1.
Nuk e dijmë se cila eshtë më e turpshme, heshtja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe e qeverisë së tij,në njerën anë apo deklarata skandaloze e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në anën tjetër, lidhur me rastin e keqtrajtimit të dy shtatasve shqiptarë , përkatësisht rrahjen e pedagogut Petraq Milo në atomjetin e tij, në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan nga ana e policëve malazez !.
2.
Ky nuk eshtë një incident i izualuar i dhunës raciste ndaj shtetasëve të Shqipërisë dhe janë të njohur edhe raste të tjera të ngjajshme në të kaluarën.
Ju rikujtojmë një tjetër para disa viteve kur në qytetin Budva , një qytetar malazez i pat drejtuar armën e tij një turisti shkodran dhe e kishte detyruar ate që të flas gjuhën malazeze.Turistët nga Shqipëria janë vizitues të rregullt të Budvas ,sidomos gjatë muajëve të verës.
3.
Si Rama ashtu dhe Abazoviq vazhdimisht trumbetojnë publikisht për angazhimin e tyre në fuqizimin dhe marrëdhënieve miqësore në mes të dy shteteve të tyre përkatëse, pra Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Një ndër projektet e tyre që ata e permendin kohëve të fundit është edhe ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidh Ulqinin me Velipojën.
Po çfarë efekti kanë urat në mes dy vendeve fqinje kur njëri fqinj, pra Mal i Zi dhe pjesëtarët e organeve të policore sillen në atë mënyrë se si u sollën me dy shtatasit shqiptarë në Janar të këtij viti, në pikën kufitare në Sukubinë.
Para ndërtimit të urave fizike duhet të ndërtohen urat e respektit dhe këtu e kam fjalën për trajtimin me dinjitet dhe respekt të shtetasve shqiptarë nga ana e policëve të Malit të Zi në pikat kufitare.
4.
Një pjesë e malazezëve kanë një urrejtje të trashiguar ndaj shqiptarëve dhe këte më mirë se askush e dijnë vetë shqiptarët në Mal të Zi ndaj të cilëve dekada me radhë janë manifestuar forma të racizmit dhe diskriminimit institucional, por kjo është një temë tjetër.
5.
Me qëllim që mos të përsëriten raste të tilla dhune nga ana e policisë, së pari eshtë përgjegjësi dhe obligim i qeverisë dhe i pushtetit të Mal të Zi që në organet e tyre të sigurimit mos të punësohen kurr njerëz me paragjykime dhe urrejtje kundër shqiptarëve dhe së dyti eshtë shumë me rëndësi që në njësitë e sigurisë doganore në kalimin kufitar me Shqipërinë, jo vetëm ate në Sukubinë por edhe ate në Bozhaj, të punësohen më shumë shqiptarë vendas.
Njëkohësisht eshtë imperative që punonjësit të jenë individë të cilët zbatojnë dhe respektojnë ligjin me përgjegjësi profesionale në mënyrë që në të ardhmen të evitohen incidente të tilla brutaliteti e dhune,të cilët nuk jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërfqinjësore por njëherit nuk i kontribojnë as paqës dhe stabilitetit në këtë pjesë të rajonit.
Xheladin Zeneli, New Jersey
Nazim Cuca, Chikago
Riza Milla, Chikago