Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.
Me faktet që ka paraqitur, del se Drejtori i IMT, Mariglen Qato, ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki, ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij 5D, ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.
DENONCIMI I PLOTË I KANDIDATIT PËR BASHKINË E TIRANËS BELIND KËLLIÇI
Përshëndetje qytetarë të nderuar të Tiranës
Ditën e djeshme kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për posterin që ka shprehur revoltën time të drejtpërdrejtë si qytetar I Tiranës ndaj fenomenit të korrupsionit në tërësi po në veçanti në bashkinë e Tiranës.
E di që ka edhe qytetarë në fakt që nuk e kanë pritur mirë atë poster dhe këtu nuk e kam fjalën për organizata joqeveritare apo persona që janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit nga bashkia e Tiranës apo ish-ambasadorë të diskredituar dhe të shkarkuar që kanë vjedhur fondet e rikonstruksionit të ambasadës tonë në Ëashington DC apo për personazhe publike që menaxhojnë faqe Facebook-u me emra dhe profile fake duke keqpërdorur komunitetet fetare në vendin tonë. E kam fjalën pë rata që me të vërtetë mund të jenë habitur, mund të mendojnë që ishte vulgare dhe po kanë shumë të drejtë.
Ishte e tillë sepse nuk ka asgjë në gjykimin tim më fyese, shantazhuese dhe vulgare sesa korrupsioni, sesa hajdutëria e skajshme që gjen sot në bashkinë e Tiranës.
Unë jam i vendosur ta luftoj korrupsionin me çdo mjet dhe me çdo mënyrë. Është e vetmja mënyrë që ne të shpëtojmë kryqytetin tonë, dhe kjo në fakt është diçka që na përket të gjithëve.
Ndaj shpresoj që me të njëjtin zell që u shqetësuan analistët ditët e djeshme dhe mediat në vend për posterin tim, po me të njejtin zell të trajtojnë këtë denoncim të radhës që unë do të bëj për krahun e djathtë të kryetarit të bashkisë Tiranë, për MAriglen Qaton të cilin unë e kam përmendur pak ditë më parë. Ky individ I cili sot është drejtor I inspektoriatit të mbrojtjes së territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT.
Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore.
Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt I ka ndërruar 3 emrin.
Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH.
Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro.
Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro.
Ajo që dua të flas nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e fondeve dhe taksave dhe lënien mënjanë të qytetarëve dhe lënien pa ujë të qytetit të Tiranës se këtë e vuajnë të gjithë qytetarët, por me faktin që makutëria e këtyre nuk njeh limite.
Sot, këta jo vetëm që marrin tendera, por këta drejtues të administratës publike na janë bërë edhe biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës.
Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania ‘5D’ ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi.
Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndrtimit për këët godinë banimi dhe ndërkohë dua të ndalem te ‘qershia mbi tortë’ është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një seknodë me vëmenjde ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës ‘Mediterrinan Investment Group’ dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, ‘5D’ të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të ‘Tirana DC’ dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro.
Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.
Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja.