Disa fjalë për vizitën e Bajdenit në Ukrainë, dhe për fjalimin vjetor të Vladimir Putin.Patem një ngjarje të madhe që e karakterizojë botën, dhe një fjalim dëshprues e luftënxitës të presidentit rus, Vladimir Putin.Vizita e presidentit të SHBA-së Joe Bajden në Ukrainë-Kiev, ishte tregues së Amerika nuk do të ndalet për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën.Putinit kështu po I humben shpresat gjithnjë e më shumë që do të fiton luftën.Presidenti rus ka menduar së Perëndimi do të lodhet duke e ndihmuar Zelenskin, e në fakt , Putin është lodhur vet.Duket së iu kan sosur të gjithë opsionet, veq kërcënimeve për luftë bërthamore.
Agresoni ushtarak rus gjithnjë e më shumë po zvetnohet, në luftë kunder popullit liridashës të Ukrainës.Ne vend që Bajden të dëklarohet nga Polonia ku ishte paraparë vizita , ai vizitoje Kijevin, ku së bashku më Zelenskin edhë bën sheti në qender të qytetit.Kështu Bajden jo vëtem që tregoj vitalitetin e tij fizik e politik, por e bëri më dije në një vjetorin e agresionit, së Vashingtoni nuk do të lenë popullin ukrainasë në mëshirën e një krimineli të luftës. Në anën tjetër Putin nuk kishte racionalitet politik , por shprehu dëshprim së po e humb luftën, kur dihet së Ukraina është pesë herë më e vogël, së Rusia .
Putin gadi krejtë fjalimin ja kushtoj së si perëndimi po bënë luftë kundër Rusisë, duke dhënë milarda dollarë për të shkatërruar Rusinë .Tezat politike të stërvjetëruara të Putinit po bëhën apsurde e jo të realizueshme.Ky dictator në fjalimin e tij të gjatë nuk e la pa gënjyer së Rusia, nuk e ka filluar luftën. Kjo nuk ishte rrena e vetme e tij.Ai gënjeu kur tha poashtu së Ukraina e ka sulmuar Rusinë.E treta gënjeshtër në vargun e gënjeshtrave ishte së Rusia gjoja ka qenë e hapur për dialog më botën perëndimore.Putin këto rrena po i bënë , për faktin, së nuk po i arrinë synimet pushtuese ushtarake …