Michelle Obama, Springsteen dhe Spielberg janë filmuar duke u argëtuar në Barcelonë në restorantin e famshëm “Amar” të Hotel Palace.
Me rastin e koncertit të këngëtarit amerikan Bruce Springsteen në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë mbrëmjen e djeshme, ish-presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama gjetën rastin të zbaviten.
Të enjten mbrëma, stafi i restorantit Amar u befasua kur u bë një rezervim misterioz në minutën e fundit për mysafirë të zgjedhur.
Rezervimi ishte për Barack Obaman, regjisorin e famshëm Steven Spielberg dhe këngëtarin amerikan Bruce Springsteen.
Pasi shijuan darkën e tyre, të tre pozuan me stafin e restorantit për një foto, të cilën punonjësi Paul Perello e postoi në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin: “Çfarë kënaqësie na sjellë kjo punë!”.
Në darkë, Obama, Springsteen dhe Spielberg shijuan ushqim deti të sugjeruar nga shefi i restorantit Amar, Rafa Zafra.
Pak orë pas darkës së bollshme në restorantin e Barcelonës, Obama së bashku me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Steven Spielberg dhe bashkëshorten e tij Kate Capshaw, kanë ndjekur koncertin e Bruce Springsteen.
Surpriza e madhe në koncert ishte Michelle Obama, e cila u ngjit në skenë dhe duke mbajtur një dajre, filloi të këndonte këngën klasike “Born in USA”, së bashku me gruan e Springsteen dhe anëtarët e grupit.
Michelle ishte e buzëqeshur dhe dukej se po e shijonte rolin e saj si këngëtare.
Bashkëshorti i saj, Obama, është bërë mik me këngëtarin amerikan që kur ai e mbështeti fuqishëm atë në fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 2008.
Steven Spielberg është një “mik” i ish-presidentit amerikan dhe ata kanë pushuar shumë herë së bashku.
Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama i dha regjisorit të famshëm “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 2015. ”
Historitë e Spielberg kanë formësuar historinë amerikane dhe vlerat e tij kanë formësuar botën tonë”, kishte thënë presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-ve për mikun e tij në atë kohë.bw