Nuk është se kam thyer “vezën e Kolombit”,por këtë tregim po e stis,sipas kujtimeve që ka lënë sekretari i Stalinit,Boris Bazhanov. Bazhanov ka qenë ukrainas dhe në vitin 1923 ka qenë sekretar,fillimisht i Kanganoviçit,mandej i Molotovit dhe nga këta drejt e tek Stalini. Është i besueshëm në ato që shkruan,se në vitin 1928 është arratisur në Francë dhe nuk u kthye kurrë në BS,siç njihej atëherë. Unë po marrë veç një pasazh nga moria e kujtimeve të tij dhe,nëse po ndaloj tek e “dashura” e Stalinit,këtë e bëj se,qoftë dhe vetëm në këtë pasazh, del dora e gjatë e hakmarrjes së Stalinit.
* * *
Ende nuk ish bërë revolucioni i tetorit dhe Stalini që atëherë kish pseudonimin Koba, nga agjentët caristë qe arrestuar dhe qe dërguar në një kamp internimi. Aty,bashkë me Kobën, qe internuar dhe një bolshevik tjetër:Jakov Mihajloviç Sverdllov. Sverdllovi ka qenë çifut dhe,siç dihet,çifutët qenë ata që bënë revolucionin e tetorit.Trocki,Zinovievi,Kamenieve,Sverdllovi,Kanganoviçi,për mos vazhduar me emra të tjerë,qenë çifutë. Sipas Bazhanovit,Stalini,sado që,si të thuash,qe rrethuar nga çifutët,i urrente ata,pothuaj,njësoj si Hitleri.
Por le të ndalim për një çast në”mjediset” e kampit të internimit”. Për çudi,një ditë prej ditësh, në “kamp” sollën si të internuar një bukuroshe rreth 17-vjeçare. Bukuroshja qe një aktore teatri,sa e bukur,por aq mendjelehtë. Ajo ra peng e një mirëbesimi: një simpatizant i dha për të ruajtur ca broshura me përmbatje anticarit dhe bukuroshen e çuan drejt e në kampin e internimit. Sa erdhi,me bukurinë fekse të saj,ra në sy të internuarëve. Të gjithëve u ra në kokë për të dhe dy qenë ata që i vinin rrotull:Koba dhe JASHA apo Jakov Sverdllovi. Interesantja apo e përbashkëta e këtyre “ashikëve të thekur”,është një fakt shumë domethënës:edhe Koba,por edhe Jasha ishin të martuar dhe secili kishin nga një djalë. Sidoqoftë, sipas vendit bëhet kuvendi. Ata nuk iu ndanë bukuroshes dhe,së fundi, ajo bëri zgjedhjen e saj: në vend të KOBËS të egër e nursëz, bukuroshja, VERA D…,zgjodhi Jashën. Ku ta dinte ajo që KOBA kurrë nu harronte “gjëmën” që e gjeti.
* * *
Për Stalinin kushdo ka një informacion të gjerë,por le të ndalojmë pak tek “rivali” i KOBËS,JAKOV MIHAJLOVIÇ SVERDLLOVI. I ati një bolshevik i orëve të para dhe,ngaqë ishte gdhëndës,kish falsifikuar vula për veprmitari kundër Carit. Këtë zanat ia dha dhe ndihmësit apo çirakut të tij,Jagodës. S’ka lexues që mos e njoh,Jagodën famkeq që në Lubjanka bëri kërdinë. Jagoda u bë dhëndërr i familjes Sverdllov,se u martua me mbesën e Sverdllovit(çupën e të motrës). Jagoda,pas shumë krimesh,u nxor para gjyqit dhe,kur u pyet nga prokurori Vishinski:-I pandehur, a ndjen pendesë për krimet që ke bërë?
-Po,-tha Jagoda. Jam penduar që nuk u vura në satër një për një të tërëve!!!
Në familjen Svjerdllov ka dhe një vëlla më të madh se Jashka. Ky është Zinovi. Zinovi u distancua nga veprimtaria subersive e të atit dhe i ati, sipas kodit çifut,e bëri hasha të birin. Dhe ka një përkim:Svjerdllovët rronin në NIZHNi NOVGOROD dhe filantropi MAKSIM GORKI,e bëri djalë për shpirt ZINOVIN. Ky u quajt Zinov Peshkov. Zinov Peshkov,sa filloi lufta e parë botërore,u arratis në Francë.U bë shtetas dhe arriti në Francë me gradën e gjeneralit. I preu mardhëniet me Sverdllovët duke i mohuar ata. Pas revolucionit,Jakov Sverdllov e braktisi të dashurën e bukur dhe u bashkua me gruan e parë. Stalini nuk u kthye tek gruaja e parë,po mori Nadjan. Bukuroshja Vera D… mbeti beqare.
* * *
Dihet pozicioni i KOBËS,pas revolucionit,por në një pozitë jo të paktë qe dhe Sverdllovi.Koba nuk harronte lehtë dhe,pothuajse,gjahu i erdhi në shteg. Në vitin 1918.Lenini që hidhte gurin dhe fshihte dorën, ia la krimin në derë Sverdllovit: të firmoste asgjësimin e gjithë familjes së Carit. Sado shpirtbrishtë,Sverdllovi ngarkoi një”si komandë vendi”(për koincidencë edhe ky qe çiftu)dhe familja jo vetëm u ekzekutua,por edhe u dogj me bina. Sverdllovi vuante nga pneumonia dhe aty nga viti 1919 vdiq. Ekaterinoburgu ku u asgjesua familja cariste,u quajt qyteti Sverdllov. Stalini,sado gjeorgjian, e njihte afeksionin rus për carin dhe me një gur vrsite dy zogj: për kujtim për “rivalin e dashurisë” dhe urretjjen nën zë të popollit.
Po ç’ndodhi me VERËN e bukur që mbeti beqare? Edhe këtu ka një përkim të çuditshëm: kish ardhur nga Amerika ku jetonte,vëllai i vogël i Sverdllovit,Veniamini dhe,sa e pa të bukurën Vera jo vetëm e dashuroi,por e mori për grua. Ndërkaq,KOBA i gjithëfuiqshën,tash kish dhe gurin dhe arrën,bëri si bëri dhe shtiu dorën vrasëse të hakmarrjes edhe mbi Veniamini e pafajshëmm që e pushkatuaan në vitin 1938. Ja,kjo është historia e dhimshme,të cilën e tregon ish- sekretari i Stalinit.
Tiranë, 26 mars 2023