Shoqata “Uskana” – emri i lashtë ilir i Kërçovës, – në festën e 20 vjetorit të krijimit të saj, në “Diplomat West Banquet Halls” në Elmhurst, mblodhi shqiptarë jo vetëm nga shteti i Illinois-it, por dhe nga New Yorku, Florida, Texas, Wisconsin, etj, nga e gjithë Amerika, kështu tha në fjalën e hapjes kryetari, Dr. Luan Elezi… edhe nga vendlindja e largët, e dashur dhe më Luan Elezi ardhur kryetari i komunës së Kërçovës, Z. Fatmir Dehari.
Flamuj shqiptarë dhe të SHBA-së, dy Himnet Kombëtare, këngë dhe valle, kostume popullore, të rinj plot, fëmijë të gëzuar, zonja, intelektualë, luftëtarë të UÇK, të moshuar, artistë, miq të gjithë, 1000 veta, të shpërndarë nëpër tryezat e rrumbullakta… si planete të vegjël…
një univers i zbukuruar me ngjyrat kuq e zi… imazhe të tilla përftohen nga emocione të bukura…
Të ftuar ishim dhe ne, “të Shqipërisë.”
Nga të gjitha trojet tona vinin sonte aty…Shkuam familjarisht me Dhimo Janon, prinin zonjat tona, na priti te porta si zoti Dhimo Jano, iku ynë Taip Beshiri, u takuam dhe me të vëllanë, Adilin, Doktori Taip Beshiri, me zonjat e tyre, me Ilir Zenkun, shef i te Xhabir Alili në Universitetin e Illin, Ilir Zenku muzikantin Afrim Shabani, me profesorë, biznesmenë etj, etj… janë inAfrim Shabaniirë në jetën amerikane, po thoshim, në vendin kampion të lirisë dhe të demokracisë, superfuqisë më të madhe në botë…
Biseda miqësore,
përplasnim gotat e verës…
Gëzuar!
Në Maqedoninë e Veriut, e Jugut për ne, – thosha unë, – edhe pse vend i vogël, Kombi shqiptar ka nxjerrë nënën e Skënderbeut, Vojsën… kam qenë në fshatin e saj, – thashë, – në Gradec… prej andej erdhi dhe ministri i Luftës në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, Mehmet Dërhalla… po Kongresi i Manastirit, i alfabetit? Që vendosi shkronjat latine… Shenjtja Nënë Tereza, gruaja më e njohur e planetit, Nobeliste e Paqes, shqiptare e Shkupit është… por dhe Nobelisti tjetër, shkencëtari Ferid Murad, shqiptaro-amerikani nga Gostivari… dy nobelistë… T’i përkujtojmë… po dhe aktori Xhevat Limani, që po luan Skënderbeun, ishte dhe në New York Xhevat Limani, nuk thamë gjë për shqetësimet dhe çështje të tjera, sonte është festë…
20 vjet shoqatë “Uskana”, dyerhapur dhe zemërhapur… të ruajmë gjuhën amë, traditat… kujtova shkrimtarë andej nga Maqedonia jonë, miq… romancierin Luan Starova, më i përkthyeri, kritiku, Prof. Ali Aliu… poetët Resul Shabani, Agim Vinca… Ahmet Selmani… festivalin “Ditët e Naimit” në Tetovë Flutura Vinca ka marrë dhe çmimin e tij… e deri te poetja e re Nurie Emrullai… m’u nëpërmendën librat që kam botuar. Veriut, e Jugut për ne, thashë prapë, më vinin rrotull si vallja para meje… Këndojnë vëllezërit Dervishi… Po Ray a ka ardhur, mos është andej?
Ç’saksofon! Ç’kitara…
Ndërkaq herë-pas-here në tryezën tonë ndalnin të njohur, të panjohur, studentë, me romanin “Këpuca e aktorit” në dorë, kërkonin një autograf, libri ishte ekspozuar në holl, e kishte siguruar Taipi, mirënjohës atij, në bashkëbisedim me Shtëpia Botuese Onufri në Tiranë… është këtu autori, tha Shtëpia Botuese Onufri. Luan Elezi… romani është histori jona, e familjes shqiptare… e ecjes nëpër kohë… shoh që e duan shumë librin shqip dhe këtu, u pëlqen ta kenë… prapë këngë dhe drita, që vezullojnë në sytë e të gjithëve…
Uskana e re, po thosha, shkëlqen në SHBA…