1.Dhe i thashë…
Dhe i thashë:-Je e mrekullueshme,
Dhe i thashë:- Të dua!
Por më”hëngri” gjarpërushja,
Se më”kafshoi” mua.Eh, se ç’vajti atë ditë,
Mars qe,pranverë
Seç m’u hodh mikja në grykë
Mbeta lylyver.
Tani unë u bëra tym
Tym më del nga koka
Sado qe e zjarrtë,kaminë,
Në krah e marrë”hopa”.
E marrë”hopa” dhe më tej
Se ç’ndodhi,pastaj…
As mos prisni të dëftej
Se s’e kam kollaj.
Vërtet që ne shiheshim rrallë:
Unë në fshat dhe ti në qytet
Por takoheshim me mall
Sado që ndodhte fsheht!E fshehta rrinte thellë përbrenda
Larg prej syve të botës
Si zokth të dyve na dridhej zemra
Na luante çarku i kokës.
Kur ne u njohëm,qeshë mesoburrë
Dhe ti po goxha zonjë
Por atë çast s’e harroj kurrë
Po si vërtet ta harroj?
SE nisëm e shkëmbejmë sinjale,
Sinjale që qenë të fshehta
Sinjalet u”trashën”,të mbytur malle
Dhe kjo është e vërteta.
Ti je e lirë si zogu i pyllit
Unë i “prangosur”,sado pa pranga;
Sa nuk më ikën delli i syrit,
Sado që jam me flokë të bardha.E kam humbur pusullën,sado sytë kam në ballë
Sytë i kam në ballë dhe mirë shoh.
Ata sytë e tu sa nuk”më hanë” të gjallë,
Dridhem tek i shoh dhe bëj”obobo!”.
Qëkur ty të pashë,e humba qetësinë
Dhe vij vërdallë dhe veç hamendësoj
O zogu i pyllit që me pashë ke lirinë,
A e di që unë,kokëbardhi, të dashuroj?
Kjo ndodh se para të bukurës,bie në gjunjë
E humb pusullën dhe bëhem si i dytë
Ndaj nga mendja jam krejt rrëmujë
Qetësohem e kthiellohem,po të puth sytë.
Buza jote aq sensuale,sa takoi buzën time
Më dha një nxehtësi vale si të ish furrëkamine.
Trupi yt aq i drejtë si të ish një bredh alpin
Sikur më futi”dreqtë” dhe u bëra turbullimë.Jamë bërë tym dhe nuk shikoj, se buisi dhe pranvera
Po më keq më turbulloi se sikur më pickoi”bleta”
Dhe i turbull, i bërë tym,kërkoi “bletën” që më hëngri
Turbullim,turbullim,por ky sot qe më i ëmbli.
Në këtë fllad pranveror mbushur lule e gjelbërim
Vjen takimi dashuror:made in turbullim!
Turbullimi i bekuar që mban vulën e këtij marsi
Kurrë nuk ka për t’u harruar,si kujtim do na ngasi.
5. Fryu erë e marsit
Fryu erë e marsit,pemët ngarkuar me lule
Si t’ia bëj ARSIT që kërkon”pekule”
Arsi,mikja ime,kohë kam pa parë *
Mbushur me kujtime(veç kujtimeve,mall).
Ishte një ditë marsi,si tani pranverë
Erdhi tek unë ARSI,ka kohë,atëherë!
Dolëm në lëndinë.mblodhëm manushaqe
Në atë takim,i puth gushë e faqe.
Fryu sot erë e marsit,m’u bë si atëhere
Sytë ia putha ARSIT atë ditë pranvere
Për ARSIN këto vargje që s’e di ku është
Për ty, o moj ARSI,mendja ma bën”fësht”!
* emri ARSI është përdurur për rimë dhe çdo përkim me këtë emër është vetëm rastësi.
Tiranë,20 mars 2023