A ju kujtohet kur hine?
Kështu si sot… E per shka të votojmë? – Shumicen e rinisë Shqiptare sot as nuk dijmë ku e kemi… Janë ma shumë se njëmilion djelm’ e vajza të reja që kanë lane Shqipninë e ndoshta, pergjithmonë!
A ju kujtohet kur ikne?
Kështu si sot… Tash 33 vjetë vetem mendohet si me ikë nga Atdheu!
E per Ata që nuk mendojnë ashtu, sigurimi i shtetit organizon vrasjen e tyne ose zhdukjen me mjetet ma të sofistikueme e t’ ulta shtetnore.
A kujtoheni per ke po punojnë patronazhistët, sigurimcat dhe vllavrasësit?
Detyra kryesore e tyne asht shpopullimi i Shqipnisë, vorfnimi i Saj dhe me anën e korrupsionit t’ organizuem që nuk asht tjeter vetem hajni politike dhe ekonomike e organizueme, mbi popullsinë deri në fukurallek ekstrem.
E kush e drejton këte korrupsion?
Klasa ma e nalta politike dhe shtetnore, kasaforta e hajdutëve kriminelë.
Shitblersja e votave e praktikueme tash sa vite per me sjellë katastrofat dhe ngjarjet elektorale të sotme, që po punon vazhdimisht per zhdukjen nga harta të Shqipnisë, tue i sherbye serbëve, turqve e grekve antishqiptarë.
Tradhtarët e Atdheut sot kanë të gjithë frenat e shtetit në duert’ e tyne, tue fillue nga ma të thjeshtat që i perdorin per largim popullate nga Atdheu.
Ruejtja e kësaj formë qeverisje që quhet monizem, i ka kalue 80 vitet…
A ju kujtohet kur pleqtë tregonin per pushkatimet para Bashkisë në qytetin e Shkodres në vitin 1945 nga komunistët? Asht fjala per “monistët” e sotem.
A e dini se historia edhe persëritet?
Asnjëherë mos e harroni thanjen e dalun nga dera e ”Balkanit Hapur”, prej drejtuesit njohun Edi Rama: ”Nuk i keni parë të gjitha të ligat akoma!”
Mundonju me sjellë në kujtesë thanjen ”Kur hyne këta!”
Melbourne, 16 Maji 2023.