Bën pjesë në familjen Nymphaceae, në gjininë Nymphaea. Eshtë një bimë shumë vjeçare ujore. Janë rreth pesëdhjetë lloje. Përhapet pothuaj në gjithë botën. Preferon vende me klimë të ngrohtë -kontinentale . Shtrihet dhe rritet dhe në liqenet akullnajore me lartësi deri 1700 metra.
Emri Nymphae është dhënë nga filozofi dhe botanisti Theofrasti ( babai i sistematikes se bimëve 371-287 p.e.r). Eshtë një emërtim qe e ka bazën nga greqishtja e vjeter nymph ( një shpirt femëror, mbretëresha e ujit). Plinio(plaku), shkruan se këto bimë janë një nymph e kthyer në lule.
Emrin shkencor Nymphaea sp, përfundimisht e dha babai i sistematikes moderne, biologu dhe shkrimtari suedez Karl Lineu (1707-1778).
Kërcelli është i gjithi tuberos dhe ndodhet nën ujë. Rrenjët janë të shtrira nën ujë dhe të ngulura në fundin e liqenit. Gjatësia e tyre varet nga thellësia e ujit. Gjethet kanë forma të ndryshme, por kryesisht janë të rrumbullakët dhe notojnë në sipërfaqën e ujit.
Lulet janë shumë të bukura dhe qëndrojnë të fresketa për shumë kohë. Të gjitha petalet dalin në formë rreze nga qendra duke dhenë një lule të mrekullueshme. Petalet janë me të medha se sepalet. Ato arijnë një diametër deri 30 cm. Kanë ngjyra të ndryshme, por sundojnë ngjyra e bardhë, e kuqe, mov dhe rozë.
Nuphari i bardhë ( Nymphaea alba ), i çel lulet natën dhe i mbyll diten, ndersa ai blu, Nymphaea caerulea) të kundërten. Gjithë bima mund të arij një lartësi 60- 250 cm, kjo në vartësi të thellësisë se ujit, ku zambaku ngul rrenjët në fund.
Shumohet lehtësisht me rizoma. Në Egjypt, legjenda e lidh me mitin e krijimit, dhe simbolizon ciklin e lindjes se jetes dhe vdekjes. Eshtë kjo arsyeja që kolonat e tempujve në Egjyptin e lashtë kishin formen e lules se zambakut. Në vendin tonë, legjenda lidhet me heroizmin e gruas shqiptare ( krahina e Lures) në Kohen e Skenderbeut. Liqenjtë e Lures ishin shumë të pasura me zambakun e bardhë.Babezia e shkaterroi kete perle.
Gjethet janë të medhaja, ngjasojnë me panelet diellore. Ato thithin driten, rrezet diellore, marrin ujin që e kanë me bollëk dhe realizojnë keshtu proçesin e fotosintezës. Me çeljen e lules ato realizojnë një magji të vertetë. Djegja e sheqerit nga proçesi i fotosintezës, ngre temperaturën e lules në 10 gradë me shumë se ajo e mjedisit. Zambaku shpërndan aromen duke ndjellur kështu bletet, brumbujt, insektet ..që të vinë për të shijuar nektarin, dhe në këmbim realizojnë pllenimin.
Ky bashkëpunim është çelsi i suksesit. Ato sinkronizojnë çdo gjë, asnjë nuk ka kohë për të humbur. Kanë një strategji të veçantë, një programim perfekt. Qelizat e specializuara ndjekin Kohen, ndjejnë driten, temperaturën, dhe çdo zambak shfrytëzon këto mundësi për të mbijetuar, por të gjitha si bashkësi mbajnë habitatin në këmbë qe ato të sigurojnë vazhdimësinë.
Një zgjidhje mbresëlenëse për t’u përballur me klimen dhe mjedisin që ndryshon vazhdimisht.