Përmbi vargje përtërijnë fjalët
Mbi alpet e librave plotë jetë
Përtej amaneteve të prindërve
Edhe e të parëve përtej
Përtej kufijve të mendimeve tuaja yjore
Lëviz me shkathtësi harta e shpirtit tënd
Përtej…
Përtej vargjeve tuaja lirike
Idhnaku i vargut modern
Fjala jote
Zemër e shpërndarë cep më cep
Ti, Xeherore e mendimit të thellë
Burrë urtak e shumë fisnik
Me zemër sa e tërë Dardania
Miku i madh me shumë miq
Fjala jote prej mendimtari
Që shndritë natën me skuta
Shpirti yt i derdhur në shkronja
Ar e farë mbjellë në shkolla
Për miqtë e fjalës
Ti hap vatra diturie
Bukur shkruani dhe vulosni epoka
Me motive të zjarrta dashurie
Vargu i juaj si i Naimit
Që natën e gjatë e bëri dritë
Muza e jote Hartë shqiptarie
Në Luginë, n’Preshevë
Në Çamëri dhe në Iliridë
Zografove mijëra vargje e fletë
Që bartin dhembje halle derte e luftëra
Duke e gavruar shpirtin e çiltër
Me frymëzimet
Që nga Njeriu pa shtëpi
Nga Prapaqani dhe Lëbusha
Mendimi i juaj kullon veç njerëzi
Bash si uji që rrjedhë nga gurra
Kuvendon edhe me baballarët e kombit
Heronjve u gritë lapidare
Në kala në sheshe dhe në kulla
Proza e jote dhe poezia
Gurgullojnë si valët e Lumëbardhit
Ato duhet të kthehen në skenar filmi
Janë plotë mesazhe lumturie
Shpresash dhe madhështie
Mes lulesh përrallore
Me plotë drita dashurie
Fjala jote është vetë simfonia
Që në shpirt gjithmonë drithëron
Me tanë atë hartën e gjeografisë shqiptare
Shkreptimë drite në errësirë lëshon
Në mes rimash kur era frynë
Ligjërojnë shkronjat e shqipes
Abetare nëpër shkolla
Temë studimesh në universitet
Lahutë Malësie në oda miqsh
Vargu yt yjor gjethon si prilli
Thinjat në kokë si bora në Sharr
Shtati yt si qetinë mali
Buzagazi behar maji
Qëndrimi yt burrëror
Edhe me shpirt të madh
Fjalëngrohtë që zgjedhë çdo nyje jete
Ti njeri latues i lumturisë…
(E mërkurë, 12 prill 2023/22:50)