Esad Mekuli (1916, Plavë-1993, Prishtinë) Botoi librin me poezi: Për ty ( 1955), më të cilën konsiderohej Migjeni i Kosovës, për shkak të përmbajtjes sociale që kishin poezitë. Ka ndihmuar shumë jetën kulturore dhe letrare në Kosovë, çka na mungon një i tillë ditëve të sotme. Është marrë edhe me përkthime.
Është fitues i parë, në Mitingun e Poezisë të 20 me radhë në vitin 1983, Poezia më e mirë, e Orës qendrore të Mitingut dhe libri më i mirë botuar ndërmjet dy mitingjeve.
MBRAMJA
.
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërtën shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra nën bore-
flakron perëndimi… Retë mbi krye përorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi
.
…Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fusha t’përhime,
malet heshtin n’errësi sime qenë të ngrime,
si t’humbëte jeta- çdo gja u nxi, u zhduk.
.
N’ ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pranë rrugës lehtas era i përkund…
………………………………………………………..
Ndërsa dita e bardhë, e tretun dikund,
Shigjeta të flakta mprehë errësirës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
Në mes të natës prehen n’ luginë me andrrime.
.
Mbi Grykën fluturon Shqiponja, shiritit të rrugës,
buzë lumit, çan Njeriu shallbardhë.
Dy banorë të pandamë të këtyne e shkambijve.
Në sytë- retë pandamë të këtyre shkambijve
shkuma e Bistricës
.
Dhe- tentenet e blerta të pishave mbi shkambij.
Në sytë- vendimi: me qenë, me qëndrue edhe
kundër ashpërsisë së rrethit, edhe kundër
skamjes e vorfnisë….
.
Edhe Shqiponja, edhe Njeriu shallbardhë, edhe
Bistrica,edhe Pisha mbi shkamb- sa fuqi
Jetësore të puthuna në nji vend të kësaj natyre
të vrazhdë e të bukur!
.
Pse- jeta asht luftë e papreme për hapsi, për
gjallnesë- kundër çdo shtrëngese, çdo
vërshimi shkatërrues!
.
Banë çka banë këlshedrat-
shpërthyen, rrënuen pendat
dhe shkyen qiejt prej nalt.
.
Uji vërshoi anembanë…
Prej dheu, qielli, aman,
kush hidhet me belanë?
.
Po shemben shtëpitë, kërdi,
rrokullisen hamarët në stuhi-
natë, e dita moti ka gdhi…
.
Vërsulen lumejtë turbullue,
ura bartin- hidhrue,
brengë mbi ujë tërbue.