Kryetari i ri i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka rrëfyer vështirësitë e tij në këto zgjedhje lokale, për të ruajtur votën e mirditorëve.
Mëlyshi ka pranuar se në të gjitha qytetet në Qarkun e Lezhës është ushtruar presion ndaj qytetarëve me blerje votash, por edhe me mënyra të tjera për të tjetërsuar vullnetin e tyre. Kryebashkiaku Melyshi tregoi edhe eksperiencën e tij personale, duke theksuar se ‘je i detyruar të ngresh struktura të mbrojtes së votës, të ruajnë territorin, të qarkullojnë që të mos lejojnë njerëz që të shesin dhe blejnë votën dhe fatkeqësisht kjo nuk është demokraci, por një jetë xhungle në periudhën e zgjedhjeve’.
‘Për të qënë të sinqertë edhe ne në Mirditë kemi pasur pafundësi vështirësi për të arritur këtë rezultat, jo vështirësi në kontaktin me qytetarët se sa ishin vështirësitë që duhet të mbronim votën e lirë dhe të respektonim dhe të siguronim mirditorët të votonin të lirë, të mbronim të drejtën e tyre sublime që ata të mos e tjetërsoni votën nga individë, të cilët përditë mundoheshin të gjenin forma presioni, qoftë të blerjes dhe me çdo mënyrë për të tjetërsuar votën e mirditorëve’, u shpreh Melyshi.
Melyshi: Në të gjitha qytetet dhe në Qarkun e Lezhës, por mënyra se si u ushtrua presion mbi qytetarët, apo mënyra se si u veprua dy ditët e fundit nga ato veprime që ne jemi mësuar t’i shohim vazhdimisht në çdo palë zgjedhje, bënë që të tjetërsohej vullneti i qytetarëve si të Kurbinit dhe Lezhës.
Më vjen keq ta them, por në çdo palë zgjedhje këtu tregohet se duhet të kesh një ushtri, duhet të kesh struktura, të cilat të ruajnë dhe mbrojnë votën e lirë dhe nuk ke qasjen demokratike që duhet të kenë forcat politike ku duhet të pasqyrojnë përpara qytetarëve programe.
Je i detyruar të ngresh struktura të mbrojtjes së votës, të ruajnë territorin, të qarkullojnë që të mos lejojnë njerëz që të shesin dhe blejnë votën dhe fatkeqësisht kjo nuk është demokraci, por një jetë xhungle në periudhën e zgjedhjeve.
Për të qënë të sinqertë, edhe ne në Mirditë kemi pasur pafundësish vështirësi për të arritur këtë rezultat, jo vështirësi në kontaktin me qytetarët se sa ishin vështirësitë që duhet të mbronim votën e lirë dhe të respektonim dhe të siguronim mirditorët të votonin të lirë, të mbronim të drejtën e tyre sublime që ata të mos e tjetërsoni votën nga individë, të cilët përditë mundoheshin të gjenin forma presioni, qoftë të blerjes dhe me çdo mënyrë për të tjetërsuar votën e mirditorëve./ A.Zeneli/