Miliona të krishterë ortodoksë kanë festuar të dielën Pashkët, duke u takuar në meshën e mesnatës.
Shtetet që kanë më së shumti të krishterë ortodoksë janë: Greqia, Rusia, Ukraina, Qiproja, dhe Serbia.
Mirëpo festimet në Ukrainë, edhe këtë vit, kanë qenë të zbehta, për shkak të luftës së Rusisë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 70 për qind e popullsisë para luftës në Ukrainë – prej më shumë se 40 milionësh – ka qenë ortodokse.
Në Kiev, festimet për Pashkë janë shënuar nën masa të rrepta të sigurisë.
Përgjatë natës, sikurse dhe netët tjera, ka pasur orë policore deri në orën 5:00 të mëngjesit.
Kishat Ortodokse i festojnë Pashkët bazuar në kalendarin julian.
Të krishterët dhe protestantët i festojnë Pashkët sipas kalendarit gregorian.
Kjo nënkupton që ortodoksët i festojnë Pashkët në datë tjetër prej të krishterëve tjerë.