës së tij interesante. Një djalë i heshtur që rrëfehet nëpërmjet penelit. Simbolizmi, arti i komunikimit me anë të simboleve, ku alegoria është poetike dhe zotëron virtualisht një thelb letrar.
Se un jam njeri i qytetëruar.
Nuk jetoj me në moçalin dionisak.
Tashmë kulturën kam si mbrojë.
Ose me sakt,si një lëvovozhg ku e përtyp dhe
e pështy, kur të dua.
Vargjet poetike të piktorit, janë thelbi i ekspozitës. Vizitorët përshëndeten dhe heshtur lëvizin nga tabloja në tablo. Nuk ka violina as drithërambe, mikrofoni është në mes të sallës së madhe por nuk ka fjalime si zakonisht. S’ka as personalitete të larta e titullarë. Ndihesh rehat në mbretërinë e artit dhe shijon hapsirën e madhe me vibrimet mistike. Tablotë flasin vetë.
Muji, ende përleshet në ditët e sotme me shpatën e zhveshur dhe tepër dinamik. Shohim transformimin abstrakt të formës në deformimin trupor. Deformimi i figurës së miteve nuk do të thotë dekompozim dhe as transformim. Endri i pëlqen mitet legjendare dhe janë të dashura për të, aty gjen identitetin, historinë, prejardhjen, forcën e karakterit, besimin. Deformimin e tyre e kthen në simbolikë, me forcën që e shtyn përpara drejt krijimit. Tashmë që shkenca ka zbuluar se tek njerëzit vepron energjia, është forca ajo që përbën deformimin si një akt i pikturës, duke mos e transformuar formën as dekompozimin e elementeve.
Për Endrin nuk ka rëndësi forma që përdor e cila është e ndryshme nga njëra tablo tek tjetra. E rëndësishme për piktorin e ri, është forca e tij krijuese që është e lidhur me forcën e shpirtit për të ecur më tej… Është ajo që thotë paul Klee: “ të mos bëhet e dukshmja, po të bëhet e dukshme.”
Piktura është rëfimi me anë të penelit dhe ngjyrave ku secili nxjerr nga vetja atë që dëshëron dhe akumulon brenda vetes si një realitet antropologjik. Me stilin dhe format që do të gatuajë vetë.
Duke i marrë nga e shkuara, e sjellë tek e tashmja. Dhe nga e tashmja do ti shpjerë tek e shkuara, aty ku meritojnë të jenë sipas kodit të piktorit.
Ashtu si ndryshon stilin dhe format e pikturës, po ashtu dhe ngjyrat. “Eklips në bjeshkë”(bojë kine në letër) “ Rënia e Pegasusit”(bojë kine në letër) “Kafsha sociale” (boj vaji ne karton), “Muji dhe ëndrra”(bojë kine në letër), “Shqiptari i shtresës së mesme” (bocet në karton), “Vetsakrifikimi” ( bojra vaji),”Projektuesit e dragoit prej letre” (boj vaji në kanavac), “Antipiramida”( boj vaji ne kanavac)..”Simbole te vetes” (teknik mikse mbi kanavac,120 me 130cm) etj. Merr pjesë në eksozita kolektive të artit modern. Çel ekspozitat vetiake të cilat marrin vemendjen e shikuesve dhe medias. Së fundmi në pranverën e këtij viti bën pjesë në Revistën MODERN- RENAISSANCE- INTERNATIONAL ARTS MAGAZINE
Endri në tablotë e tij, pasqyron fuqinë e realitetit mbi qënien dhe egzistencën e tij. Forca e tij shpirtërore i kthen në figura dhe ngjyra. Endri i adhuron mitet që dikur gjetën forcën ta përballojnë egzistencën e tyre në një botë të egër. Ai kështu hedh në telajo ngritjen dhe rënien e tyre duke iu dhënë zërin mitik ngjyrave. Nëse shohim trimin Gjergj Elez Alia, apo Mujin në majë të shkëmbit të lartë me shpatën mbrehur lart, çfarë ngjyre do të kishte jehona e maleve që përcillte zërin.
Jemi mësuar që mitet ti shohim gjigandë për të treguar forcën dhe madhështinë e tyre, ashtu si i kemi parë në filma apo piktorë të mëdhenj . Endri na jep të kundërtën, ata janë të zakonshëm, madje dhe ndonjëherë të padukshëm sepse jetojnë brenda nesh. Ai kërkon të marrë nga forca e tyre legjendare dhe ti kthjë në forcë jetësore, kreative , tu japë formën dhe ngjyrat që dëshëron, ato që sheh së brendëshmi. Endri Myrtaj është autonom në mendimin dhe krijimtarinë e tij, por brenda një komuniteti të gjërë piktorësh e artistësh që evolojnë çdo ditë, dhe ai bashkë me ta.
Duke parë ekspozitën e Endrit në Muzeun Kombëtar, më erdhi fare pranë Jorge Luis Borges, me librin e tij “Qeniet Imagjinare”. Borges gjigandi që ka pasuruar fjalorin e fantazizë dhe fantazimeve tona, duke ëndërruar kështu botën me një përpikmëri të thellë intelektuale .
Kështu më erdhën Vibrimet Mistike, që dritherojnë penelin dhe muzën e piktorit. Për të përballuar këtë vibracion të pazakontë dritë-hijesh, i kthen në figura simbolike. Piktori Myrtaj, mitet e sotme kërkon ti çmitizojë duke i sjellë si qeniet imagjinare të Borgesit. Meduzën që ngjall frikë, Minotaurin me kokë demi qe evokon instiktin, Centaurin ku vetedija e udheheq kafshëroren. Janë kalime që shoqërohen nga metamorfoza te shumefishta dhe të dhimshme. Meduza nuk gjen krahet e saj, Minotauri nuk mendon të ndryshojë, Pegasusi, s’ka krahë të fluturojë, engjelli rrezohet përtokë dhe klith. Të tjerë ngecin poshtë, nga forca gravitacionale që ka rënia.
Për të shpëtuar prej tyre thërret forcën e engjëjvë. E ulëta dhe e larta, qielliorja dhe tokësorja, instikti dhe dlirësia.
Ç’është ky bosht vertikal, që është pjesë e natyrës tonë komplekse?-pyet Endri.
Disa, këto kalime nga poshtë lartë, i bëjnë natyrshëm. Të tjerë ngecin poshtë, nga forca gravitacionale që ka rënia. Edhe në mitologji gjejmë të tilla kalime. Kemi muzat që frymëzojnë.
“Personazhe si Muji, Akili dhe të tjerë, të cilët janë hyjnor dhe tokësorë njëkohësisht.
Profet të perulur, si përcjellës të mesazhit hyjnor.
Engjëj që vin nga lart, si përçues të frymës së mirë dhe të mbarë në tokë.
Engjëj të rënë, të cilët qiellin e kujtojnë me mall si banesën e tyre të parë.
Toksorja dhe qiellorja, këto dy dimesione që japin dhe marin në mënyrë mistike me njëra tjetrën: E para e rëndë dhe opake, ndërkohë qielli e mbars me dlirësi, mbinatyshmëri, përjetësi dhe ringjallje.
Si mbartës të të dyjave dimesioneve, ne rrimë midis qiellit dhe tokës. Ku herë anojmë nga njera, herë nga tjetra.
Le të jenë keto anime, eksperienca të bukura dhe kuptimplota.-shprehet qetësisht Endri.
Pikturën e tij e zhvillon edhe në murale, pikturën monumentale për të cilën ai ka studiuar. Nuk ka ngjyra dhe lule apo vajza me fustane e shalle të bukura. Ka stilin e tij të pikturës së ngjyrave, zgjedh muret e vjetra dhe i ndriçon, ka brenda tyre simbolikën e jetës së qytetit, ku absurdi është shumë pranë realitetit.
Kështu i rrëfen Endri momentet e tij krijuese, kur kthen në forcë mitet dhe hedh në telajo ngjyrat e prodhura prej kësaj force shtytëse.
Tabloja “ Big Bradhër” me në qendër diktatorin komunist dhe kokërdhokët e syve që e rethojnë duke sujvejuar gjithçka në trysninë e përgjimit, duke trejtërsuar njeriun e kthyer në kavie në sistemet ku mbizotërron absurdi.
Tabloja me figurën e Krishtit të kryqëzuar dhe përeth tij djajtë dhe judenjtë që e çuan në kryq, janë akoma pranë tij dhe gjakosin.Turmat ulërijnë. Endri dhe miqtë, urrojnë “ Gëzuar Krishtlindjen”!
Kjo “Tempora More” e të gjitha kohëve vazhdon ndër shekuj.
Pavarësisht tendencës moderniste për ta zhveshur naracionin dhe poezinë nga piktura simbolike e cila i referohet asaj, rrefimi do të mbijetojë si nevojë e domosdoshme e egzistencës dhe forcës së krijimit. Endri në ekspozitën e fundit e ka sfumuar disi rrëfimin për ti bërë edhe më të thella vibrimet mistike.