Administratori i ‘Konfindustria’, Gjergj Buxhuku në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko tha se skandali Rama-McGonigal do të ketë pasoja të rënda.
Buxhuku komentoi tre nismat e qeverisë për amnistinë fiskale, legalizimin e kanabisit dhe pasaportat e arta, duke sjellë në vëmendje se BE i kundërshton dhe në rast insistimi nga qeveria, Shqipëria do të penalizohet.
Duke u ndalur te skandali i momentit Rama-McGonigal, Buxhuku tha se trysnia politike mbi Edi Ramën po rritet në mënyrë eksponenciale.
“Bashkimi Europian ka renditur Shqipërinë në listën gri si vend i dyshuar ku pastrohen paratë. Vëzhgimi nga agjencitë e BE do të jetë edhe më intensiv pas insistimit të qveerisë për të miratuar paketën e amnistisë fiskale. Me deklaratën e fundit po forcohet vëzhgimi nga agjencitë e BE. Ky është problemi se brenda 2-3 javësh u dhjanë dy sinjale që rrisin trysninë politike ndaj qeverisë shqiptare. Forcimi i qëndrimit të institucioneve të BE për t’i thënë jo daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe së dyti pasojat e paraparashikuara që mund të vijnë nga skandali i FBI.
Nëse do të merret varianti që kryeministri, shteti shqiptar ka tentuar të korruptojë zyrtarin e FBI, natyrisht është një gjë mjaft e rëndë. Duke qenë se kemi të bëjmë ose me prishje të pakteve brenda vendit ose cenim të interesave gjeostrategjike për jashtë vendit, atëherë kjo dot ë thotë që trysnia politike që në këto momente është mbi kryeministrin e Shqipërisë, rritet në mënyrë shumë të fortë. Prandaj them që është ky moment deciziv, i bën mirë vendit dhe vetë kryeministrit, që ai në mënyrë zyrtare, publike, të shpallë dorëheqjen të paktën nga këto tre nisma, për të treguar që në fakt e pranon në një farë mënyre. Nga ana tjetër unë nuk mendoj që kryeministri ka forcën politike për t’i shtyrë këto nisma përpara për këto arsye dhe arsyetim që bëmë”, tha Buxhuku.