Eshte bërë zakon qe pasi një njeri largohet nga kjo bote, për të bëhen vlerësime të zgjedhura me kujde. Kjo eshte një gjë e mirë sepse dashamirësit duan tua lehtësojnë sado pak dhimbjen familjarëve e të afermëve për humbjen e njeriut të tyre. Por problemi qendron në faktin se vlerësimet e merituara tu thuhen njerëzve kur ata janë në jetë e te mos ‘ruhen për tu thënë pasi ata mbulohen me dhe’. Bile rendom ndodhë qe vlerërësohen edhe me tituj nderi nga organet shtetërore apo arganizma shoqëror pas vdekje sikur Ai të vinte nga ndonjë vend apo planet tjeter, ku vlerësuesit e kanë marrë ‘posten ‘ me vonesë .
Natyrisht këtu nuk diskutohet për humbje flagrante kur x- apo y- kryejnë vepra të tilla që meritojnë vlerësim posmortum apo për përsona që janë ‘ zbuluar ‘ nga historianët apo apo janë rivlerësuar nga studimet e ndryshme por për ata që në jeten e tyre të natyrshme kanë shkelqyer mbi të tjeret dhe sa janë gjallë nuk i kanë ndëgjuar , me veshet e tyre , atë ‘ ‘lumin’ e lëvdatave e vleresimeve që i paska merituar e që fatkeqesisht duhej të vdiste për tu thanë.
Për të qenë më konkret mund të sillen shembuj të shumtë në të gjithë fushat e jetes, por dua të ndalem tek vdekja e Hamit Alisë , një nder poetet më të mirë të trojeve shqiptarë dhe një studiues skrupuloz dhe shembull i mirë i një mësuesi brilant e i një nëpunësi të përkushtuar e kreativ.
Siç u tha me të drejtë nga përsonalitete të larta të letersisë, diplomacisë e te pushtetit sot në ceremoninë e përcjelljes se Tij për në banesen e fundit Hamit Aliaj ishte shumë dimensional në poezitë e Tij . Ato poezi i japin vlerë te re Tropojës, Kosovës, Çamërisë dhe krejt shqipërisë . Kënget e kënduara me tekstet e Hamit Alisë kanë sherbyer si burim frymëzimi për rritjen e frymës patriotike në kosovë e vecanërisht në epopenë e lavdishme të UÇK-së.
Duke qenë i tillë a eshtë e mjaftueshme qe Atij t’i jepet vetem shtetërisht titulli : ‘Qytetar Nderi Tropojes e Mjeshter i Madh’, këto janë vleresime madje shumë të larta por çeshtja shtrohet shumë ma’ gjanë : A duhej parë kjo figurë si një rast i veçantë për t’i krijuar Atij kushte të plota ekonomike per të punuar? A mundet ky pensionist por që ka vlera të jashtëzakonëshme në brendesinë e Tij qe t’i prezantojnë ato në vepra me një pension qesharak ? . A ishte e nevojshme qe vepra e Hamit Alisë te studjohej me themel nga institucionet përgjegjese e mbi këtë bazë t’i jepej vendi që i takon në letersinë Shqiptare .
Unë jam i bindur se po të veprohej kështu , sa kohë që Hamit Alia të ishte gjallë , do të kishte tjeter qasje në jeten dhe shpirtin e Tij . jo vetem kaq por tjeter qasje duhet të kishte edhe për shtëpinë dhe prinderit qe e kanë lindur , për fshatin dhe Tropojen, logjikisht Atij duhet t’i krijoheshin kushtet e përshtateshme për ta materializuar plotësisht mendjen e Tij gjeniale në fushen e poezisë Shqiptare , përkrah më të mirëve të Saj .