Torkuato Tasso (Torquato Tasso), një nga poetët italianë më të mëdhenj të viteve 1500 lindi më 11 mars të 1544 në Sorrento; vdiq më 25 prill të 1595 në Romë, Itali.
Vepra e tij më e njohur është “Jeruzalemi i çliruar” (1575), një libër ku përshkruhen përballjet midis krishterëve dhe myslimanëve në fund të Kryqëzatës së Parë gjatë sulmit të Jerusalemit. Për të kuptuar më mirë veprën e Tasso-s duhet pasur një ide të qarte mbi ambientin letrar dhe kurtizan në të cilin ai jetoi. Torquato rrjedh nga një familje fisnikësh bergamaske. Ishte 10 vjeç, kur shkoi në Romë për te takuar të atin, Bernardon, sekretar i princit të Salerno, duke lëne nenën në Napoli. Disa ditë më pas atë e vranë vëllezërit e saj. I detyruar të jetonte me babain, Torquato u bë shok dhe studionte me të birin e Dukës se Pezaros, për te cilin kishte filluar të punonte i ati. Në 1559 shkoi në Venecia e më pas në Padova ku filloi te studionte filozofi dhe të thellonte njohuritë mbi klasikët e letërsisë.
Në 1560 shkoi në Bologna ku shkroi “Rinaldo” që u publikua më 1562 dhe pjesën e parë te “Jeruzalemi i çliruar” vepër për të cilën u frymëzua nga Badia di Cava, manastiri i Benedettin-eve të Cava de’ Tirreni, ku gjendej varri i Urbano II, predikuesi i Kryqëzatës së Parë. Gjatë atyre viteve realizoi dhe poezitë e para te cilat fillimisht i kushtoheshin Lucrezia Bendiddio e me pas Laura Peperara. Këto vargje dashurie e benë një nga poetet më melodik të epokës. Në 1565, me të përfunduar studimet filloi ti shërbente kardinalit Luigi d’Este, vëllai i Alfonsit të II-të, duka i Ferrara-s. Së bashku me punëdhënësin e tij shkon në Francë, por qëndrimi atje nuk ishte shumë i frytshëm në aspektin letrar dhe Torquato vendosi të kthehej në vendlindje.
Pas humbjes së të atit dhe një qëndrimi të përkohshëm në Romë vendosi të kthehej në Ferrara, në shërbim të Alfonsit të II, i cili më 1576 e emëroi storiograf të oborrit. Pas dy viteve qetësie, poeti filloi të vuante nga depresioni, që u shkaktua nga puna e madhe që ai kryente dhe dyshimet artistike gjatë shkrimit të pjesës së mbetur të “Jeruzalemi i çliruar”, redaktimin e së cilës ia besoi mikut Scipione Gonzaga, një teolog dhe filozof mjaft i zoti. Për sa i përket disa redaktoreve të tjerë, ata trajtuan të gjithë të njëjtin problem politikën dhe moralin që duhej të barte një vepër e shkruar në ato vite. Ankthi i Tassos rritej në të njëjtën mënyrë siç shtoheshin kufizimet dhe kritikat që i bëheshin veprës së tij të cilën e priste një vend nderi në botën e letërsisë.
Pas gjysmës së dytë të viteve 70’ gjendja mendore e Tasos sa vinte e përkeqësohej. Nevrastenia që e shqetësonte bëhej gjithnjë e më shumë akute. Skrupujt e tij fetarë u renduan akoma më shumë. Më 1576 me kërkesë të Tasos, erdhi për ta vizituar inkuizitori i Bologna, ndërsa një vit më pas ai i Ferraras gjatë bisedës me të cilin komprometoi disa personazhe të oborrit. I irrituar, gjithnjë i pakënaqur, poeti u largua nga Ferrara për tu transferuar tek e motra në Sorrento ku qëndroi për disa muaj për tu nisur me pas ne drejtim të Torinos. Ne 1578 shkoi në Ferrara. Sapo duka Alfonso e mori vesh ardhjen e tij, urdhëroi që Tasso të mbyllej në spitalin e Sant’ Anna ku poeti do të qëndronte deri në 1586. Në 1580 arriti të siguronte një leje për të dalë, por me kusht, mjekët lejuan vizitat e të afërmve, ndërsa vaktet gatuheshin nga kuzhina mbretërore.
Te një njeri si Tasso, aktiviteti poetik zinte një vend shumë të rëndësishëm, deri ditën që mësoi të alternonte shpresën me zhgënjimin, dashurinë me vetminë, vlerat me fatin e keq dhe jetën me vdekjen, të gjitha binome që përfaqësojnë kuptimin dramatik të ekzistencës njerëzore. Rënia politike, ushtarake dhe ekonomike e Italisë bëri që Tasso të transformonte në poezi çdo shenje mungese besimi në aftësitë e njeriut. Kundërreforma e 1500es në Itali, propozonte fenë si justifikim i jetës. Tasso mund të quhet me plot gojën si përfaqësuesi letrar i kësaj kundërreforme, për me tepër pasi ai lindi në një periudhë kur rilindja italiane ishte duke perënduar. Kjo klime ndryshimi zhvilloi te një poet si ai dyshim artistik dhe ekzistencial. Për ketë arsye vepra e tij cilësohet si një përpjekje për të pajtuar klasicizmin me angështinë fetare.
Në 1981 mjekët vunë re përmirësimin e gjendjes së tij mendore dhe i mundësuan leje disaditore. Ndërkohe Tasso kishe kuptuar se arsyeja e vërtete e qëndrimit në spital ishte se duka Alfonso kishte frikë nga dyshimet fetare që shpaloste poeti. Mënyra se si ai trajtonte “fiksimin heretik”, që dikur e kishte çuar në bankën e të akuzuarve të gjykatës së Inkuizicionit, e dëmtonte politikisht shtëpinë e Este-s, e cila shikohej me një sy jo të mirë nga Roma, aq ml tepër pas zgjedhjes se kalvinizmit nga ana e princeshës Renata të Francës, e bija e Luigjit të XII dhe bashkëshortja e Ercole IIte të Este-s. Vuajtjeve fizike dhe morale iu shtuan dhe ato të moshës, pa harruar dhimbjen e madhe që i kishte sjellë publikimi i pa dëshirën e tij të “Çlirimi i Jerusalemit” një vepër që rregullisht shënjestrohej nga kritiket e asaj epoke.
Në 1585, kunati Vincenzo Gonzaga e mori poetin në Mantova, ku Tasso mundi të shkruajë qetësisht vetëm për disa vite, duke qenë se gjendja e tij mendore vazhdonte të përkeqësohej. Në tetor të 1587 Tasso u nis në drejtim të Modena-s ku qëndroi për pak kohë për tu transferuar sërish në Bolonjë. Në 1588 shkoi në Napoli ku u mirëprit nga monarkët e Monte Oliveto. Ndërsa gjendja shëndetësore përkeqësohej, Tasso gjeti kohë për të shkruar “Pushtimi i Jerusalemit”, vepër qe do te publikohej ne 1593, duke respektuar çdo dogmë fetare dhe letrare. Ditët e fundit të jetës Torquato i kaloi në Romë, në manastirin e Sant’ Onofrio. Ai u nda nga jeta me 25 prill të 1595, pak kohë përpara se Papa ti dorëzonte kurorën e poetit.
Veprat letrare
- “Rinaldo”, 1562
- “Jeruzalemi i çliruar”, 1575 (botuar në shqip nga shtëpia botuese Onufri.[1])
- “Jeruzalemi i pushtuar”, 1593
Referime