Kryetari i Partisë Socialiste njëherit Kryeministri i Shqipërisë, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Bashkësin e komunave me shumicë serbe në Kosovë!?.
Para sa ndërrmirrte këtë inciativë Edi Rama, është dashur të mendonte se Republika e Kosovës, tani më është shtet, dhe kjo është mohim i shtetësisë së Kosovës, ky veprim është një argat i Serbisë.
Edi Rama është dashur të shtronte çështjen e Krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë,që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën, kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive. Këto padrejtësi asnjëherë Edi Rama, nuk i ka ngritur. Edi Rama, asnjëhër nuk e ka ngritur se Serbia ka kryer dëbimin dhe gjenocidin që na ka shkaktuar për më shumë se një shekull.
Mbesim me shpresë se Edi Rama, pas inciativës në hartim të një drafti për Bashkësin e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, do të ndajë kohë edhe për Krahinën e Preshevēs, Krahinën e Sanxhakut,që tani është gati se asimiluar, për Shqiptarët në Maqedonin e Veriu që duhet të jenë element konstituiv i kësaj Republike, në Mal të Zi, e veçmas Edi Rama, do të ketë kohë edhe për Shqiptarët në Greqi dhe gjithë hapësirat shqiptare e Diasporë.
Pas instituimit për Ballkanin e Hapur, inciativa për hartimin e draftit për Bashkësin e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, është veprimi më i dëmshëm që është duke i shkaktuar Edi Rama, Republikës së Kosovës.
9 qershor 2023