Duke lexuar vëllimin poetik “Lisat e mi të diellit” të poetit Sami Mula, të kthen mendja tek letërsia që është krijue në Shqipërinë post komuniste,nadje edhe jashtë kufijve të shtetit amë.Ndoshta për të parën herë poeti prek idenë se atëherë gjetën shprehje figurat stilistike që mund të krijosh romane, drama apo edhe deri të poezia. A ka arsye të qëndroj ky mendim i poetit Mulaj, unë e them po, sepse ishte frika deri në shpirt ,e vetëm duke qenë bashkudhëtar i figurave letrare ke mundur të krijosh dhe të ngritësh në krijues të zhanreve të ndryshme në letërsi. Sot kur s’e ke ma atë frikën, që të përcillte si hije hienash në çdo hap, dhe i ke vetëm disa lisa të rrëzuar të kohës, dhe a na kanë zënë rrugën pyet poeti, a duhet t’i falim pse s’kanë mundur të bëjnë ma shumë për atë kohë sa kanë mundur të krijojnë.
Andaj në shqetësimin e kohës se poetit Mulaj është poezia si bashkëudhëtare ,e cila pasqyron një botë të mbushur me realitet të qenësishëm dhe kurrë nuk fle, por rri zgjuar në vetëdijen e poetit, që vepra e tij të jetë gjithnjë e kohës dhe të jetojë më gjatë se koha e poetit dhe bashkëkohësve të tij.Në përpjekjet për të njohur veten dhe botën që e rrethon, sidomos për të kuptuar të ardhmen e tij, gjenia njerëzore ka shpikur artin. Në këtë kontekst lidhur me këtë lind pytja: A është poezia e sotme e vetëdijshme për të pasqyruar kohën, problemet që e shqetësojnë dhe i japin vetë fytyrën, nervin dhe pulsin kësaj kohe? Sa pra e realizon poezia jonë e kohëve të fundit dhe në ç’cilësi.
Lidhur me këtë a ka tema, mënyra organizimesh poetike që ta pasqyrojë dhe të tregojë cilësinë e saj? Kjo është pytje që na shqetëson të gjithëve. Që poezia të jetë e kohës, varet se sa ajo shkrihet me ralitetin, si e percjell ajo emocionin e këtij realiteti tek bota e lexuesit, sa ndihet emocioni i gjallë i jetës njerëzore në mesazhin dhe kredon poetike. Poeti tanimë i dëshmuar Sami Mulaj ka treguar se ka tema që i përcjellë bukur, me shumë emocion, me shumë fantazi dhe kjo është vënë re jo vetëm të poetët e një niveli të lakumueshëm, por edhe të tjerë që praktikojnë teknika, struktura të reja duke vënë në harmoni cilësitë më të mira që do një poezi e kohës së sotme.
Në artin poetik të poetit Mulaj frymon bukur pozia njerëzore, në to shkrihen mrekullushëm ekzistenca e të gjitha stinëve dhe ngjyrave, gjallëron bukur realiteti objektiv,pa metafora me të gjitha thyerjet, rëniet, digresionet, kthesat, dramat dhe dyzimet ekzistenciale.Në poezitë e këtij poeti ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, ka djalëri, dashuri dhe brengë, lot dhe gaz, dhembje dhe trishtim, rënie dhe ngritje në projeksionin e jetës, thjeshtë përthyhen të pasqyruara të gjitha ngjyrat e ylberit. Pa dashur arrin të kuptoj edhe vetë,se krijimi nuk është më një dëshirë për të kënaqur vetveten,por një domosdoshmëri, që nuk të lë të qetë, të nxitë, të shtyen, të tërheq duke të vjedhur orët, dhe duke të hedhur në prehrin e fantazisë të frymëzimeve, për të krijuar në formë,bukuri dhe brendi krijimet poetike.
Andaj poeti Sami Mulaj ndihet i lehtë dhe i gëzuar,ka dëshirë dhe kërkon më ngulm,që mendimet e tij t`i mbjellë në arat e letrës për t`i bërë dhe pjesë të dhjetëra,qindra apo mijëra lexuesve.Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike, “Lisat e mi të diellit”’ të Mulajt,natyrshëm ndjen tek vlojnë brënda tyre vlerësimet krijuese për peshen e fjalës së thjeshtë,në dukje,por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar,ku sjellë një varg i shpirtëruar si ndjeshmëri poetike,forca dhe karakteri i vet poetit,zemra e mbushur me kurajo,dritë dhe besim në vetvete, ku vargjet e bukura nxisin lexuesin për të marrë pjesë në bashkëbisedim të ngohtë me poetin,si me një person që ke njohur kohë më parë,që ka të njëjtat halle,vështërsi,ëndrra për jetën,ku përmes vargëzimit të tij ,ai të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e tij poetik duke zbuluar para teje përftyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të tij fisnik.
Prill 2023 Agim Desku