Murat Yakin,dikur lojtar i kombëtares së Zvicrës, e tani përzgjedhës i saj në listën e lojtarëve, që do të përballën më 16 qershor dhe 19 qershor 2023,kundër Andorës, gjegjësisht Rumanisë, në kuadër të garave kualifikuese “EURO 2024” që mbahen në Gjermani e ka përfshirë edhe mesfushorin e FC. Lugano, Uran Bislimi.
Bislimi karrierën prej futbollisti e ka filluar në skuadrën juniore të FC. Basel të Zvicrës .
Konkurrenca e madhe në ekipin e parë të FC Basel, kampion i shumëfishtë i Zvicrës, e detyron Bislimin, që në vitin 2019, të kaloj në radhët e FC Schaffhausen, anëtar i të ashtuquajturës Challenge League të Zvicrës.
Ai në këtë ekip si lojtar i repartit të sulmit do t’i luajë 84 ndeshje. Bislimi në petkun e FC Schaffhausen, shënon 6 gola.
Forma e mirë dhe demonstrimi i lojërave të shkëlqyera bëjnë që kah Bislimi, busullën ta orientojnë skuadra të shumta të Super Ligës së Zvicrës.
Më 20 korrik të vitit 2022,Uran Bislimi nga FC Schaffhausen,kalon në skuadrën tiçineze FC. Lugano, anëtare e elitës së futbollit zviceran.
Urani 24 vjeç, shtatgjatë dhe driblues i mrekullueshëm edhe në FC. Lugano, do të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë.
Së bashku me Uran Bislimin në këtë skuadër të Zvicrës, italishtfolëse, luajnë edhe Amir Shaipi ( portier) Albian Hajdari dhe Kreshnik Hajrizi, mbrojtës.
Bislimin kësaj radhe me lojtarët më të mirë të kombëtares së Zvicrës, e ka tubuar një lëndim i papritur dhe goxha serioz, i lojtarit me origjinë kameruneze Breel Embolo.
Derisa në kontingjentin e lojtarëve të kombëtares zvicerane gjenden edhe Haris Seferoviq, Renato Steffen dhe Noah Okafor, nuk mund të prognozojmë se a do të jetë apo jo nga fillimi i ndeshjeve në 11-shin, e parë edhe Uran Bislimi.
Rreth kësaj vendos kryetrajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me ndihmësit e tij Vincent Cavin. Sidoqoftë evoluimi dhe progresi kaq i shpejtë i Bislimit është për t’u admiruar !