Sabri Hamiti (1950, Dumnicë, Podujevë). Botoi librin me poezi: Thikë harrimi( 1975), Trungu ilir (1979), Kaosmos (1990), Melankolia (1999). Ka shkruar tregime, romane dhe studime e teksteve shkollore dhe kritika letrare. Ka fituar çmimi poezia më e mirë e mbrëmjes qendrore në Mitingun e njëzetë e katër në vitin 1987 dhe çmimin libri më i mirë botuar ndërmjet dy mitingjeve.
NUK FLE KUSH THELLË NË PYLL
.
Ku ke tretur asht i fjetur
zana iku thellë në pyll
në fund lumi të kam gjetur
pika gjaku frymën mbyll
.
ku ke tretur asht i fjetur
.
bota kotet nuk fle kushi
hapet rruga me sopat
sillen motet syri pushi
mbyllet rruga natë për natë
.
botë kotet nuk fle kushi
.
Qyteti është krenar se është kryesori
.
Kur shkon me veturë bën një orë,
Kur shkon në këmbë njëqind vjet:
Nis numëron bimët, krojet, këngët,
Gurët e varreve dhe vitet.
Mbërrin i mplakur për tre breza
Me peshën e shekullit në shpinë.
.
I lodhur nga sëmundja e vetmisë
Gjen një shtëpi të moçme qyteti
Që roje i bëjnë dy njerëz qindvjeçarë:
Njëri me kravatë e dokument
Tjetri me plis e me kobure.
.
Mat moshën tënde e vetminë
Me plasat e tokës, kulmet e shprishura,
Oxhaqet pa tym…
E mëson drejtshkrimin, drejtpeshimin.
.
Kalaja rri lart e heshtur
Me dhëmbin e gjatë sa koha
Kush e ka vetminë më të moçme:
Kalaja, Bistrica, Ti?
Apo Prizreni, që është më i madhi?
.
Çdo gjë është qetë në gjendje gatitu
Pleqt lindin qetë në gjendje gatitu
Fëmijët vdesin qetë në gjendje gatitu
Të rinjtë duan qetë në gjendje gatitu
Lisat rrinë të qetë në gjendje gatitu
Nata bie qetë në gjendje gatitu
Mëngjesi kullohet qetë në gjendje gatitu
Çdo gjë e qetë në gjendje gatitu
.
O miku im i panjohur
Kur ta kesh mbaruar leximin
Tim e të vetes së harruar të harxhuar
Më kujt mua se jam dikund
E kujto jetën të prishur të shprishur
Përshtypjet mbledhin ë fund po munde
Dhe zbulo bukurinë e fjalëve
Krijo zbrazësi mbush zbrazësi
Atëherë ngjallëm përbrenda lëkurës sime
Stërpik bregun e harrimeve të hershme
E hapëm para botës së shprishur
Të bukur në leximin tënd timin o mik