Perfundimisht vendimi i Gjykates per vulen e PD-se, vulosi nga ana tjeter diktaturen de facto ne territorin e Shqiperise.
Humbja e kontrollit apo kontrolli i çdo veprimtarie sociale, ekonomike e politike qe me hapa galopante ka pllakosur vendin ka kohe qe krekoset.
Deri tani vetem kemi konstatuar kete kontroll te paprecedente te jeteve tona e te se ardhmes sone.
Per çdo marrje kontrolli ne cilendo fushe te jetes ne u mjaftuam me “ edhe kete e moren”.
Pushteti i arrogances e çoi arrogancen e pushtetit ne kufij te paimagjinueshem.
Jemi deshmitare te bllokimit total te sistemit te drejtesise, ku mosndeshkueshmeria u be postulat.
Aq shume sa njerezit tashme nuk presin asgje prej tij.
Kriminele qe shetisin lirshem dhe ku ti fare bukur mund te behesh target i tij edhe kot, per qejf…
Ku vjedhesit, fallsifikatoret e pronave i gezojne ato pa iu futur gjemb ne kembe…
Ku te korruptuarit bejne ligjin sipas oreksit pasuror…
Dhe ku shqiptaret te zene ne kurth nga apatia e vete atyre , ekonomikisht te drobitur, pa shpresa ikin nga syte kembet.
Kjo eshte çka ndodh ne terren qe ne fakt nuk u krijua vet pa nje shtytje te mireorganizuar te atyre qe e duan gjithe pasurine e çmueshme te ketij vendi te gjithen per vete duke permbushur kesisoj interesa teper te hershme historike ndaj ketij trualli.
Zhdukja e familjes, shkaterrimi i themelit te cdo shteti- arsimit, ne kete rast vetem ia lehtesojne punen arroganteve pushtetare. Diktatura e proletariatit kishte vetem edhe nja dy elemente me shume, denimin politik dhe internimin e familjeve, mbylljen e kufijve… gjithe te tjerat i kemi tashme njesoj.
Po nuk u zgjuan edhe tani shqiptaret…..