Njerëzit që përpiqen të mashtrojnë për të fituar një pozicion shpesh nxiten nga një dëshirë e fortë për përfitime personale ose sukses. Megjithatë, mashtrimi minon parimet e drejtësisë, integritetit dhe meritokracisë që janë të rëndësishme në shumicën e mjediseve profesionale. Një sjellje e tillë mund të dëmtojë besimin, të dëmtojë marrëdhëniet në një shoqëri dhe të ketë pasoja negative si për individin e përfshirë, ashtu edhe për organizatën ku janë pjesë.
Sigurisht! Kështu ka ndodhur! Në Vatër erdhën disa njerëz megaloman, kjo do të përshkruante dikë apo disa që kanë një dëshirë të tepruar për kontroll dhe fuqi që përpiqen të mashtrojnë për të fituar një pozicion dhe duke marre tituj shkencor. Këta që erdhën me lajka duke lavdëruar zotin ”ju rujt zoti njërit, ju rujt zoti tjetrit” dëmtuan kandidatët ose konkurrentët e tjerë që luajtën sipas rregullave, për mos të thënë dëmtuan me porosi edhe integritetin e vetë procesit të përzgjedhjes për editor te Gazeta Dielli.
Reputacioni i një personi është vendimtar në mjediset profesionale. Mashtruesi për të fituar një pozicion mund të dëmtojë ndjeshëm reputacionin e dikujt, duke e bërë të vështirë rifitimin e besimit ose sigurimin e mundësive në të ardhmen. Rritja dhe përmirësimi i vërtetë për një gazetar vjen nga përballja me sfidat, tejkalimi i pengesave dhe mësimi nga përvojat. Nje Vatrane e nderuar me shkruajti: “Duhet shfrytëzuar liria sic i ka hije, sejcili tregon veten në liri po ashtu edhe nën dhunë”. Nuk ka justifikimë për editorin e diellit sepse liria e fjales dhe mendimit në Amerike është e mbrojtur me ligj. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha nuk është as ligji, as maliqi dhe as përkurori për t’i vendosur censurë vatranëve. Thjesht po rri në krye të Vatrës pa u votuar si dhe 5 kontrollues që dalin me petkun e profesorllekut.
Këto njerëz duke treguar dobësi, humbasin mundësi të vlefshme në Vatër për zhvillim personal dhe rritje profesionale. Në shumë raste, këto njerëz ekspozohen përfundimisht, duke çuar në dëmtim reputacionin e Vatres, humbje të besimit në anetaresi dhe pasoja të mundshme ligjore ose profesionale. Kjo sjellje e editorit të Gazeta Dielli mund të pasqyrojë mungesë integriteti dhe mund të jetë e dëmshme për klimën e përgjithshme etike të një vendi pune në Federaten Pan Shqiptare Vatra.
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj