“Financial Times” nëpërmjet një artikulli ka sjellë një panoramë të Shqipërisë, duke u ndalur tek arsyet përse duhet vizituar, por edhe tek problemi i emigracionit në vend.
Shkruan Martin Fletcher:
Shqipëria? Është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e popullsisë së saj jeton jashtë vendit. Gjatë gjithë dimrit kam lexuar për bandat kriminale, trafikantët e njerëzve dhe problemet e emigrantëve të paligjshëm që kalonin Kanalin Anglez me gomone.
Megjithatë, ky vend ka një panoramë të mrekullueshme. Në ditën e parë zyrtare të pranverës, unë dhe disa miq fluturuam në Tiranë pikërisht kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mbërriti në Londër për të takuar Rishi Sunak për bisedime që do të përfshinin trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.
Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, perceptimi im për Shqipërinë dhe shqiptarët ndryshoi në mënyrë të shpejtë.
Në aeroport u takuam me një udhërrëfyes zbavitës, të papërmbajtshëm dhe pafundësisht të shkathët, i cili pranoi lehtësisht se kishte hyrë tre herë në Britani ilegalisht me kamionë.
Ndalesa jonë e radhës ishte në Peshtan, fshati ku do të fillonte edhe shëtitja jonë.
Ne shijuam një heshtje të pandërprerë, dhe hasëm vetëm një motor . Gjithashtu pamë një dhi të vetmuar, ardhjen e saj e lajmëronte zhurma e kambanave.
Pasdite u ndalëm në një shtëpi të vjetër prej guri, pronari i së cilës, na ofroi kafe, raki dhe mjaltë.
Në këtë rrugëtim tonin, ne kaluam kujtime të paharrueshme në Shqipëri, ndërtesa të reja dhe një numër të jashtëzakonshëm makinash të reja e të mira. Megjithatë ne nuk kishim përjetuar gjë tjetër veç ngrohtësi dhe bujari në një vend që mund të rrënohet nga emigracioni, por është i bekuar me bukuri natyrore dhe interes historik.