Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike ku në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit.
E pyetur lidhur se kë kandidat do të përkrahin atë të Alibeajt, apo Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Açka theksoi edhe njëherë se do të jetë në mbështetje të Roland Bejkos.
A do bëni fushatë për Roland Bejkon?
“Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë”, tha Açka, teksa më tej u shpreh se do të mbështesë vetëm kandidatët të cilët garojnë nën logon e Partisë Demokratike.
Edhe deputeti tjetër demokrat, Arbi Agalliu u shpreh njëjtë si Açka që do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.
Ftesës së sotme të kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt ju përgjigjën vetëm 11 deputetë të cilët ishin. Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase, Selaudin Jakupllari , Zheni Gjergji, Andia Ulliri, Jorida Tabaku.
Ndërkohë, PD e Alibeajt do të garojë me vetëm 10 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, pasi nga 16 kandidatura të cilat u miratuan nga kryesia, 6 prej tyre u tërhoqën nga gara.
Pjesë nga deklarata për media e dy deputetëve Açka dhe Agalliu:
A do bëni fushatë për Roland Bejkon?
Flutura Açka: Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë.
Si e komentoni faktin që PD po përfaqësohet vetëm me 10 kandidatë?
Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë pse, që të mos i përçajmë demokratët deri në fund, në nuk do të hedhim kripë mbi plagë
A do ta mbështesni Luçiano Bocin në Elbasan?
Flutura Açka: Unë mbështes vetëm kandidatët e PD, njoh vetëm një logo.
A do ta mbështesni kandidatin e Berishës në Vlorë?
Arbi Agalliu: Pyesni kandidatin e foltores nëse mbështesin demokratët. PD ka ezauruar të gjitha përpjekjet për bashkëpunim. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.