Pas shqyrtimit në Këshillin Bashkiak të Usterit, takimi 21 Marsit, 2023 kaloi në parim kërkesën shqiptaro-amerikanëve për nderimin me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të një segmenti të rëndësishëm rruge (në Salisbury Street). Kjo shënoi me të vërtetë një ngjarje historike pasi lidhet me disa vite jubilarë përkujtimorë sëbashku dhe po kaq festive për shqiptarët e Usterit të cilët kanë treguar në vazhdimësi përpjekjet e mërgimtarëve të vendosur këtu gati 150 vite më parë. Prania e bashkëatdhetarëve shqiptarë dhe të kosovës me flamuj dhe kostume popullore ishte e gëzueshme dhe solemne pasi ata bashkohen rreth Heroit të tyre Kombëtar, figurës shumë të dashur për ta, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ishin dy përfaqësues të bashkësisë shqiptaro-amerikane( respektivisht të hershëm dhe të valës së re të emigracionit pas viteve ’90), në emër të “Bijëve e Shën Marisë”, prej Frankli Zdruli dhe Greg Stefon që drejtuan edhe në emër edhe të disa organizatave atdhetare këtë kërkesë. Njëkohësisht ishte dhe përkrahja e dy këshilltareve Donna Colorio dhe Etel Haxhiaj si dhe prefektit Niko Vangjeli, (përkatësisht të tre me origjinë shqiptare dhe dy të lindur në Shqipëri), të zgjedhur në qytetin e Usterit. Pas dëgjimit të kërkesës Këshilli shprehu interesim gjerësisht dhe mbështetje tek anëtarët, shikoi kuadrin ligjor dhe këshillimin mbi çështjen mundësisht për ta ndjekur më tej procesin me një aprovim të përshpejtuar në mënyrë që ceremonia festive e nderimit me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të një segmenti të Rrugës Salisbury të mbahet në prag të Festivalit Shqiptar të Usterit që pritet të gjatë fundjavës së parë të muajit Qershor, 2023.
Në harkun e një muaji ndodhi dhe aprovimi i përshpejtuar ku më 25 Prill 2023, Komiteti i Punëve Publike të Bashkisë së qytetit të Usterit kaloi vendimin për nderimin me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Way). Do të një segmenti rruge të njohur të qytetit e cila mban emrin Salisbury Street. Ky territor me shtrirje dy blloqe vendbanimi qytetas historikisht u bë mikpritsja e familjeve të shqiptarëve mërgimtar të shekullit të XX dhe më herët. Bashkësia shqiptare ngjason e shumë edhe me të tjera bashkësi emigrantësh nga etnitë e ndryshme pasi shumica e tyre që për arsye të shtypjes dhe të mos pasjes të të drejtave dhe lirive njerëzore, janë detyruar të lenë vendlindjet për të zgjedhur një jetë në liri në SHBA-ës dhe kanë zgjedhur Usterin për të jetuar dhe punuar në dobi të mirëqenies e familjeve dhe qytetit i cili u bë streha pritëse dhe shtëpia e re përgjatë gjithë jetës së tyre.
Si një bashkësi që vlerëson dhe shkëmben vlerat e historisë, kulturës dhe traditave të shumë kombësive Usteri u bë qyteti parë në Masaçusets që nderon një figurë legjendare të historisë botërore të lidhur ngushtë me krenarinë e një populli, një histori të që bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë kanë filluar ta shkruajnë pasi ata shquhen gjerësisht dhe janë pjesëmarrës në zhvillimet e jetës së këtij qyteti. (pa harruar këtu Miçiganin që ka statujën e heroit apo edhe të tjera zhvillime të viteve të fundit ku në shtetin e Nju Yorkut janë nderuar rrugë me emrin e Fan S Nolit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe së shpejti Ismail Qemali). Të gjithë anëtarët e Komitetit të Punëve Publike pasi dëgjuan edhe disa qartësime nga pëfaqësuesit e kërkesës Greg Stefon dhe Frankli Zdruli mbi shqiptimin e emrit shprehën vlerësime dhe votuan pro për kalimin e këtij vendimi duke sjellë edhe vëmendjen për realizimin me përparësi të përgatitjeve të përurimit festiv që parashikohet të jetë në prag të zhvillimit të Festivalit Shqiptar gjatë datave 2-3-4 Qershor,në mjediset pranë Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” dhe “Illyrian Garden”. Rruga “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” e cila do të bëhet e pranishme aty me sa duket merr misionin e udhërrëfyesit të bujarisë dhe zemrës së patriotizmit shqiptar mes mijëra bashkëatdhetarëve.
Në vijm janë dy lidhje video nga këto veprimtari për të marrë përjetimin se si zhvillohen këto procese të bashkësive me pushtetin vendor.