Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi shprehet se një strukturë e fortë partiake e PD-së, e mund pushtetin e parave të pista.
Në “Çim Peka Live”, Murrizi tha se duhet të shkojnë në votëbesim kryetari i PD, Sali Berisha dhe drejtuesit e strukturave.
Ai theksoi se Berisha duhet të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm për të analizuar zgjedhjet e 14 majit, nga ku sipas tij duhet të nisë korrigjimi i vetes për t’u përballur me pushtetin në vijim.
“Edhe Sali Berisha duhet të shkojë në votëbesim te anëtarësia, por së pari duheë të kemi anëtarësi reale. Ne nuk i kemi aktivë 35 mijë anëtarë. Një sektor organizimi dizaster. Edhe dështimet e fjalimeve në Tiranë, për mua kanë qenë defekt i organizimit. Nuk mund të flasin 61 kandidatë dhe në fund lideri. Nëse kemi ardhur në Tiranë kemi ardhur të dëgjojmë mesazhet politike të liderit. E para kjo. Ka ardhur paketë me gjithë Kryesinë e Lulit. Në fjalimin tim të qershorit të kaluar kam thënë: “Nëse paskemi menduar se i gjithë dëmi i PD-së qenka Luli dhe Gaz Bardhi në e kemi gabim”. Nuk ke nevojë të vish paketë me të gjithë këta që nuk ngjitën dhe nuk bëjnë atje, i more dhe i prure këtu. Berisha është peng i fjalës së dhënë dhe i burrërisë më tepër tek njerëz që nuk kanë as burrëri dhe as stof politik. ‘Mqs më qëndruan në ditë të vështira unë nuk i shes’. Nuk është shitje. Mund të jesh shumë teknicien i mirë, por nuk ngjit. Një njeri i thatë që sa herë del i heq PD-së 5 mijë vota, nuk ka nevojë të jetë anëtar kryesie. Nepotizëm në Kryesi, 25 veta, 3 kushërinj të parë. Tre votues, tre anëtarë Kryesie, njerëz të thatë. Duhet ta shkulim me themel dhe të shohim shtrirjen. Jugu ka më shumë vota se Veriu. 4 preferektura këtej kanë 27 deputetë, 4 këtej kanë 43 deputetë. Nuk mund të jesh vetëm me Luan Baccin anëtar Kryesie në të gjithë jugun.
“Duhet të korrigjojë veten, nuk duhet t’i trembet votës, duhet të hyjë në votëbesim jo vetëm Berisha. Të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm, të analizojë zgjedhjet, të ngrejë grup pune dhe të bëjë strukturat. Kemi defekte edhe në primare, jo të gjitha shkuan ashtu siç i mendonim. Kishim kandidatë mercenarë në bashki bastione të PD që duhet t’i fitonim. Kur fryma dhe urrejtja, dhe kur struktura është solide e mundin pushtetin edhe me para të pista. Ke rastin e Fisnikut, Mylyshit, ke rastin e Shkodrës në 6 mars, ke rastin e 97-ës kur në ato zona që qëndruam, tre deputetë morëm në Lushnje, nuk morëm në Tiranë asnjë. Pra, duhet të shikojmë veten, pa shpallur armikun”, u shpreh Murrizi.