Unë zakonisht flejë vonë dhe nuk shoh andërra. Por çuditërisht sot pak para se të zgjohesha, më doli në andërr njeri nga personat që do ta përmend më poshtë i cili tashmë është në amshim. “Ishte i veshur me një kostum të shtrejtë dhe duke u afruar nga unë buzqeshi dhe duke më shtrirë dorën e pafolur i rrodhën nëpër faqe dy-tri pika loti. Për inerci edhe mu më dolën pika loti pa folur asnjë fjalë. Në moment u ngrita duke u shkëputur nga andërra dhe pashë se me të vërtetë kisha pika loti në faqe”. Personi në amshim, më kishte uruar cdo vit ditën e Bajramit, (dhe të gjitha festat e tjera fetare). Takimin e sotëm në andërr, e mora si një vazhdim i kësaj jete që unë jetoj, por edhe si një mesazh nga amshimi për vatranin që e doja shumë.
Për koencidencë edhe një miku im, kishte parë në andërr para dy ditësh një vatran tjetër në amshim. Për këtë më thirri për kafe dhe së bashku edhe me një vatran tjetër shkuam tek varri i mikut tonë të përbashkët. U lutëm që ai të prehet në paqe e përjetësi dhe ti rrojnë familja gjaku e gjinia. Duke qenë se nuk e njoftuam familjen dhe sot është ditë Bajrami, nuk po e them emrin e tij.
Por, në të njejtën kohë, sot nuk mund të le pa përmendur ish Kryetarët e Vatrës Agim Karagjozi, Anthony Athanas e Gjon Buçaj. Vatranët shumë të nderuar Dalip Greca, Zef Balaj, Zef Përnocaj, Jonuz Ndreu, Musli Mulosmani e shumë e shumë të tjerë të cilët i kisha shumë miq e dashamirë.
Këto drejtues të Vatrës sakrifikuan shumë nga jeta e tyre dhe investuan shumë për Vatrën, komunitetin dhe Kombin. Me këto emra që përmenda më lart, kam bshkpunuar dhe e kam ndjerë nga afër dashurinë e tyre të madhe për Vatrën, komunitetin, atdheun, njeri- tjetrin, zakonet, traditat, mirsjelljen, mirkuptimin, bashkpunim e sinqertë. Ju ndritët shpirti edhe në amshim.
Ka vend ta shohim vetën në pasqyrën e kohës , por paharruar të shkuarën 111 vjecare të Vatrës. Le të qëndrojmë larg hileqarëve, abuzuesve me detyrat, të paaftëve,“bajraktarëve të shekullit 21”.
Kemi shumë nevojë për urti. Respekte.