Timo Mërkuri, meqënëse vuan nga megalomania, me një ndjenjë deliri guxon dhe shpik identitete, sikurse është libri: “Identiteti i isopolifonisë” duke e paraqitur këtë si identitet të kombit shqiptar dhe me këtë kal beteje të inicuar nga Vasil Tole, hidhet në veprim edhe kundër kompozitorit Aleksandër Peçi, i njohur në jetën muzikore të Shqipërisë dhe Europës. Mercenarët veprojnë dhe Tole bën sehir, si të ishte vërtet “kokë nga ato që ndrijnë për atdhe”,(!) sikurse e ka konsideruar këtë mjeran, Timo Mërkuri. Të tilla servilizma dhe hosana të diktuara, Timo Mërkuri ia ka bërë mikut të tij edhe në gazetën “Telegraf”, 7 gusht 2014: ”Populli ynë duhet t’i jetë mirënjohës…birit të tij që ja prezantoi shkencërisht botës këtë pasuri të madhe, birit të tij me një emër të thjeshtë Vaso Tole”.
Cilin atdhe ndrin koka e Vasil Toles, Greqinë apo Shqipërinë, sepse në dy librat e Toles, Çamëria dhe tërë Epiri deri në Shkumbin, konsiderohen prej tij si territore greke?!
Mërkuri pyet: ku e ka burimin ky lumë “llumi” që hidhet mbi punën dhe veprën e tij? (Vasil Toles) Çfarë prove, çfarë dokumenti ka artikullshkruesi dhe ata që qëndrojnë rreth apo pranë tij që të vërtetojnë akuzat ose së paku t’i mbrojnë ato që të mos quhen shpifje?”
Vetëm një karagjoz cirku bën ndërhyrje të tilla, sepse Prof. Aleksandër Peçi në lektoriumin e dates 6 maj, në Hotel “Rogner”, analizoi provën më të madhe; librin e Vasil Toles “Odiseja dhe sirenat grishje drej viseve isopolifonike të Epirit”, e cili është futur në dosjen e UNESCO-s, ku trashëgimia shpirtërore e shqiptarëve, trajtohet si produkt i sirenave greke! Çfarë prove tjetër kërkon ky megaloman? Me këtë ndërhyrje, Timo mercenari pranon, se polifonia shqiptare dhe ajo labe, e ka prejardhjen prej sirenave greke! Duke e pranuar këtë tjetërësim, Timo Mërkuri eliminon kulturën origjinale shpirtërore të popullit shqiptar dhe konfirmon prerjardhjen e saj prej kulturës së një populli tjetër!
Është e lehtë të bësh autoritarin dhe t’u bësh pyetje të tjerëve, por çfarë provash na sjell Timo Mërkuri dhe Vasil Tole, për prejardhjen e “isopolifonisë” shqiptare prej sirenave greke? Nëse do të kishte ndonjë studiues që do të hidhte “llum” mbi Vasil Tolen, Tole fare qetësisht, pa ndërsyer mercenarët e tij, mund të prononcohej dhe të na sillte një sirenë për të kënduar “isopolifoninë” e tij, dhe ne do t’i sillnim 20 grupe polifonike që nga Delvina, Vlora, Skrapari Gramshi. Kërçova e deri në Dibër ku këndohet dyzërëshi, për një koncert të përbashkët.
Ndoshta Timo Mërkuri do ta bind Vasil Tolen për të na sjellë një sirenë, ose do të shkojë vetë deri në Greqi, për të marrë sirenën isopolifonike, ndryshe Vasil Tole urgjentisht duhet të shkojë në UNESCO dhe ta ndryshojë emërtesën dhe gjenezën e polifonisë shqiptare prej këngës së sirenave. Ose Sirena të vijë në Akademinë e Shkencave, ose ndryshimi në UNESCO, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm kështu zgjidhet problemi dhe s’ka nevojë për lehjet e larove që bëhen mbrojtje e diversioneve të Vasil Toles. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, se trashëgima e tyre shpirtërore është e prejardhur prej sirenave greke, pra prej një populli tjetër, veç mercenarët e Vasos dhe ndonjë shërbëtor i ndonjë ambasade të huaj. Pikërisht këtij problemi kyç, që analizoi kompozitori Aleksandër Peçi, i shmanget Timo Mërkuri për të sjellë presionin e rrugës ndaj specialistëve dhe muzikantëve, sepse kjo taktikë mjegullon diversionet e Toles. Vasil Tole i zbaton këto manovrime prej 20 vjetësh dhe dinakërisht ka mohuar trashëgiminë shkencore të studiuesve shqiptarë. Timo Mërkuri pranon të zhgarrëzyhet në llumin që e ka futur akademiku Vasil Tole, ndaj “konstaton” tek prof. Peçi, “Një shtjellë mosdijesh dhe moskuptimesh” Megalomani i arithmetikës, konstaton “mosdije” tek muzikanti i skenave Europiane dhe “specialistët” e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave, heshtin! Ku kemi arritur!
Mërkuri këmbëngul: “Qysh në krye artikulli nis me një mungesë respekti për kolegun, kur shprehet:” Tole… është me dije të dyshimta mediokre dhe me alogjizma pa fund… kur i etiketon Sirenat greke dhe isopolifonia nis nga ato”. Çfarë mund të jetë tjetër Vasil Tole, veçse mediokër dhe mashtrues, që spekullon me polifoninë shqiptare dhe e trajton si produkt të sirenave greke, produkt që e ka dokumentuar vetë Tole: “ ”Në lidhje me këtë veçori tingullore të sirenave, na vjen mirë të pohojmë, se ka një përqasje me mendimet më të përhapura mbi veçoritë e zërave këngëtorë të iso-polifonisë së shqiptarëve“(Odiseu dhe siranat…f. 15) Pseudoakademiku Tole krijon mendimin, sikur zërat “iso-polifonikë” të sirenave, janë krijuar në një territor tjetër, në Epir, nga një popull tjetër, por që “kanë përqasje” me mendimet e përhapura me “iso-polifoninë” e shqiptarëve, që ndodhen në një territor tjetër jashtë Epirit. Ndoshta Timo Mërkuri duhet ta dijë vendin, ku e ka dëgjuar tingullin e sirenave greke, akademiku Tole, që e përqas me zërat e polifonisë shqiptare!
Timo Mërkuri nuk ka sy të lexojë se Akademiku Tole, polifoninë shqiptare e nxjer të lindur në djepin e sirenave greke: “Lidhja e udhëtimit nistor të Uliksti, me parashikimin e Tirezias, se ai do të ballafaqohej me sirenat, është tjetër dëshmi e lidhjes që kanë Sirenat dhe kënga e tyre, me prejardhjen dhe shtratin e vërtetë të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë”.( Odiseu dhe sirenat …f.14) Përse “shqiptari” Timo Mërkuri e mbron prejardhjen e polifonisë shqiptare prej djepit të sirenave greke? Dhelpëritë e akademikut Tole janë shokuese: “Asgjë më shumë se muzika, iso-polifonike e Sirenave vajtore do t’i mësonte Uliksit këtë përmasë të tretë të shndrimit: vajtimin shumëzërësh iso-polifonik”( Odiseu dhe sirenat …f. 14) Vallë nuk e kishte dëgjuar Uliksi ritin e lashtë të vajtimit nga gjyshja, nëna apo të afërmit e familjes epirote në ceremoniale vajtimi?! Vallë në truallin ku kishte banuar Uliksi, nuk kishte traditë artistike, etnografike dhe shpirtërore, por duhet t’ia mësonin sirenat?! Nëse kënga polifonike, do ta kishte djepin tek kënga vajtimtare e sirenave, problemi i origjinës së etnogjenezës së polifonisë dhe vendlindjes së saj, i shtruar ende sot prej etnomuzikologjisë botërore, do të ishte i zgjidhur dhe nuk kishte nevojë për studime e konferenca të shumta ndërkombëtare! E di akademiku Tole gjendjen civile të sirenave, për të pyetur për datën e lindjes së tyre, apo do të pyes Timo Mërkurin? Për ta vulosur “shpikjen” anormale, akademiku Tole e njeson këtë gjenezë edhe për polifoninë labe: ”Zëri i Sirenave ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia labe, në ish trojet e Epirit të dikurshëm antik.”(Odisea dhe Sirenat… f.24-25) Këtë çmenduri vetëm një i lajthitur si akademiku Tole mund ta pohojë dhe një mercenar si Timo Mërkuri mund ta mbrojë, sepse Tole, poemën nga e merr “isopolifoninë” e sirenave, e trajton greke: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”.( Odisea dhe sirenat…f. 65) Këtu fshihet diversioni i akademikut Tole, sepse personazhet që vajtojnë tek “Iliada”, na qenkëshin parahelenë dhe jo parailir! Përse mercenari Timo Mërkuri shqetësohet kaq shumë për Vasil Tolen, kur ai është ende gjallë, dhe nuk shqetësohet për autoktoninë e polifonisë shqiptare, sikurse u shprehën 70 intelektualë që morën pjesë në lektoriumin e prof. Peçit?!
Në mungesë të fenomenit sonor, akademiku Tole arrin kulmin e çmendurisë së tij: zbulon gjenezën e polifonisë shqiptare nga shpjegimet etimologjike: “Nga vëzhgimi etimologjik i emrave të Sirenave rezulton se Ligea është mbartëse e të qarit me dënesë, (me ligje, siç e themi ne e që lidhet aq ngushtë me vajtimin), Thelxipea është magjiplotë, Aglaopea e veçantë dhe Peisinoe e bindur.
Mbështetur në një përqasje të këtyre veçorive etimologjike, duket se gjejmë në tiparet e tyre, tashmë si këngëtare, edhe një rreshtim strukturor të ngjajshëm me strukturën e vendosjes së zërave në iso-polifoninë popullore shqiptare. Më konkretisht të zërit të parë Marrësit si magjiplotë, II, Kthyesit si të veçantë dhe të zëriz të III, Isos, e cila s’është gjë tjetër veçse zëri i së bindurës Peisione.”(Odiseu dhe sirenat…f. 37.)
A mund të vlerësohet një gjini muzikore nga shkronjat e alfabetit, ndërkohë që duhet medoemos tingulli muzikor?! Vërtet Timo mercenari beson se struktura e këngës polifonike shqiptare vjen prej shkronjave të emrave të sirenave greke! Çfarë dokumentesh të tjera i kërkon Timo megalomani, kompozitorit të shquar Aleksandër Peçi? Duam ta pyesim Mërkurin: me sa zëra kanë kënduar sirenat z. Mërkuri?
Përkundër Vasil Toles që e prezanton Uliksin si etnitet grek, Prof. Çabej sqaron: “Në artikullin e tij “Gjendja e sotme e studimeve ilire”, Karl Keren, shënon se prehistoriani gjerman Carl Schuchardt shikon te Odiseu “Ilirinë e vërtetë”, sepse ky mbretëron mbi ishuj që janë të sferës ilire dhe dallohet “me urtësinë dhe e me gjakun e ftohët të tij” prej heronjve të tjerë të Iliadës:
Gjithçka te Odiseu është detari, gjithçka lot në Mesdheun perëndimor, gjithçka është mënyrë jetese dhe legjendë ilire”.(Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Rilindja 1975, f. 100)
Përse e ngatëron Vasil Tole këngën e popullit shqiptar me sirenat greke? Për padituri apo për shërbime speciale?! Timo Mërkuri, i fryrë me delire, kopjon justifikimin e Toles në emisionin e Mustafa Nanos: “Termi i përdorur në çertifikimin e bërë nga UNESCO të këngës polifonike me iso, si kryevepër shpirtërore e njerëzimit, ku teksti ishte: “Albanian folk iso-poliphony”, që e përkthyer në shqip do të thotë: “Polifonia popullore shqiptare me iso”. Ky justifikim i trashë dhe mashtrim i opinionit, është diskretitim, jo vetëm për Tolen, por edhe për merecenarin e tij Mërkurin, sepse Vasil Tole në dy librat e tij; “Sirenat dhe isipolifonia në Epir” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit” emërtesën “isopolifoni” e ka përdorur 118 herë” Këto janë shkruar shqip, pa përkthim, jo polifoni me iso, por qartësisht “isopolifoni”! Çfarë i detyron sot të mashtrojnë Vasil Tolen dhe Timo Mërkurin, se gjoja në UNESCO, është futur emërtesa “polifoni me iso”, por na qenkërka ngatërruar nga përkthimi anglisht! Po në gjuhën shqipe kush i ka ngatërruar që përdoret dhjetra herë “isopolifoni”? Nëse na qenkërka ngatërruar emërtesa, pse nuk ka vrapuar Tole ta saktësojë emërtesën shqip, dhe përse nuk nxiton edhe tani të bëj korrigjimet e nevojshme? Nuk shkon Vasil Tole të bëj korigjimet e nevojshme, se nuk e lejon padroni.
Mërkuri “bën përpjekje” të futet edhe në elemente shkencore të dosjes në UNESCO: “U paraqit fotografimi i një faqe sejti të UNESCO-s ku shkruhej tekstualisht: “Termi iso ka lidhje me ison-n e muzikës kishtare bizantine… këtu nuk bëhet fjalë për origjinën e këngës, por për shpjegimin e “termit” iso si “term”, si fjalë”. Në dosjen e UNESCO-s nuk futen shpjegime fjalësh nga kultura të ndryshme, futen vlerat artistike dhe origjinale të një populli. Në UNESCO është shkruar ekzaktësisht: “prejardhjen e “isopolifonisë “ nga kori kishtar bizantin dhe nga sirenat greke”, dhe më poshtë, “Termi ‘iso’ i muzikës tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikës kishtare bizantine.” Këtu kemi një shpërdorim të të detyrës nga drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Shpirtërore në Minisrinë e Kulturës, një falsifikim flagrant, sepse Polifonia Shqiptare nuk vjen nga kori i kishës bizantine.
Studiuesi italian Lorenco Tardo, ka pohuar traditën e lashtë tek arbëreshët: “Meloditë liturgjike në kompleksin e tyre të përgjithshëm i përkasin mbarimit të shek XIV dhe fillimit të shek XV, sepse shqiptarët morën me vete… një traditë provinciale dhe arkaike, një traditë, që duke qenë ruajtur në 400-tën dhe 500–ën, rrjedh nga koha e bazilejve e ndofta nga një kohë edhe më e lashtë”( Lorenco Tardo, “L’antica mrelurgia bizantina” Grotta-ferrata, 1938 f. 111) Duke e çuar djepin e polifonisë në kohën e bazilejve shek IV-V të erës sonë, e ndofta edhe nga një kohë më e lashtë, studiuesi italian i etnomuzikologjisë, e ka përjashtuar ngjajshmërinë me isonin e korit kishtar bizantin. Çfarë lidhje ka isoni bizantin me ison e polifonisë shqiptare, kur isoni bizantin ka lindur disa shekuj pas këngës shqiptare? Përse duhet ta fuste Vasil Tole këtë element kompromentues për polifoninë shqiptare, në UNESKO? A nuk kanë të drejtën studiues, muzikantë dhe qytetarë të thjeshtë t’i kontenstojnë këto veprime diversioniste të Vasil Toles? Kanë se janë qytetarë të këtij populli, por nuk i lë megalomani dhe mercenari Timo Mërkuri me shokë.
Prof. Ramadan Sokoli qysh në Konferencën parë të studimeve Albanologjike në nëntor 1962, e ka saktësuar: “Meqënëse në muzikologji mbizotëron mendimi se grekët dhe romakët e lashtë nuk këndonin këngë polifonike, është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës ballkanike është me prejardhje të lashtë, e mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim as është vërtetuar as është miratuar, madje është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore”. Për këtë prof. Sokoli ka shkruar: “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike, nuk ka ndonjë lidhje morfologjike me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca er parë Albanologjike, Tiranë 1965, f. 334)
Sikundër shihet, Debatet për prejardhjen e këngës polifonike nga muzika bizantine qenkan bërë qysh në vitet ’50-’60 dhe profesori e ka sqaruar përfundimisht problemin, përse Tole duhej ta shtrinte këtë problem, kur nuk ishte e domosdoshme deri në UNESCO, sepse ajo trajton vlerat e kultursë së shqiptarëve dhe jo ngjajshmëritë e elementëve të saj të veçanta me kulturat e popujve fqinj? Kush ia kërkoi këtë ngjajshmëri të isos shqiptare me isonin bizantin, Vasil Toles?
Një studiues i huaj i referohet prof. Beniamin Krutës: “Një fakt i rendësishëm që e bën kompleks problemin e gjenezës së burdonit dhe ne të njëjtën kohë i vë një pikëpyetje ekzistencës së tij herët në këngën bizantine, është kënga polifonike e kishës ortodokse të arbëreshve të Italisë, e cila me gjithë lashtësinë e saj, nuk e njeh ison. Melurgjia liturgjike bizantine, të paktën deri në shek. e XIV, kohë në të cilën nisin emigrimet arbëresheve për në Itali, ne truallin jugor të Shqipërisë zhvillohet pa iso-n”. (B. Kruta 1991, 68-9)
Sikundër shihet, “iso” e polifonisë shqiptare nuk ka lidhje me “isonin” e korit kishtar bizantin. Përse u ngatërrua Vasil Tole, kur e kishte këtë pasuri shklencore nga profesorët e tij, sepse Beniam Kruta ka dhënë lëndën e etnomuzikologjisë në Institutin e Lartë të Arteve dhe ka marrë pjesë në 35 ekspedita studimore nga Kosova, Maqedonia e deri tek arbëreshët e Italisë.
Sokol Shupo, në përgjigjen që i ka dhënë Vasil Toles në vitin 2004, përmes studimit “Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq”, shkruan: “Mund të besojmë, se pavarësisht nga shkrimi, koncepti i isonit është më i lashtë se sa shek IX. Bëhet fjalë për neumën që quhet ison dhe jo për praktikën e isonit…ngjajshmëria e termit ison me termin popullor iso, është fare e qartë dhe këtë gjë e kanë venë re të gjithë etnomuzikologët, por ngjajshëria e termit nuk do të thotë patjetër edhe ngjajshmëri e dukurisë, dhe këtë gjë e ka shpjeguar mirë B. Kruta. Të dy “tezat” e mësipërme të Z. Tole, fshehin poshtë tyre një të tretë – tezën që termi iso Shqipëri vjen e përdoret i filtruar përmes kulturës dhe gjuhës greke”. (Panorama, 4-5 maj 2023)
Iso e polifonisë shqiptare nuk ka asnjë lidhje me isonin e muzikës kishtare bizantine dhe nuk ishte e nevojshme që Vasil Tole ta nënvizonte këtë ngjajshmëri! Përse Vasil Tole nuk u mbështet tek studjuesit shqiptar për të përgatitur dosjen, por iu rerferua studiuesve të korit kishtar bizantin? Polifonia shqiptare është pasuri shpirtërore e tërë popullit shqipar dhe si e tillë ka fituar anonimatin. Askush nuk mund ta përvehtësojë dhe ta falsifikojë atë. Askush nuk e ka caktuar Vasil Tolen për ta falsifikuar dhe përvehtësuar këtë pasuri të shenjtë, për të bërë me të çfarë të dojë, sikur ta kishte pronë private, pavarësisht se ai diti ta fshihte diversionin e tij kundër kulturës popullore shqiptare me bujën marramendëse të “Kryeveprës botërore”! Populli shqiptar donte ta gëzonte kulturën e tij si kryevepër botërore në vlerën e saj origjinale, si produkt i popullit shqiptar, sikurse e kishte programuar dosjen Beniamin Kruta, jo si prodikt i sirenave greke. Edhe sa vjet do ta mashtrojë Vasil Tole popullin shqiptar?!
Sado që megalomani Timo Mërkuri përpiqet ta fshehi Tolen nga mëkati antikombëtar, atë e nxjerr zbuluar harta e “isopolifonisë” me shtrirjen deri në Shkumbin, botuar tek libri “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”. Për këtë fakt, një intelektuale e nderuar ka bërë sot në WatsApp këtë postim: “Bejleri i Himarës dhe Bejleri i Akademisë së Shkencave, nxorën në shesh një zë shtrige që pickon polifoninë e këngës. Harta e Bejlerit është e njëjtë me atë të të Vasil Toles…kufijtë Vorio-Epirit…Alogjizma merimangash të një gjëmbaçi isopolifonik për dashurinë helenike”.
Më qartë se kjo intelektuale, nuk e ka thënë askush! Përfshirja e “iso-polifonisë” greke deri në Shkumbin, në hartën e përpiluar nga akademiku Tole, dëshmon, se akademiku Tole ka qëllime të fshehta, në shërbim të politikave shoviniste! Populli është indjeshëm ndaj këtij problemi dhe sado që Vaso Tole të ndërsejë kundër studiuesve dhe muzikantëve taborët e tij prej mercenarësh, nuk ka për t’i mposhtur me fjalë rrugësh. Timo Mërkuri nuk haron të përmend edhe “Kodin Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, duke e aktualizuar: “Vendi ynë gjithmon “belanë” e ka gjetur nga ca shqiptarë, të cilët ndaj atdhetarëve që kanë arritur suksese, nisin e këndojnë një këngë të tipit të meskinëve”. “Analisti” i sociologjisë shqiptare, Mërtiri, megjithëse manifeston frymë të theksuar meskine, akuzon të tjerët për atë që e ka vetë me tepricë. Na vjen keq që Mërkuri luan lojën e batakçiut dhe pranon të ndërsehet sa herë e urdhëron Vasil Tole kundër atyre, që kërkojnë ta ndihmojnë Vasil Tolen, ta nxisin të shpejtojë në UNESCO për të korrigjuar gabimin e tij, sepse dosjen në UNESCO e ka përgatitur i vetëm Vasil Tole, pa një grup shokësh dhe specialistësh. Këtë e ka dokumentuar vetë në librin “Enciklopedia e isopolifonisë”, prandaj nuk mund ta shpërndajë përgjegjësinë te të tjerët. Fakti se askush nuk po i del në mbrojtje nga bshkëpërgatitësit e dosjes, vërteton se s’ka patur të tillë., dosjen e ka përgatitur vetëm Vasil Tole.
Ky realitet e diskretiton mashtruesin Timo Mërkuri dhe akuza e tij, se Fitim Çaushi ngrihet kundët Vasil Toles, se nuk e mori në përgatitjen e Dosjen për në UNESCO, është një përhapje opinioni prej njeriu plot ligësi. Vasil Tole nuk mori anëtarët e Këshillit Kombëtar të Muzikës për hartimin e dosjes, si përfaqësuesit e Institutit të Kulturës Popullore, të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, të Institutit të Regjistrimit të Monumenteve të Kulturës, muzikantë dhe specialistë, dhe s’kish si t’i mbetej qejfi Fitim Çaushit. Mashtrimet e Mërkurit janë për të pabesueshme, të tilla mbaten vetëm grabitja e naftës kur Mërkuri punonte në Armo.
Megalomani Mërkuri, guxon të analizojë një muzikant të shquar të njohur në tërë Europën për hir të një mashtruesi dhe mediokri në shkencën e etnomuzikologjisë. Do t’i thoshja Timo Mërkurit lereni debatin shkencor të zhvillohet mes specialistëve dhe qytetarëve të fushës përkatëse, që i kanë njohuritë shkencore dhe mos u fusni në diskutime me urdhër si mrcenar i Vasil Toles. Mund të shkruani për mua çfarëdo që të mendoni, por a do t’ia dilni të gjithë këtyre kritikuesve që kanë shkruar kohët e fundit në shtypin e ditës dhe emisione televizive, si Albert Nikolla e deri tek Profesor Sazan Guri.
Afërsisht 100 vjet përpara, Maksimilian Lambertc, theksonte: “Në epet e Homerit gjenden forma të njëjta vajtimi, të cilat edhe sot ekzistojnë në Shqipëri” (Lambertz M.”Die Volkspoesie der Albaner “Sarajevo, 1917, f. 65) Lambertc ka theksuar; jo “përqasje”, por forma identike, forma të njëjta vajtimi me epet homerike të dardanëve, të popullsisë shqiptare që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë edhe sot në Shqipëri. Ndërsa poeti frances La Martin ka shkruar: “Për të njohur këngët e palikarëve grekë, duhet të njihen këngët e shqiptarëve”. (Lamartine (de) A.Souvanirs, impressione, pensses et paysages, pendant un vuage en Orient (1832-1833) Paris char les Gosselin, Libr.Furne, 1835.)
Është kultura greke që duhet të marrë prej kulturës shqiptare, sikurse ka marrë, dhe jo kultura shqiptare të paraqitet si e pjellë në djepin e sirenave greke.